• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Davosit, Rama takohet me Cipras të enjten

by A R
22/01/2018 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë do të takohen gjatë punimeve të samitit të Davosit në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë deklarateve për shtypin në Bruksel.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek, takimi do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:45, raporton Ora News.

Duket se takimi Rama – Tsipras nuk do të jetë thjesht protokollar, por madje tepër thelbësor.

Ministri Kotzias tha se në takimin e tyre ata do të çertifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët arriten dakordësi për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.

Në fakt, dita e sotme ka qenë tepër e mbushur për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Mëngjesin e të hënës, Ministria e Jashtme greke përshëndeti fillimin e punimeve për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë Shqipëri.

Nga Brukseli, ministri i Jashtëm Kotzias tha se gjen rastin të shprehë edhe njëherë kënaqësinë për këtë zhvillim.

“Qeveria shqiptare kishte kurajën dhe vullnetin politik që të miratojë dy ligje zbatuese për marrëveshjen që ishte nënshkruar në vitin 2009…

“Vlerësoj jashtëzakonisht faktin se më në fund qeveria shqiptare po avancoj me hapa të guximshëm në realizimin e marrëveshjeve, ashtu siç është e obliguar të veprojë edhe pala greke”, tha Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek tha se të hënën kishte informuar edhe homologët e vet të BE-së në Bruksel, mbi bisedimet me ministrin Bushati në Korçë.

Me kthimin në Athinë, Kotzias duhet ndër të tjera të përballet edhe me reagimet e partisë më të madhe opozitare, “Demokracia e Re”.

Partia konservatore e ka akuzuar ministrin se se çështje të rëndësishme të politikës së jashtme i trajton me një logjike fshehtësie dhe diplomacie sekrete.

Demokracia e Re ka depozituar në kryesinë e parlamentit një kërkesë për interpelancë me ministrin Kotzias, me qëllim që të informohet mbi bisedimet e Korçës dhe sidomos nëse në këto bisedime është diskutuar edhe për çështjen çame.

“Në kohën që pala shqiptare insiston të parashtrojë çështje inekzistente, ministria e jashtme në thelb nuk u përgjigjet provokacioneve shqiptare”, thuhet në deklaratën për shtyp që nënshkruan shefi i departamentit të jashtëm të partisë opozitare, Jorgos Kumutsakos.

“Demokracia e Re” i drejton tri pyetje ministrit të Jashtëm:

“1. Cilat janë konkretisht “çështjet e njohura” të cilat po diskutohen në kuadër të bisedimeve zyrtare greko-shqiptare.

2. Përse nuk thuhen hapur, gjersa janë “të njohura”? Përse fshihen këto çështje?

3. Nëse, sidomos, në kuadër të këtyre bisedimeve zyrtare diskutohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë gjoja çështja çame?”/Ora

Next Post
Durrës/ Zjarr në një farmaci, nuk ka të lënduar

Durrës/ Zjarr në një farmaci, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In