Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku dhe është takuar me Presidentin e vendit, Bajram Begajn.
Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 17:30.
Presidentja e Ursula von der Leyen është pritur sot në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali, dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.
Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.
/f.s
30 vjet takohen kot keta.do kishim ndertuar 300 km ruge tani me keto parat qe prishem neper takime.por me mire per Shqiperine qe seshte ne BE do jet shtet i pavarur ka monedhen e saj makineria qe pret Lekun eshte ne Tirane se po u futem ne BE makineria qe pret euro do jet ne Franc keshtu qe do futemi ne krize ekonomike.por edhe Bullgaria me Rumanine qe jane ne BE 17 vjet ska ndryshuar gje sic ishin para 17 vjetesh ashtu jane dhe sot skane as aeroplan as tanke as dron as fabrika as bujqesi te zhvilluar.KESHTU QE Bashkimi evropjan nuk eshte i rendesishem.