• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Diasporës, Hita: Siguria është pasaporta e Policisë për miliona turistë dhe vizitorë

by A R
15/04/2026 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë Skënder Hita, në fjalën e tij sot në 16 prill në Samitin e Diasporës, deklaroi se institucioni i Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar që të jetë një institucion i pavarur, profesional dhe transparent.

Hita u shpreh se Policia është në shërbim jo vetëm të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Shqiëprisë, por edhe atyre që vizitojnë vendin tonë, qofshin këta shqiptarë apo të huaj.

“Investimet në teknologji, rritja e kapaciteteve në burime njerëzore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë janë shtyllat mbi të cilat po ndërtojmë këtë transformim.

Policia e Shtetit është një nga kontaktet dhe impaktet e para për këdo që hyn në Shqipëri, qoftë turist, investitor apo pjesë e diasporës.

Për këtë arsye, kemi përmirësuar kushtet në pikat e kalimit, i kemi pajisur ato me teknologji bashkëkohore, kemi trajnuar punonjësit e Policisë dhe vijojmë çdo ditë për të përmirësuar më tej impaktin dhe vlerësimin që vizitorët, turistët dhe të gjithë qytetarët që përdorin pikat e kalimit krijojnë për Policinë e Shtetit dhe, rrjedhimisht, edhe për vendin tone”, tha Hita.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mbajtur sot gjatë Samitit të Diasporës, në panelin për “Migracionin dhe politikat e riatdhesimit”

Është një kënaqësi e veçantë të jem sot mes jush, në një takim që na bashkon rreth një vlere të përbashkët, lidhjes së fortë me Shqipërinë.

Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar të jetë një institucion sa më profesional, transparent dhe i besueshëm për çdo qytetar, brenda dhe jashtë vendit.

Qasja jonë sot është e qartë,

Policia si shërbim, në shërbim të ligjit, qytetarëve, bashkëkombasve tanë të diasporës, por edhe për çdo shtetas të huaj që viziton vendin tonë.

Investimet në teknologji, rritja e kapaciteteve në burime njerëzore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë janë shtyllat mbi të cilat po ndërtojmë këtë transformim.

Policia e Shtetit është një nga kontaktet dhe impaktet e para për këdo që hyn në Shqipëri, qoftë turist, investitor apo pjesë e diasporës.

Për këtë arsye, kemi përmirësuar kushtet në pikat e kalimit, i kemi pajisur ato me teknologji bashkëkohore, kemi trajnuar punonjësit e Policisë dhe vijojmë çdo ditë për të përmirësuar më tej impaktin dhe vlerësimin që vizitorët, turistët dhe të gjithë qytetarët që përdorin pikat e kalimit krijojnë për Policinë e Shtetit dhe, rrjedhimisht, edhe për vendin tonë.

Gjithashtu, kemi forcuar policimin në komunitet, duke qenë më pranë qytetarëve dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të tyre, veçanërisht ndaj kategorive më në nevojë.

Siguria për ta nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe përgjegjësi morale.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sezonit turistik, duke rritur prezencën policore në zonat bregdetare dhe turistike, për të garantuar rend, siguri dhe një eksperiencë pozitive për çdo vizitor.

Shqipëria sot po përjeton flukse të larta turistike dhe kjo kërkon menaxhim profesional, reagim të shpejtë dhe koordinim të plotë institucional.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka rritur kapacitetet për menaxhimin e flukseve, qoftë në kufij, në akse rrugore apo në qendrat turistike, si dhe për përballimin me efikasitet të çdo ngjarjeje që mund të cenojë sigurinë publike.

Ndërkohë, Policia e Shtetit, veçanërisht strukturat e Policisë Kufitare, janë angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe menaxhimin e flukseve migratore, kryesisht nga shteti grek në drejtim të vendit tonë, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Po në këtë drejtim, janë goditur rrjetet e kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm, organizatorët dhe transportuesit, shtetas shqiptarë, por edhe të huaj, pjesë e këtyre rrjeteve.

Kemi bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët për të parandaluar trafiqet e paligjshme, përfshirë këtu edhe kalimet e paligjshme të kufirit dhe dhënien e ndihmës kundrejt përfitimit për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në këtë kuadër, dua të përmend një nga rastet e suksesshme të bashkëpunimit, atë me Mbretërinë e Bashkuar, ku kemi ulur në mënyrë drastike numrin e personave që tentonin të hynin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të atyre që tentonin të përdornin Shqipërinë si vend tranzit.

Të nderuar pjesëmarrës,

Siguria mbetet prioriteti ynë absolut.

Një siguri e garantuar jo vetëm për qytetarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe për ju, bashkatdhetarët tanë që riktheheni çdo vit, si dhe për të gjithë miqtë që zgjedhin vendin tonë.

Siguria është pasaporta e Policisë së Shtetit për miliona turistë dhe vizitorë.

Me kënaqësi deklaroj se asnjë ngjarje e rëndë kriminale nuk është regjistruar ndaj turistëve.

Përkundrazi, janë evidentuar qindra raste të dhënies së ndihmës për turistët në nevojë, për shkaqe të ndryshme.

Ajo që vlen më shumë në këto raste nuk është vetëm angazhimi i Policisë dhe i institucioneve të tjera, pasi është detyrim i tyre, por edhe përfshirja e qytetarëve, e banorëve të zonave ku turistët kanë kërkuar ndihmë, pasi kanë humbur rrugën apo janë dëmtuar si pasojë e terrenit. Kjo është një tjetër vlerë e shtuar e shqiptarisë.

Së fundi, dua t’ju siguroj se Policia e Shtetit do të vazhdojë të jetë në shërbim, me integritet dhe profesionalizëm, për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, më të besueshme dhe më mikpritëse.

Next Post
Berisha: Rama mashtron fermerët në mënyrë të paturpshme

Berisha: Rama mashtron fermerët në mënyrë të paturpshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Rama i kthehet Sandro Gozit pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni…

September 4, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

September 4, 2026
Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com