Reperi i Babastars, Skivi dhe këngëtarja Samanta Karavella, po kalojnë momente të bukura bashkë.
Marrëdhënia e tyre në publik është miqësore, edhe pse ka indikacione për një lidhje të mundshme të fshehtë.
Reperi shihet vazhdimisht në shoqëri të këngëtares kur është në Tiranë, e madje miqtë e reperit thonë se ai duket mjaft i lumtur së fundmi edhe pse nuk e dinë a e bën atë të lumtur pikërisht Samanta.
Kjo shihet edhe në Instagramin e reperit dhe të këngëtares, ku shkëmbejnë shpesh foto bashkë.










