Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Samitin e NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Për këtë qëllim, të dy palët ranë dakord të ndërtojnë marrëdhënie pozitive dhe të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi mes dy vendeve në periudhën e ardhshme. Ata ranë dakord që takimi i radhës i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi të zhvillohet në vjeshtë në Selanik.
/f.stafa