• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Samiti i BE-së, ende pa dakordësi: Mosmarrëveshje e vazhdueshme për paratë

by Ardit Rada
17/07/2020 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët e qeverive të 27 vendeve të BE-së po diskutojnë për një paketë financiare prej rreth 1.8 trilion euro. Mosmarrëveshjet lidhen me Fondin e Rindërtimit pas Coronës dhe shpërndarjen e buxhetit shumëvjeçar.

Kancelarja Merkel zakonisht e përfytyron ditëlindjen e saj ndryshe. Por Angela Merkeli do ta kalojë 17 korrikun me 26 kolegët e saj evropianë, dhe me sa duket pas asnjë lloj atmosfere festive. Mosmarrëveshjet për shumën dhe modalitetet për Fondin e Rindërtimit pas Coronës që shkon në 750 miliardë euro janë të e ashpra. Bisedimet janë të ndërlikuara edhe nga fakti se do të diksutohet edhe për buxhetin prej pothuajse 1.1 trilionë euro të BE. Dhe ky kombinim ofron shumë raste e momente për shantazhe, llogari të ndërlikuara dhe poza politike.

Pas muajsh videokonferencash tani krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së po takohen personalisht për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Corona, sepse shumë aspekte të paketës, të buxhetit dhe të fondeve të ndihmës janë ende të diskutueshme.

Për këtë arsye do të jenë të nevojshme shumë diskutime dypalëshe apo tripalëshe për të arritur një marrëveshje në samit. Angela Merkel si Presidente e Këshillit të BE-së duhet të përpiqet këtë gjysmë viti që në biseda kokë më kokë t’i sjellë në një emërues të përbashkët qëndrimet dhe dëshirat ndryshme të kolegëve të saj evropianë.

Gatishmëri për kompromise

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel beson se mund të arrihet një marrëveshje për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së dhe për paketën e planifikuar për ndihma për vendet ekonomia e të cilave është prekur më rëndë për shkak të krizës së Coronës. “Jam plotësisht i bindur se është e mundur që me guxim politik do të arrihet një marrëveshje,” tha Michel para fillimit të samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së në Bruksel.

EU-Gipfel | Finanzhilfen Coronakrise | von der Leyen & Michel (Reuters/O. Hoslet)

Usula von der Leyen und Charles Michel

Në ftesën për samitin Charles Michel kishte përdorur një ton serioz dhe theksonte se bëhet fjalë për “një marrëveshje që është thelbësore për të mirën e qytetarëve tanë”. Dhe për të ndërtuar ura midis pozicioneve të kundërta, ai bëri javën e kaluar edhe një propozim për kompromise. Në zhargonin e BE-së, kjo quhet “kutia e negociatave” sepse përmban elemente që mund të kombinohen për të lejuar kompromise.

Kurse Presidenti francez Emmanuel Macron ishte më i kujdesshëm në deklaratat e tij: “Ky është një moment i së vërtetës dhe i ambiciespër Evropën,” tha Macron në Bruksel. Fjala është për projektin evropian, dhe “unë jam i sigurt, por i kujdesshëm” – tha presidenti francez.

Katër kursimtaret kërkojnë reforma në vendet përfituese

Vendet që do të marrin në të ardhmen ndihma për Coronën e mirëpresin propozimin për Fondin e Rindërtimit. Por Angela Merkel ende nuk ka i bindur shtetet donatore, veçanërisht “katër kursimtaret”, Austrinë, Suedinë, Danimarkën, Holandën, që kanë bërë thirrje për shkurtime dhe kërkesa të qarta për reforma të lidhura me fondin e ndihmës për Coronës

Kryeministri Hollandez Mark Rutte nënvizoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit në raste krizash. Megjithatë ai tha se në të njëjtën kohë duhet të jetë e mundur që vendeve që do të marrin ndihma t’u kërkohet të bëjnë gjithçka që herën tjetër të mund t’i zgjidhin vetë probleme të tilla  për shembull përmes reformave në tregun e punës dhe pensioneve.

Presion nga anëtarët lindorë

Por presion nuk bëjnë vetëm “katër kursimtaret”. Edhe pse Hungaria do të përfitonte 7,4 miliardë euro nga fondi i ndihmave kryeministri i Viktor Orban ka kërcënuar madje se do të vërë veton ndaj të gjithë paketës financiare, nëse në buxhet do të sanksionohet mundësia e shkurtimit të fondeve të BE-së në rast se ndonjë vend anëtar shkel rregullat e sundimit të ligjit. Sidoqoftë në “kutinë e negociatave” për samitin, pasazhi përkatës duket se është zbutur.

Viktor Orban Premierminister Ungarn Presse (picture-alliance/NurPhoto/R. Pareggiani)

Viktor Orban

Edhe parlamenti hungarez vendosi që nuk do ta miratojë paketën financiare e BE-së nëse nuk mbyllet procesi kundër Hungarisë për shkeljen e sundimit të ligjit. Kritikët e konsiderojnë këtë si shantazh të hapur.

Hungarisë i bashkohen edhe Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe deri dikur edhe Sllovenia. Qeveria në Varshavë po bëhet gjithnjë e më autokratike, në Pragë kreu i qeverisë po i fut fondet e BE-së në xhepat e veta dhe edhe ndaj vendeve fqinjë ka kritika. BE-ja po nxit me paratë e saj për vite me radhë zhvillime antidemokratike në pjesë të Evropës Lindore, thotë deputeti i Gjelbër Daniel Freund dhe kërkon që Angela Merkel të shprehet qartë në këtë drejtim. Kancelarja duhej ta mbajë premtimin e saj se do të ngulë këmbë për vlerat themelore demokratike. Sidoqoftë, diplomatët në Bruksel presin që fondi për Coronën të mos dështojë për shkak të mangësive në sundimin e ligjit./DW/

/e.rr

Next Post
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi/ Dy raste të reja në Durrës dhe 8 në Krujë

Shtrohet në spital ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, dyshohet i infektuar me COVID-19

TË FUNDIT

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com