• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i NATO-s, i pranishëm edhe Rama/ Stoltenberg: Për të luftuar Kinën e Rusinë, duhet forcuar bashkëpunimi SHBA-BE!

by
14/06/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të NATO-s mblidhen sot në Bruksel. Në deklaratat hyrësë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi se do të merren vendime të rëndësishme sa i përket sigurisë të së ardhmes.

Veprimet e Rusisë, kërcënimi nga terrorizmi, sulmet kibernetike, teknologjitë, ndryshimi klimës dhe fuqizimi i Kinës janë ndër çështjet kryesore të cilat do të diskutohen në këtë samit të rëndësishëm, ku për herë të parë që nga zgjedhja në Krye të Shtëpisë së Bardhë do të jetë prezent edhe presidenti Joe Biden.

Pjesë e këtij samiti është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, së bashku me 29 krerët e shteteve anëtare të aleancës ushtarake më të madhe në botë.

Në fjalën e tij hapëse para se të mbërrinin krerët e shteteve, Stoltenberg theksoi se NATO 2030, është një përpjekje për të përballuar sfidat e mëdha me të cilat përballet globi.

“Kina po vjen më pranë nesh. Ne i shohim ata në hapësirën kibernetike, në Afrikë, në Artik, por ne gjithashtu shohim Kinën që investon shumë në infrastrukturë dhe përpiqemi ta kontrollojmë atë. Ne kemi parë diskutimin në lidhje me 5G dhe kjo është arsyeja pse agjenda e NATO-s 2030 është kaq e rëndësishme. Kjo sepse agjenda e NATO-s ka të bëjë me forcimin e rezistencës sonë, ka të bëjë me investime në teknologji sigurimin që të rritemi në mbrojtjen kibernetike. Dhe ne gjithashtu e dimë që Kina nuk i ndan vlerat tona. Ne shohim se si ata godasin protestat demokratike në Hong Kong dhe persekutojnë pakicat në vendin e tyre, përdorin teknologji moderne, media sociale, për të monitoruar popullsinë e tyre në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë “, tha Stoltenberg.

Marrëdhëniet me Rusinë, Stoltenberg i konsideroi në nivelin më të ulët që nga periudha e luftës së Ftohtë.

Në nisje të samitit Presidenti i SHBA Joe Biden tha se NATO është “shumë e rëndësishme” për interesat amerikane “Artikulli 5 është një detyrim i shenjtë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë duke iu referuar doktrinës së mbrojtjes kolektive të aleancës transatlantike.

“Unë mendoj se gjatë dy viteve të fundit kemi më shumë njohuri se kemi sfida të reja dhe kemi Rusinë që nuk po vepron në një mënyrë që është në përputhje me atë që kishim shpresuar, si dhe Kinën, dua të bëj të  qartë: NATO është shumë e rëndësishme për interesat e SHBA. Nëse nuk do të ishte e tillë , do të na duhet të shpikim një. Unë thjesht dua që e gjithë Evropa të dijë se Shtetet e Bashkuara janë atje”, tha presidenti Biden.

Për herë të parë në samit merr pjese edhe Maqedonia e Veriut. Kryeministri Zaev në hyrje të samitit u shpreh se ishte një moment historik për Shkupin.

Në përfundim të samitit, liderët do të dalin edhe me një deklaratë të përbashkët, ku përcaktohen vendimet dhe objektivat e marra.

/b.h

Next Post
“Largohem nga Shtëpia e Bardhë nëse…”/ Trump: Është vështirë të pranoj humbjen në këto rrethana

FOTO/ Donald Trump duke shitur akullore në rrugë? Zbulohet sozia e ish-presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In