• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Samiti i Diasporës, Osmani nga Tirana: Mërgata shqiptare, shtylla e lëvizjes kombëtare për liri e për pavarësi

by A R
23/11/2023 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur në Samitin e Diasporës, që po mban punimet në Tiranë, u shpreh se, mërgata shqiptare është shtylla e lëvizjes kombëtare për liri e për pavarësi të shqiptarëve.

Sipas Osnanit, pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat janë përballur, lidhja e fuqishme me vendin e origjinës, respekti ndaj traditës, bëri që ata të mos ja kthejnë kurrë shpinën Atdheut.

Kreu i shtetit të Kosovës nuk ngurroi të përmendte edhe artistët, futbollistët e të gjitha shqiptarët e tjerë nëpër botë, të cilët pavarësisht se ku jetojnë apo çfarë bëjnë, atje ku janë, nuk e harrojnë kurrë që janë shqiptarë.

“Jam e nderuar që jam sot këtu në Tiranë, në qytetin që na mbledh zakonisht ne shqiptarëve kudo që jemi. Mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë, forcës dhe shpirtit të palëkundur të popullit shqiptar.

Shqiptarët kanë lënë gjurmë në shtetet në të cilat emigruan, por gjithnjë duke ruajtur themelet dhe rrënjët e tyre. Pavarësisht sfidave me të cilat është përballur mërgata shqiptare ka mbetur thellësisht e lidhur me vendin.

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive me të cilat janë përballur, lidhja e fuqishme me vendin e origjinës, respekti ndaj traditës, bëri që ata të mos ja kthejnë kurrë shpinën Atdheut.

Nuk duhet të harrojmë se vëllezërit e motrat tona në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Si gjithmonë u themi edhe sot: Ju nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë me ju për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Ndaj edhe në këtë kauzë për mbrojtjen e tyre, duhet  të jemi një.

Mërgata shqiptare është shtylla e lëvizjes kombëtare për liri e për pavarësi të shqiptarëve. Ata janë burim force për ne në drejtim të demokracisë, lirisë e fuqizimit të shtet-ndërtimit dhe prosperitetit të popullit tonë.

Kjo mërgatë bëri të mundur mbajtjen gjallë të idesë politike për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë. Rrugëtimi i tyre është një me fatin e vendit.

Nuk janë vetëm individët, por ka edhe shumë shoqata që grumbullojnë shqiptarët nëpër botë. Asgjë nuk dëshmon më shumë lidhjet e fortë me rrënjët, sesa arbëreshët tanë, të cilët ruajtën gjuhën dhe traditën për shekuj të tërë.

Sot kemi shumë arsye që të krenohemi si shqiptarë, nga Dua Lipa, e deri te Rita Ora e shumë artistë të tjerë, të cilët na kanë bërë shumë krenarë. E deri të futbollistët, e shumë e shumë të tjerë në sporte të ndryshme, pavarësisht ekipeve ku kanë luajtur, zemrat tona rrahin njësoj me të tyret.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

/a.r

Next Post
I kërkoi ujë dhe e vuri në gjumë, gruaja grabit të moshuarën invalide në Lushnje! 65-vjeçarja ngashërehet: Off oj nanë, si më erdhi e zeza!

I kërkoi ujë dhe e vuri në gjumë, gruaja grabit të moshuarën invalide në Lushnje! 65-vjeçarja ngashërehet: Off oj nanë, si më erdhi e zeza!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In