• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i BE/ Mungoi në Tiranë, kryeministri i Spanjës letër Ramës: Kishim Ditën e Kushtetutës, përkushtimi për integrimin e Shqipërisë mbetet maksimal

by Java News
06/12/2022 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I vetmi lider që i mungoi Samitit të Tiranës nga të gjithë liderët e Bashkimit Evropian ishte Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.  Përmes një letre drejtuar Kryeministrit Rama, Sanchez ka shprehur keqardhjen që nuk mund të vinte sot në Shqipëri për shkak se në vendin e tij festohet Dita e Kushtetutës, një ditë shumë e rëndësishme për historinë e Spanjës.

“I dashur Kryeministër, i dashur Edi: U gëzova shumë që munda të të takoj javën e kaluar në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste në Madrid, ku treguam edhe njëherë forcimin e përkushtimit tonë për demokracinë, barazinë, drejtësinë sociale dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Është vërtet një kënaqësi për mua të kem miqësinë dhe mbështetjen tënde në këtë projekt të përbashkët.

Fatkeqësisht, më është e pamundur të jem në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian –Ballkani Perëndimor që do të mbahet në datën 6 dhjetor, pasi në të njëjtën ditë, në Spanjë festohet Dita e Kushtetutës, ditë, në të cilën përkujtojmë miratimin me referendum nga spanjollët dhe spanjollet të Kushtetutës së vitit 1978, i cili i dha fund dyzet viteve të diktaturës  dhe që nga ai çast ka udhëhequr bindjen tonë demokratike. Si çdo vit, do të zhvillohet në Madrid një nga festimet më të rëndësishme të kalendarit institucional, me një protokoll të rreptë, ku pjesëmarrja ime është e domosdoshme.

Kjo nuk e mpak në asnjë mënyrë përkushtimin e Spanjës dhe timin personal mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë në veçanti, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim sa herë të paraqitet rasti.  Një përqafim të fortë!”, thuhet në letrën e Kryeministrit të Spanjës për Ramën./m.j

Next Post
Ish-bankieri italian u vra në sy të gruas kur po tërhiqte para nga bankomati, burg për jetë për 32-vjeçarin shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij

Ish-bankieri italian u vra në sy të gruas kur po tërhiqte para nga bankomati, burg për jetë për 32-vjeçarin shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com