• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i nesërm: Për Ramën, apo për Tiranën?

by Ylli Pata
05/12/2022 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë vendosur të dalin nesër në një protestë për tu shfryrë dufin liderëve të vendeve anëtare të Bashkimi Europian, se pse ata ndihmojnë Edi Ramën.

Natyrisht, që më shumë se gjithçka tjetër, kjo është një lëvizje politike e çiftit ikonik të politikës shqiptare, që të mbledhin në zgjedhjet më të afërta, të gjithë ata që Edi Ramën e kanë inat.

Por realisht, edhe pse në thelb kuzhdo e kuton, si Berisha, ashtu dhe Meta, i bëjnë një nder të madh Edi Ramës.

Samiti i nesërm i Bashkimit Europian, nuk bëhet për të mbështetur Edi Ramën, pasi Edi Rama nuk është më një adoleshent politik. Sikur ky samit do të ishte organizuar në mandatin e parë, ose në të dytin, atëherë edhe mund të quhej si një sponsorizim politik.

Edi Rama është sot në vitin e dytë të mandatit të tretë, e me statistika është një ndër ata pak kryeministra që e kanë arritur këtë rekord. Në logjikën e të majtëve europianë, është i dyti pas Tony Blair që ka arritur të zgjidhet për herë të tretë. Një rekord i tillë është ajo që në teorinë politike quhet, “vija e horizontit”.

Pavarësisht situatës që ndodhet opozita që synon ta konkurrojë Edi Ramën, logjikisht, pra në bazë të një standardti që bota njeh apo analizon, kryeministri shqiptar e ka arritur pikën e tij të zenithit.

E duke qenë se BE është organizata apo shteti më i organizuar në planet, ku bën sondime për gjithçka, ai e di se Samiti i Tiranës nuk do të ndikojë në fitoren e Edi Ramës në zgjedhjet e radhës. Pasi politikisht fitorja e Partisë Socialiste, tashmë është një inerci dhe jo një ngadhënjim epokal.

E sit ë tillë ata kanë vendosur që të mbajnë Samitin e Bashkimit Europian në kryeqytetin shqiptar. Ky është një vendim, realisht epokal, por më shumë se politik është gjeopolitik. Çdo politikan shqiptar me mend në kokë, do ta kishte trajtuar këtë si një plus për çdo forcë, deputet, apo edhe gazetar në Shqipëri.

Po tregoj pak eksperiencë personale: që nga koha kur media doli online, u rrudh disi ndërverprimi me kolegët europianë që kam bashkëpunuar në vite për çështje edhe hulumtime të përbashkëta. Rasti i fundit ishte kur shoqërova dy gazetarë të rinj kokëkrisur që donin të merrnin vesh për narkotrafikun. Madje shkuam edhe në Nikël, pasi ata mendonin se do plasë pushka.

Gjithsesi ajkën e historisë së tyre e nxorën një prokuror antimafia i Barit dhe Prokurori ynë i SPAK, Vladimir Mara, i cili i respektoi dhe i sajdisi, duke qenë se ishin miq nga Italia. Por që prej kur doli lajmi për Samitin e Tiranës, telefonatat nga Italia, Kroacia, Hungaria, Franca, e vende të tjera s’kanë të mbaruar.

Ku përveçse kërkojnë të akreditohen, pyesin se a mund të shkojmë në Fier, po në Kukës, po në Has? Kur i thoja se lajmin e keni në boulevard se dy ish-Presidentë do të bëjnë protestë ndaj liderëve të BE-së, nuk se pati feedback. “Ok se e bën Euronews”, thonin.

Në thelb nuk se ka shumë lajme për mediat mainstream në Samitin e BE-së së Tiranës. Lajmet do të jenë në bazë të deklaratave që Macron, Schols, Giorgia Meloni, apo Presidenti i Polonsë dhe Orbani do të shpërndajnë.

Nuk ëshë një Samit ku do të ketë lajme të forta, pasi është një samit që flet më shumë me simbolikën e tij. E flet për shqiptarët. Por skandali më i madh është se Albin Kurti nuk do të jetë i pranishëm, për t’i lënë vendin Vjosës, e cila ka për ta menderosur si gjithmonë.

Sa simbolike do të ishte që tre kryeministra shqiptarë mblidhen në Tiranë, bashkë me krerët e BE-së, të mëdhenjtë fare. Marketingu këtu natyrisht që do të ishte edhe më i mirë e i rëndësishëm se gjenitalet e Granit Xhakës…

Next Post
Listat janë “sekret”/ Berisha: Sot qytetarët nga Konispoli e Tropoja janë futur në Tiranë, trokitni në çdo derë demokrati. Bujrum

Listat janë "sekret"/ Berisha: Sot qytetarët nga Konispoli e Tropoja janë futur në Tiranë, trokitni në çdo derë demokrati. Bujrum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com