• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Samiti i G20-s: Krizë botërore e besimit

by A M
09/09/2023 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton “Një Tokë, një Familje, një e Ardhme” filloi punimet dy ditore samiti i G20-s në Nju Delhi. Mikpritësi, kryeministri i Indisë, Modi kërkon të forcojë rolin e jugut global.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi mbajti fjalimin e hapjes para emrit Bharat, jo Indi, gjë që pritet të ndezë spekulimet për ndryshimin e emrit, nga Indi në Bharat , që është mjat i populluar si emër në vend. Në samitin e G20-s në Nju Delhi me pjesëmarrje edhe të presidentit amerikan, Joe Biden dhe të kancelarit, gjerman, Olaf Scholz, India synon të forcojë rolin e jugut global. Kryeministri Modi dëshiron India të bëhet pikë reference për jugun global. Për Indinë ky samit është një mundësi e madhe për të treguar hocon ekonomik, demografik e teknologjik pas suksesit të fundit në hënë. Modi po orientohet nga SHBA.

Fokusi tek kriza e klimës dhe ajo e ushqimit

Në fjalën përshëndetëse të samitit që mbahet nën moton “Një Tokë, një Familje, një e Ardhme”, kryeministri i Indisë, e vuri thekson tek “një krizë botërore e besimit”. Lufta e ka shtuar këtë humbje të besimit, tha kryeministri i Indisë. Por ai u shpreh me besim, se “nëse mund të fitojmë mbi Covidin, mund të mposhtim edhe këtë krizë të dyanshme të besimit.”

Tema qendrore të samitit janë kriza e klimës dhe ajo e ushqimit, zhvillimi ekonomik dhe reforma e Bankës Botërore e FMN-së e propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden si dhe barra e borxheve të vendeve të varfra. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen i bëri thirrje liderëve në samitin e G20-s t’i bashkohen një propozimi për të vendosur çmimin global të karbonit. Shumë vende përdorin këtë çmim për të ndihmuar arritjen e objektivave klimatikë.

Samiti i G20-s zgjerohet me Unionin Afrikan

Tek G20 bëjnë pjesë 19 shtete dhe Bashkimi Europian si organizatë rajonale. Në këtë samit G20 u zgjerua me një organizatë tjetër rajonale, Unionin Afrikan. “Me miratimin e përgjithshëm përshëndes kreun u Unionit Afrikan dhe e ftoj të zerë vend si anëtar i përhershëm i G20-s”, tha Modi dhe përqafoi kreun UA, presidentin e Komoreve, Azali Asoumani. “India kishte bërë propozimin që Unioni Afrikan të bëhej anëtar i plotë i G20-s”, tha Modi. Anëtarësimi i AU shihet si fitore diplomatike për kryeministrin e Indisë.

Ujdia në samit pritet të jetë e vështirë dhe nuk dihet, nëse do të ketë një deklaratë të përbashkët. Para fillimit të samitit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vuri kushte për një deklaratë të përbashkët. “E rëndësishme është që (…)të respektohen parimet bazë”, tha von der Leyen për ARD dhe ZDf, dy televizione gjermane. Tek këto parime bëjnë pjesë paprekshmëria e kufijve, por edhe mosnjohja ndërkombëtare e territoreve të aneksuara, u shpreh ajo me vështrim nga sulmi rus në Ukrainë. Këto parime bazë duhet të jenë në deklaratën përfundimtare.

Nuk pritet të gjendet një qëndrim i përbashkët për luftën në Ukrainë. Në asnjë nga samitet e këtij viti të G20-s nuk ka pasur një deklaratë përfundimtare që dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë, për shkak se Rusia dhe Kian kanë vendosur veton.

Në konkurrencë me Rrugën e Re të Mëndafshit disa shtete, sipas SHBA, duan të zgjerojnë lidhjet hekurudhore në Lindjen e Afërt dhe Azinë Jugore – me pjesëmarrje të BE. “Lidhja e këtyre rajoneve kyçe është sipas qëndrimit tonë një shans i madh”, tha zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare, Jon Finer në samitin e G20-s në Nju Delhi. BE, India, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, SHBA dhe partnerë të tjerë nënshkruajnë në samit një deklaratë të negociimit.

Next Post
Makina del nga rruga, aksident me 4 të plagosur në Bulqizë

Makina del nga rruga në Klos, humb jetën këmbësori 75-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In