• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i NATO-s, skena e ‘filmit’ që luhej në Tiranë…

by A R
18/09/2017 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta britanike “The Times” e krahasonte me seritë triller të ‘Game of Thrones’ zgjedhjen e kreut më të lartë të NATO-s, duke aluduar se dalja nga BE e Britanisë së Madhe do të penalizonte favoritin kryesor për këtë detyrë, Mareshallin anglez Sir Stuart Peach.

Skena e këtij filmi real që po luhej brenda aleancës më të fuqishme ushtarake në planet, ku bën pjesë dhe Shqipëria, luhej pikërisht në Tiranë, këtë fundjavë, gjatë samitit të NATO-s.

“Shanset e shefit ushtarak të Britanisë që të sigurojë një punë të lartë në NATO janë në dyshim me frikën se aleatët europianë mund të kërkojnë të ndëshkojnë Britaninë e Madhe për shkak të Brexit duke mos zgjedhur atë”, shkruante kjo gazetë duke cituar burime nga forcat ushtarake britanike.

Por, në fakt parashikimi i “The Times” nuk doli dhe pas votimit nga shtetet anëtare Peach do të jetë kryetari i ri i komitetit ushtarak në NATO.

Megjithatë tentativën e vendeve anëtare të BE-së për bllokimin e zgjedhjes së tij në krye të NATO-s e  arikulojnë media të tjera angleze një ditë pas zgjedhjes.

Express shkruan se “Peach ishte “tërbuar” pasi kishte informacione se ministrat e BE-së u kishin kërkuar gjeneralëve dhe admiralëve të tyre që të mos votojnë për një “britanik” gjatë procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga BE”.

Burime ushtarake të cituara nga Express bëjnë të ditur se vota e kësaj fundjave u nda në një betejë mes “Europës së vjetër” dhe “Europës së re”, me vendet baltike dhe Poloninë që kundërshtuan aspiratat e Brukselit.

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes, Lord Dannatt, konfirmoi se votimi vendimtar ishte në rrezik  nga  votat “mendje-ngushta”.

“Ky është pozicioni më i lartë ushtarak i NATO-s, megjithatë, është shumë politik”, tha ai.

“Mjerisht, ekzistojnë  disa mendje të vogla që do të donin t’ia “grabisnin” Britanisë këtë post dhe e shohin këtë si një mundësi për të shënuar pikë. Megjithëse nuk kemi informacion zyrtar për ndarjen e votimit, unë mendoj se ishte një ndarje midis Evropës së vjetër – Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe ndoshta Italia – dhe Europa e re e shteteve të Balltikut dhe Polonisë, të cilët e mbështesin kandidaturën britanike”.

Dannatt tha pas votimit se “Peach është njeriu i duhur për këtë punë dhe do të të do të tregojë angazhimin e vazhdueshëm të Britanisë ndaj mbrojtjes dhe sigurisë evropiane pas Brexit “.

“Ndërsa emërimi i Sir Stuart është testament i aftësive dhe arritjeve të tij, ajo është gjithashtu një demonstrim i rolit udhëheqës që luan Mbretëria e Bashkuar në NATO dhe rëndësia e Aleancës për Mbretërinë e Bashkuar”- shtoi ai.

Emërimi i britanikut vjen vetëm disa ditë pasi Jean-Claude Juncker paraqiti vizionin e tij për një Ushtri Europiane.

Të mërkurën kreu i Komisionit Evropian deklaroi: “Bashkëpunimi i strukturuar i vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes është në rrugë të mbarë”. .

Detyra që mori britaniku në NATO nënkupton se ai është këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke e bërë atë oficerin më me influencë të NATO-s pas komandantit të Forcave Aleate, një post i mbajtur gjithmonë nga një amerikan.

Deputeti Crispin Blunt, ish-kryetar i komitetit të çështjeve të jashtme u shpreh se “Britania është fuqia më e madhe e mbrojtjes në Evropë dhe ne kemi një interes të vërtetë për mbrojtjen evropiane, gjë që nuk do të ndryshojë as pas Brexit.”

Nuk dihet se në cilën anë votoi Shqipëria, po gjitha gjasat janë që vota të ketë shkuar për gjeneralin britanik. Para votimit Peach takoi presidentin Ilir Meta dhe ndoqën bashkë një stërvitje të forcave të NATO-s./Tesheshi.com/a.m.

Next Post
“Na ranë 3 dëshmorë”, Patozi komenton rrjedhjen e votave në votimin e Ruçit

"Na ranë 3 dëshmorë", Patozi komenton rrjedhjen e votave në votimin e Ruçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In