• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samir Pirgu, shqiptari i parë që nominohet për Grammy

by Java News
07/12/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Pirgu, një nga tenorët shqiptarë më të njohur në arenën e artit operistik botëror, ka marrë vlerësimin më të lartë që një artist mund të marrë në karrierën e tij. Ai është zyrtarisht shqiptari i parë në botë që ia ka dalë të nominohet për çmimin Grammy Award 2017.

Król Roger është votuar si pjesë e pesëshes më të mirë në këtë kategori, në garë me 4 shfaqje të tjera operistike dhe paneli i kritikëve botërorë, votues të akademisë “Grammy”, do të vendosin më pas fituesin.

Për herë të parë kjo shfaqje është vënë në skenë në vitin 1965. Ky është riprodhimi i tetë i saj dhe qysh prej herës së parë që u vendos në skenë, shfaqja me protagonist Pirgun, ka marrë vlerësime maksimale edhe nga kritikët. Shkrime dedikuar asaj në gazetat më prestigjioze botërore, kanë veçuar tenorin shqiptar për talentin dhe cilësinë e performancës së tij në rolin e “Shepherd”.

“Saimir Pirgu, tenori shqiptar i shkëlqyer dhe i zjarrtë, me një zë të pagabueshëm, ka mjaftueshëm karizëm në zërin e tij sa të mbajë të gjithë mbretërinë të përqëndruar tek Shepherd-i i tij,” shkruan gazeta e njohur britanike “The Independent” në maj të këtij viti (2016), pasi vlerësoi maksimalisht shfaqjen.

Ajo që e bën edhe më të madh ndikimin e Pirgut në nominimin e kësaj opere për ”Grammy”, është pesha e madhe e rolit të tij dhe niveli i lartë i vështirësisë. Ai është konsideruar si ‘zbulim’, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe sepse ia doli të duket i pashëm dhe joshës, pavarësisht impenjimit të madh që kërkonte roli i tij dhe vokalizave të larta.

Edicioni i 58-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” do të transmetohet ‘live’ në stacionin amerikan CBS më 12 shkurt. Eventi do të prezantohet nga aktori komik James Corden dhe do të zhvillohet në arenën e “Staples Center” në Los Angeles.

ma.me

pirgu

Next Post
PD: Qeveria gënjen për “CEZ”, avokati ndërkombëtar këshilloi të mos kryhej marrëveshja

PD: Qeveria gënjen për "CEZ", avokati ndërkombëtar këshilloi të mos kryhej marrëveshja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In