• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samit paqeje, pa paqe! – Paqja si tabu, negociatat si armiq

by Zef Mazi
05/04/2025 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Amb. Zef Mazi

Pas britanikëve, ishte radha e francezëve që të thërrasin samitin e Ukrainës në Pallatin Elise në Paris. “Pikëllimi” u tejkalua nga demonstrimi i “unitetit”! “Koalicioni i atyre që kanë vullnet” pati “unitet” në veprim: sanksionet mbeten, Ukraina duhet të forcohet ushtarakisht, edhe pa SHBA, nëse është e nevojshme. Vetëm një ushtri e fortë e Ukrainës garanton paqe, deklaroi tërë pomp Presidenti francez. “Koalicioni” pas tambures anglo-franceze edhe po planifikon tani jo “forcë paqeruajtëse”, si u tha deri dje, por një “forcë garancie” (çfarë garancie!?) në tokën ukrainase. U la pa përgjigje një pyetje kyçe! Do e prek më poshtë.

Duetit anglo-francez iu shtua, si zakonisht, e kudondodhura Presidente e Komisionit Evropian, me entuziazmin e një fobie infantile. Janë dëgjuar fjalë të mëdha, eminente. Por nuk mund të mbulohet as me fjalë, as me vepra nëpër fjalë, dështimi i politikës trevjeçare.

Sa më gjatë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më të lehtë e kanë elitat politike evropiane të evitojnë përgjigje për pyetje të vështira. Ata nuk duan t‘a shohin në sy realitetin, prandaj dhe elitat politike të një grushti vendesh vijojnë rrugën e luftës.

Paketë treditore?

Ka bërë lajm kryesor në vendet e BE-së se Komisioni Evropian ka rekomanduar të mbahet një pako emergjente mbijetese treditore. Kjo është në vetvete mjaft alarmuese. Tre ditë pako emergjence qenka apo është për të zgjidhur ndonjë krizë, që do kolonka për tre ditë! Apo është për një luftë të ardhshme që, për Komisionin, përsëri do të mbaronte për tre ditë! Ekzakt sa thotë pakoja e emergjencës!

Kjo “balonë” që lëshohet në publik nuk është përgatitje për të kaluar ndonjë krizë por që, Brukseli dhe 2–3 vende, po i bien daulles të përgatitjes për luftë. Lind pyetja: atëhere, përse duhet kjo pako? Luftë kundër kujt, kë do sulmojë Evropa? Cili vend do sulmojë Evropën? Është sa qesharake aq edhe për të frikësuar popullatën evropiane, për të hequr vëmendjen nga kriza e madhe e unitetit, nga ajo sociale dhe ekonomike.

Lidhur me krizën ekonomike, në Komision ka filluar të flitet hapur se, për t’a kapërcyer, duhen marrë edhe kursimet e popullsisë evropiane që, së bashku, mësohet se kapin shifrën e rreth 10 trilion Euro. Do shohim ndryshim në Evropë, ndoshta ndonjë mund të mos jetë edhe aq tërheqës. Duhet durim derisa këto elita të prekin cka po synojnë – kontot e kursimeve të evropianëve. Globalistët e pazgjedhur kësisoj, nëse ndodh, do venë dorë jo vetëm tel liritë e njerëzve, por edhe tek kursimet e tyre. Duket si skenari i librit të famshëm të Oruell-it „1984“. Nëse kanë dalë mendsh dhe ecin në këtë rrugë, nuk përjashtohet një tërmet i madh social! Njerëzit ngadalë po zgjohen dhe po ndërgjegjësohen.

Linja e luftës ka mbi tre vjet që vazhdon të jetë e gabuar dhe në kohë të gabuar. E kam artikuluar edhe më parë, ndërsa me kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë ka shans real për ndërprerje përfundimtare të luftës, për një marrëveshje madhore gjithëpërfshirëse për paqe dhe siguri, BE-ja vazhdon kursin e kundërt duke iu përmbajtur politikës së dështuar të luftës. Me entuziazëm foshnjor, BE-ia e ka filluar këtë kurs që në kohën e ish-Presidentit Biden. Bëri gjithçka i kërkonte ajo administratë, përfshirë duke u pozicionuar për vite kundër kandidatit presidencial Trump.

Duke ngulur këmbë te vazhdimi i luftës në Ukrainë (se fëmijët e tyre nuk i kanë dërguar të luftojnë atje), elita politike evropiane do të evitojë përgjegjësinë e madhe që ajo ka për dështimin trevjeçar të politikës, që e filloi me „autogolin“ e sanksioneve dhe po e vijon me recesion ekonomik. Kjo duket se është arsyeja kryesore e qëndrimit luftënxitës. Por mund të ketë edhe një arsye tjetër: e di Brukseli se ku kanë shkuar ato miliarda Euro që i janë dërguar Ukrainës?

Asnjë fjalë nuk është thënë nga Komisioni deri tani, ndoshta as duhet të pritet që të thuhet. Nuk është dëgjuar as edhe një herë të pohohet përse bëhen përgatitje për luftë dhe jo për paqe! Ndërsa pritet me dhjetëra herë Zelenski, dhe mirë bëhet, nuk bëhet as edhe një përpjekje për një bisedë telefonike me Moskën! Paqe pa Rusinë nuk mund të ketë. BE, titullarët e saj, shohin ëndërra me sy hapur.

Si nuk e kuptoka Evropa dhe 2–3 shtete madhore atje se paqja nuk bëhet duke dërguar para dhe armë, as duke bërë plane lufte, që vetëm e zgjasin, nuk e ndalin luftën! Atë e ndalin bisedimet, negociatatat politiko-diplomatike!. Iniciativat që kuptohet se përpiqen t’i fusin shkopin në rrotë dhe të minojnë nismën amerikano-ruse të bisedimeve nuk janë aspak frytdhënëse dhe duhet ndërprerë. Paqe sa më parë – është cka duhet dëgjuar dhe vepruar, por që nuk dëgjohet, dhe as veprohet, nga BE-ja.

Besimi te BE-ja është dëmtuar. BE-ja e ka humbur disi sensin e orientimit, tashmë prej disa vitesh. Presidentin Trump e ka bërë si gogol, sepse ai na kritikon. Dhe nuk bëhet dallimi midis kritikës që i bëhet elitës, klasës politike të Evropës, dhe jo popujve evropianë! Arsyeja: sepse ajo elitë vepron ideologjikisht, jo me strategji, as me politikë të jashtme solide (që mungon), as me orientime të duhura, për të punuar dhe për të dhënë zgjidhje. Këtë e kërkon interesi i mbrojtjes së interesave të vendeve dhe popujve të Evropës. Ndryshe, bëhet pyetja: në interes të kujt punojnë këto elita, kjo klasë politike evropiane, përveç vetes dhe pushtetit të tyre në shkallë të madhe?!

Pyetja kyce?

E përmenda në krye të shkrimit: A do ketë para BE-ja, ose ky “koalicion”, për të mbuluar buxhetin e Ukrainës në vitin 2026? Si do të financohet ai buxhet pas vitit 2025? Kjo as duhet marrë lehtë, as duhet anashkaluar si jo serioze, përkundrazi. Ajo bëhet edhe më serioze kur vetë samiti i Parisit, sjellja e evropianëve, deklaratat e disave në shtyp, nuk ishin dhe nuk janë për t’i dhënë fund luftës, por për vazhdimin e saj!

A janë kuptuar me të vërtetë, thellësisht, a kanë hyrë në „ekranin“ e elitave evropiane kostot e mëdha politike dhe ekonomike? Në vitin 2025, samiti special i G7 miratoi një hua prej 20 miliard dollarësh që po shpëton buxhetin e Ukrainës. Kjo hua u dha nga SHBA përmes Bankës Botërore, vetëm për projekte specifike, si energjia, infrastruktura. Ajo nuk shkon përtej këtij viti dhe, sa mësohet, për vitin 2026 nuk ka ndonjë plan. Edhe sikur menjëherë të mbarojë lufta, nuk duket se do ketë mot të mirë buxhetor.

“Ka boshllëk të madh në buxhetin shtetëror të Kievit që nuk mundet të mbyllet përgjithmonë nga rritjet e taksave, ose nga ndihma perëndimore”, thotë Proud. Nuk duhet lënë jashtë llogarisë edhe risku i një tërmeti politik nga forcimi i madh i forcave të djathta dhe të majta që kanë kohë që kërkojnë t’i jepet fund luftës. Presidenti i Francës nuk është keq të gjejë fjalë. Lind pyetja: a ka para Franca kur mësohet se borxhi kombëtar i saj është 3.3 trilionë euro, në raportin borxh ndaj PBB-së prej 109.5 përqind?

Evropianët treguan “unitet” në samit, thotë shtypi, por ata do vazhdojnë t’a mbajnë kokën të futur në rërë, si struci! Uniteti i sforcuar nuk është unitet! Në vend të akrobacive boshe, është vetëm në të mirë të mbështeten plotësisht negociatat amerikano-ruse për paqe që po vijojnë në Arabinë Saudite. Evropianët “pa SHBA-në” nuk do munden t’a mbështesin atë luftë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht pas vitit 2025.

Next Post
Nënë për herë të parë, Samanta Karavella poston foton me vajzën dhe zbulon emrin e saj

Nënë për herë të parë, Samanta Karavella poston foton me vajzën dhe zbulon emrin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In