• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu në 3 mars nuk mori një, por dy goditje vdekjeprurëse

by Spartak Ngjela
06/03/2023 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Gjykata e Apeli Tiranë në datën 3 mars 2023, respektoi ligjin dhe me këtë, e mbajti të paprekur drejtësinë, por njëherësh edhe  historinë e politikës shqiptare, sepse ajo, në vendimin e saj, mbrojti të djathtën dhe shqiptarizmin.

I.

Këta janë të katër elementët që kërkoi të shkelmonte Sali Betisha në datën 3 mars 2023: ligjin, historinë e politikës shqiptare, të djathtën shqiptare dhe shqiptarizmin.

Prandaj na duhet të themi se, Gjykata e Apelit Tiranë, nuk e lejoi që Sali Berisha të niste rrjedhën antishqiptare në Partinë Demokratike dhe në të gjithë të djathtën shqiptare.

Dhe kjo nuk ka qenë një ndërmarrje krejt individuale e Sali Berishës. Kjo kuptohet se ishte një organizim që dilte nga Moska, shkonte në Beograd dhe vinte në Tiranë.

Donin ta shkëpusin të djathtën shqiptare nga shqiptarizmi. Prandaj sot shtypi rus ishte i trishtuar për këtë ngjarje, njëlloj si në vitin 2017 kur politika amerikane e forcës shkallmoi çadrën e Saliut që kishte në dispozicion të saj  dhe 270 oficerë rusë.

II.

Po, a do ta bënte dot Saliu këtë ndërmarrje nëse do ta merrnin me dhunë të djathtën shqiptare?

Duhet të kuptohemi, të gjithë atë luftë që filloi me foltoren e Saliut, e mbante në lëvizje korrupsioni i lartë shqiptar. Ishin krerët e korrupsionit të lartë shtetëror që kërkuan të merrnin me çdo kusht të djathtën shqiptare për ta drejtuar Saliu.

Por, Saliu e kishte të djathtën dhe e la, tani pse bën gjithë këtë zhurmë për të rimarrë me dhunë atë që ka pasur dhe e ka lënë? Ai e la PD-në, sepse humbi zgjedhjet e vitit 2013?

Por, me anë të kësaj lëvizjeje që në 3 mars i doli e dështuar, Saliu donte të krijonte lëvizjen e tij politike djathtas, që, me forcën e të djathtës shqiptare t’i thosh  Uashingtonit  që ai t’ia hiqte dekretin nongrata që i ka vendosur.

Një mendim politik mediokër ishte ky, por kështu të katandis mendërisht gjithmonë një goditje amerikane që e ka akuzën për korrupsion brenda saj. Madje për të gjithë familjen Berisha.

Por, Saliu në fakt, në datën 3 mars, nuk mori një goditje, po dy të tilla: ai humbi përkrahjen popullore që u pa në një numër qesharak protestuesish; dhe nuk e mori dot Partinë Demokratike, sepse gjykata nuk ia pranoi kërkesën joligjore që kishte një vit që e ushqente në të gjithë Shqipërinë.

Po tani?

Tani asgjë. Saliu nuk hyn dot në zgjedhje si PD me kandidatët që ai kërkon t’i nxjerrë fitues.

Atëherë?

Duhet të këtë ngjarje. Të shohim…

Next Post
Hidhet shorti i dytë publik te “5 Maji, 125 familje të tjera të prekura nga tërmeti marrin çelësat

Hidhet shorti i dytë publik te “5 Maji, 125 familje të tjera të prekura nga tërmeti marrin çelësat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

March 27, 2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

March 27, 2026
Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

March 27, 2026
Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In