• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Berlinit dhe çfarë mund të pritet. Merkel takime bilaterale vetëm me Ramën e Zaev

by Java News
29/04/2019 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron  presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë. Ndryshe nga ajo që thuhet në media, një marrëveshje për ndryshimin e territoreve në Ballkan nuk pritet të ketë, i tha DW-së një zyrtar i qeverisë gjermane.  Madje nuk mund të pritet as edhe një marrëveshje konkrete përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, tha të premten, 26 prill 2019, në Berlin se takimi synon shkëmbimin e mendimeve dhe ka karakter joformal. Demmer konfirmoi se Kosova është një nga temat kryesore. Sipas burimeve të DW, Kosova do të jetë tema kryesore gjatë darkës, pra, në pjesën e dytë të samitit. Në pjesën e parë pritet një diskutim ku të gjithë të ftuarit do të shprehin pikëpamjet, qëndrimet, shqetësimet e tyre, hallet dhe kërkesat e tyre në lidhje me situatën në rajon. Gjermania pritet të kërkojë nga qeveria e Kosovës që ajo të heqë taksat doganore prej 100 për qind të e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnjës, sepse pa to nuk mund të ketë vazhdim në dialogun e normalizimit.

Pjesëmarrësit
Nga Kosova është ftuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa Serbia priten të vijnë presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç. Thaçi, Vuçiç, Gjukanoviç dhe Macron janë të vetmit presidentë që marrin pjesë në takim. Të tjerët janë kryeministra. Disa liderë nga rajoni, si për shembull presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik më parë ishin shprehur të pakënaqur që nuk ishin ftuar në takim. Demmer tha në konferencën e shtypit, se nuk mund të jepte informacion për ftesat.

Angazhimi i drejtpërdrejtë i kancelares Angela Merkel në Ballkan ka qenë një dëshirë e kahershme e shumë politikanëve nga rajoni dhe nga Gjermania. Dëshira u përforcua kur dialogu i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, i drejtuar nga shefja e politikës së jashtme në BE Federica Mogherini, nuk solli rezultat.

Zonja Mogherini është gjithashtu e pranishme në Berlin. Në takim nuk pritet të jetë i pranishëm kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Ai nuk e kish konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen e tij, i tha DW-së një burim.

Në takim marrin pjesë edhe Kroacia dhe Sllovenia, pra, krahas Francës dhe Gjermanisë, bëhen katër vende të BE-së të interesuara seriozisht për Ballkanin. Organizatorët Macron dhe Merkel nuk duan të zëvendësojnë në asnjë mënyrë rolin e Bashkimit Evropian. Por ata duan të dëshmojnë se edhe pse BE aktualisht ndoshta nuk flet me një zë në lidhje me Kosovën, interesimi i shteteve të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është i pandërprerë, mësoi DW nga qarqet diplomatike.

Zgjerimi i BE 
Megjithëse takimi është joformal, pritet që të ketë një dokumet ku do të përmblidhen rezultatet përfundimtare të takimit, të cilat do të firmosen nga të gjithë pjesëmarrësit. Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian, prandaj kjo nuk do të jetë  temë e samitit vetë. Por si për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ashtu edhe për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë paraparë takime bilaterale me kancelaren Angela Merkel, para fillimit të takimit. Temë këtu do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE. Merkel dëshiron të theksojë kështu rëndësinë që u jep Gjermania këtyre dy vendeve dhe perspektivës së tyre në BE/ DW

g.kosovari

Next Post
Mjekët trajnim për përcaktimin e saktë të infeksioneve lidhur me kujdesin shëndetësor

Mjekët trajnim për përcaktimin e saktë të infeksioneve lidhur me kujdesin shëndetësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

September 22, 2026
Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

September 22, 2026
Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

September 22, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com