• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Procesit të Berlinit vjen në Tiranë, Varhelyi: Hera e parë jashtë BE

by Java News
06/10/2023 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi ka reaguar në Twitter për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Várhelyi ndodhet në Tiranë për ministerialin e Ministrave të Jashtëm. Ai shkruan se mbajtja e Procesit të Berlinit për herë të parë jashtë Bashkimit Europian dëshmon se rajoni është praktikisht një pjesë e integruar e BE-së.

“Pritja e Procesit të Berlinit për herë të parë është një dëshmi se rajoni është praktikisht një pjesë e integruar e BE-së është e përkushtuar për të përfunduar punën dhe për ta vulosur atë. Ne ofrojmë të gjitha mjetet për të përshpejtuar procesin e Zgjerimit duke sjellë integrim të përshpejtuar edhe para anëtarësimit”, shkruan Várhelyi.

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish Kancelarja gjermane Angela Merkel ne Gusht 2014 për t”i dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeo-strategjik të BE përshpejtimin e ritmeve te procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Nisma e Procesit të Berlinit synon arritjen në këto vende të standardeve, normave dhe praktikave të BE-së. Me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë ndërkohë po zhvillohen bisedimet e antarësimit. Bosnje-Hercegovina konisderohet si kandidate për antarësim ndërsa Kosova si kandidate e mundshme për antarësim.

Sot në Tiranë mbahet një takim përgatitor për samitin e radhës së këtij procesi mes ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe ata të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit. Në Tiranë ndodhet për herë të parë edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock e cila do të konsultohet në Tiranë mbi perspektivën e afrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Baerbock, nga partia Të Gjelbërit,  para nisjes për në Shqipëri bëri thirrje që të gjitha palët duhet të intensifikojnë angazhimin për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “BE-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë përpara reformat e nevojshme”, deklaroi Baerbock.

Ky samit po mbahet në sfondin e një e ashpërsimit të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës pas sulmit në veri më 2 shtator ku u vra dhe një pjesëtar i policisë së Kosovës.

Sot nga Tirana, ministrja e jashtme gjermane Baerbock shprehu shqetësimin se këto tensione rrezikojnë procesin e Berlinit dhe i bëri thirrje Serbisë të tërheq trupat nga kufiri.

Takimi i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Për herë të parë mbahet një samit i procesit të Berlinit në një vend të Ballkanit Perëndimor.

/f.s

Next Post
Orban i del në krah Serbisë: Sanksione? Kjo është qesharake dhe e pamundur

Orban i del në krah Serbisë: Sanksione? Kjo është qesharake dhe e pamundur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In