• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Procesit të Berlinit/ Kurti: Serbia na kërcënon ende me pushtim! Të reflektojmë, s’mund të vijojmë punën si zakonisht

by Java News
16/10/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka kërkuar në Samitin e Procesit të Berlinit ndëshkimin e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit.

Në fjalën e tij përpara liderëve të Bashkimit Europian, por edhe Ballkanit Perëndimor mes tyre edhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, Kurti përçoi mesazhe të forta duke thënë se Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia dhe sipas tij, mjafton ky fakt që Samiti të mos vazhdojë punën si zakonisht.

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga oficerët tanë të policisë u vra, por autorët ende enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i urryer i sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme.

Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim dhe municione të sofistikuara të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një veprim i tillë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar”, tha Kurti.

Ai thekson se Ballkani Perëndimor do duhet të punojë për një të ardhme të përbashkët, të sigurt, që qytetarët të mos jetojnë me frikën se të nesërmen mund të shpërthejë një konflikt.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e konfliktit nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku. Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces.

Vitin e kaluar, ne nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti, një hap i rëndësishëm drejt rezultateve të prekshme. Ndërsa unë e vlerësoj përparimin, mund të ishte më i shpejtë. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se kërkesat për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës vazhdojnë”, shtoi kryeministri./m.j

Next Post
Sylvinho e sqaron përfundimisht: Në Kombëtare s’ka ‘çështje Broja’, ja pse mungoi sulmuesi

Sylvinho e sqaron përfundimisht: Në Kombëtare s'ka 'çështje Broja', ja pse mungoi sulmuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

“Pushtojnë” burgjet escortat/ Ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

Autoritetet italiane e kërkonin për trafik droge/ Arrestohet në Turqi vëllai i “Visit të Pojës”

January 30, 2026
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Ilir Metën

January 30, 2026
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

January 30, 2026
SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

SPAK operacion, kontrolle te kompania farmaceutike ‘Evita’ e Klodian Allajbeut

January 30, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“PD, e rrezikshme ka bërë gjithë të zezat”, Çupi: Berisha kërkon të mbulojë krimin me krim

January 30, 2026
30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

January 30, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë ku të ketë nevojë

January 30, 2026
U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In