• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Samiti i BE: Certifikata e vaksinimit po vjen! Po vaksinat?

by Java News
26/03/2021 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur të jenë vaksinuar të gjithë në BE ndaj COVID-19, kjo duhet të dokumentohet në një certifikatë, që personi mund ta paraqesë nëse i kërkohet. Por në fakt aktualisht vaksinat janë një mall jo i lehtë për t’u poseduar.

Në samitin virtual të BE-së (25.03) u ra dakord që deri në verë në BE të ketë një certifikatë të njësuar për vaksinimin. Kancelarja gjermane e mbështeti vendimin, por tërhoqi vëmendjen për disa pengesa. Në BE vazhdon të jetë e diskutueshme nëse liria e lëvizjes do të kondicionohet nga kjo certifikatë.

Këtij vendimi i parapriu hapja e rrugës për certifikatën nga Parlamenti Europian një ditë më parë. Deputetët votuan që kjo çështje të trajtohet me procedurë të përshpejtuar. Komisioni i BE-së preferoi një proces të përshpejtuar, në mënyrë që bisedimet mes institucioneve të mund të fillojnë sa më shpejt. Certifikata e planifikuar e vaksinimit do të aplikohet qysh në qershor.

“Me certifikatën digjitale” Komisioni i BE-së do të krijojë një zgjidhje të përbashkët teknike për të 27 vendet e BE-së për të kapërcyer kufizimet aktuale të udhëtimeve. Certifikata, që do të njihet në mbarë BE-në, duhet të dokumentojë vaksinimet, rezultatet e testeve të licencuara dhe informacionet për shërimin nga infeksioni me koronavirusin. Lidhur me zbatimin teknik ka një sërë pyetjesh.

Kritika dhe rezerva

Edhe pse deputetët votuan në procedurë të përshpejtuar, paraprakisht pati kritika të ashpra. Kryetari i grupit parlamentar të kristiansocialëve, Manfred Weber (CSU), kritikoi, që propozimi i komisionit është bërë shumë vonë. “Dhe tani kërkohet të veprohet me procedurë të përshpejtuar”. Kryetari i grupit të ekologjistëve, Philippe Lamberts, nënvizoi, që një proces i tillë e kufizon fort debatin demokratik dhe verifikimin ndaj është e gabuar. Deputetët tërhoqën vëmendjen gjithashtu për pabarazitë lidhur me një certifikatë vaksinimi dhe theksuan, që përmes saj duhet të garantohet edhe ruajtja e të dhënave.

Po vaksinimi?

Përveç kritikave është edhe problemi që mungon furnizimi me vaksinat. Samiti virtual i BE-së (25.03) shqyrtoi problemet me furnizimin e vaksinave dhe kontrollin e eksporteve në vendet e treta. “Ne theksojmë rëndësinë e transparencës si dhe përdorimin e licencave të eksportit”, thuhet në deklaratën përmbyllëse të samitit. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që në sfondin e problemeve me pandeminë të analizohen “pa doreza” dobësitë e BE-së. Shtetet e BE-së duan që të rrisin shpejtësinë në procesin e vaksinimit të popullsisë ndaj koronavirusit. Megjithatë me orë të tëra në samit u zhvilluan debate për shpërndarjen e vaksinave, për të cilat ka vvshtirësi furnizimi. Në tre muajt e ardhshëm duhet të furnizohen tri herë më shumë vaksina se deri tani, deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Deri tani nga gati 450 milionë qytetarë të BE-së të paktën 65 milionë janë vaksinuar një herë. Deri në fund të marsit vendet e BE-së do të marrin rreth 100 milionë doza. Për periudhën prill – qershor janë premtuar nga koncernet farmaceutike 360 milionë doza.

Çfarë bën Britania e Madhe?

Prodhuesit e vaksinës duhet t’u përmbahen afateve të kontraktuara të furnizimit, theksohet në deklaratën e samitit. Sfondi ka të bëjë kryesisht me grindjen lidhur me prodhuesin britaniko-suedez AstraZeneca. Sipas Komisionit të BE-së kompania gjatë tremujorit të parë do të duhej të furnizonte 120 milionë doza. Ndërkohë bëhet fjalë për maksimumi 30 milionë doza. Komisioni i BE-së për shkak të këtij debati i ka ashpërsuar rregullat e eksportit në BE. BE-ja druan, se AstraZeneca favorizon britanikët në furnizim edhe me vaksinat që prodhohen në BE. Sipas Komisionit deri tani 21 milionë doza kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithsej BE ka eksportuar 77 milionë doza./ DW

Next Post
“Është skandaloze”/ Mjeku Çupi nga Gjermania: Fushata e PD, një bombë infektive

“Është skandaloze"/ Mjeku Çupi nga Gjermania: Fushata e PD, një bombë infektive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

July 4, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

July 4, 2026
Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

July 4, 2026
Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In