• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salman Rushdie, njeriu që “tërhoqi” vdekjen

by A R
16/08/2022 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne ishim në rreshtin e pestë, shfaqja sapo po fillonte. Salman Rushdie mbërriti, u ul dhe njerëzit duartrokitën. Një person nisi të prezantojë eventin duke thënë se me ne atë ditë do ishte Salman Rushdie dhe papritur një njeri, një burrë, hyri dhe ne menduam se do të dorëzonte një mikrofon, dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai hyri nga ana e majtë dhe nisi ta godasë atë me thikë disa herë, herën e parë në qafë dhe vendi u mbush me gjak. Rushdie u ngrit dhe kërkonte ndihmë për jetën e tij”.

Ky ishte rrëfimi i një dëshmitari të sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.

Salman Rushdie, novelisti i lindur në Indi, që kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, duke u fshehur pasi myslimanët iranianë e kërcënuan me vdekje pas shkrimeve të tij, u qëllua me thikë në qafë dhe kraharor, para se të ngjitej në skenë për të mbajtur një leksion të hapur në Nju Jork më 12 gusht. Fill pas ngjarjes, autori 75-vjeçar u dërgua menjëherë në spital por tashmë, siç familjarët njoftuan, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Rushdie ishte njoftuar javë më parë, se do të mbante një audiencë të hapur, përpara qindra artistëve të lirë nga perëndimi në Nju Jork, kur një djalë i ri, 24 vjeç, ungjit papritur në skenë, para novelistit dhe nisi ta godasë atë menjëherë me thikë. Ngjarje kjo të cilës 75-vjeçari i trembej që prej viteve ’80, kur nisi të marrë kërcënimet e para për jetën.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, rrëfejnë momentin që tronditi jo vetëm të pranishmit në sallë por edhe opinionin publik ndërkombëtar.

“Z.Rushdie po ecte ngadalë dhe u ul afër skenës. Ne po prisnim që ai të mbante leksionin e mëngjesit. Dhe një njeri u hodh para tij në skenë. Nuk e di si ndodhi por në fillim u duk sikur po e godiste në kraharor, e përsëriti goditjen fort në kraharor dhe në qafë. Pashë që kishte një thikë në dorë dhe gjithçka u bë shumë kaotike”.

Policia e identifikoi autorin. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Hadi Matar, nga Nju Xhersi, i cili kishte siguruar një biletë për të marrë pjesë në event. Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane në Bombei, sot Mumbai të Indisë, përpara se të transferohej për të punuar dhe jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Prej thuajse 50 vitesh, Rushdie është përballur me kërcënime për jetën dhe kjo për shkak të novelës së tij “Vargjet Satanike”.

Disa myslimanë thonë se librat e tij janë të mbushur me pasazhe blasfemie, të cilat ata nuk mund dhe nuk duhet t’i tolerojnë.  Librat e tij u ndaluan të shiten e të lexohen në disa vende me shumicë muslimale, që prej vitit 1988, kur u publikua novela e parë.

Në kohën kur libri u publikua, Rushdie jetonte në Britaninë e Madhe, atje ku vetë myslimanët britanikë dogjën qindra kopje të librit. Pak muaj më vonë, lideri supreme i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini njoftoi një fatva apo një ndëshkim fetar, ku i bëri thirrje publike myslimanëve në mbarë botën, që ta vrasin novelistin dhe këdo që ish përfshirë në publikimin e librit të mbushur me blasfemi e të pavërteta për fenë islame.

Salman Rushdie, i cili novelën e tij e quajti “goxha të butë” u fsheh për thuajse një dekadë. Hitoshi Igarashi, përkthyesi japonez i novelës, u vra në vitin 1991. Qeveria e Iranit tha në vitin 1998 se do ta tërhiqte dënimin për të dhe Rushdie jetoi thuajse i lirë në vitet e fundit.

Por aktualisht, fatvaja (ose dënimi) kundër Rushdie është ende në fuqi, duke arritur në 2.8 milionë dollarë. Ndërsa organizatat iraniane, disa prej tyre të lidhura apo krejt në varësi të qeverisë iraniane, e kanë rritur shpërblimin për këdo që vret Rushdie në miliona dollarë.

Dhe Ayatollah Ali Khamenei, sot lideri suprem i Iranit, është shprehur publikisht që në 2019, se dënimi apo fetvaja për Salman Rushdie, nuk do të hiqet kurrë, deri sa ai të vdesë. Rushdie publikoi në vitin 2012 një libër me kujtime, përjetimet dhe jetën e tij i fshehur, nën thirrjen ndër dekada të Fatvasë, apo “Joseph Anton” siç ai e quhej me pseudonim teksa ishte nën mbrojtjen e policisë britanike.

Novela e tij e dytë, “Fëmijët e mesnatës” I siguroi atij çmimin e librit më të mirë. Ndërsa novela e tij e fundit, “Qyteti i Fitorës” pritet të publikohet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Salman Rushdie është bërë qytetar amerikan që prej vitit 2016 dhe jeton në Nju Jork. Librat e novelistit 75-vjeçar ende sot janë të ndaluar përveç Iranit edhe në dhjetëra shtete të tjera si Pakistani, Bangladeshi, Sudani e Afrika e Jugut, Sri Lanka, Kenia, Tajlanda, Tanzania, Indonezia, SIngapori e Venezuela.

A2News

Next Post
E pazakontë! Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin cigare (FOTO)

E pazakontë! Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin cigare (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Një i plagosur me thikë pas sherrit te “Petro Nini”, Policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim!

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
Trump ndalon CNN dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë, mediat e çojnë presidentin në gjykatë -

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

September 23, 2026
“Akuza të rënda ndaj ish-drejtoreshës së SHISH”- Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve!

“Akuza të rënda ndaj ish-drejtoreshës së SHISH”- Zogaj: SPAK të ndalë rrjedhjen e informacioneve!

September 23, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Operacioni i SPAK, analisti Vangjeli: BKH me frymë tjetër! Bota e politikës, biznesit dhe krimit nuk fle e qetë

September 23, 2026
Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

September 23, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Magjistratët caktuan pagat e tyre, ish-ministri: Revoltë sindikaliste dhe banditizëm legal!

September 23, 2026
Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

September 23, 2026
Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com