• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Saliu, ky provokator i pashërueshëm

by Java News
18/12/2015 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Servet Pëllumbi

Para se të komentoj ato që ndodhin aktualisht në parlament dhe në politikën shqiptare, më duhet të sqaroj diçka në konceptin filozofik dhe estetik. Me interes është në këtë rrafsh koncepti trolling, i ndërhyrjes keqdashëse në sistemin e komunikimit virtual për ta ofenduar, indinjuar e krijuar konflikt me atë që komunikon, duke shkelur rregullat e kodit etik të bashkëveprimit. Në politologjinë e sotme vlerësohet si një “novacion”, si një mënyrë e veçantë perceptimi edhe në botën reale. Posaçërisht nënvizohet aplikimi i këtij koncepti në luftën politike, sidomos kur kjo luftë konceptet ndryshe nga konkurenca politike. Këtu “trolling” (provokacioni) shprehet në formën e agresivitetit, të sjelljes tallëse dhe ofenduese ndaj kundërshtarëve, thjesht për të bërë një holy war (“luftë të shenjtë”), për të shkaktuar një konfrontim që s’ka qëllim tjetër veç tërheqjes së vëmendjes dhe largimit nga çështjet “delikate”, nga temat e rëndësishme pa interes për atë që provokon.

Në luftën politike, si rregull, provokacionet përdoren për ta “nxjerrë nga binaret” kundërshtarin, për ta bërë fajtor pa faj vetëm e vetëm se atë nuk e “mbajnë nervat”, duke reaguar në mënyrë agresive ndaj provokimit dhe provokatorit. Sidomos kjo për debatet parlamentare, emisionet e posaçme në media, ndërhyrjet në rrjetet sociale etj. Në qasje të tilla, më shpesh ndodh që provokimi e provokatori të harrohen më shpejt, kurse “viktimë” sidomos në rrafshin etiko-moral të bëhet ai që “ha karremin”! Nuk ka aq rëndësi se ç’thua për t’u mbrojtur, sepse në plan të parë del humbja e drejtpeshimit që ndodh me “viktimat” e provokimit, por jo me provokatorin që e ka menduar e përgatitur atë skenar që më parë. Thënë ndryshe, me futjen në përdorim të teknologjive informacioniste, të deformosh të dhënat dhe të mashtrosh të tjerët sidomos në politikë, është bërë më e lehtë por shumë më e rrezikshme, sepse kështu “vritet” çdo lloj besimi.

Në politikën shqiptare deri sot në rolin e mjeshtrit të paarritshëm për zbatimin e kësaj metode të huajtur nga “bota e internetit”, them se me konsensus në vendin e parë duhet rreshtuar Sali Berisha, që në “trolling-et” (provokimet) e veta gërsheton çështjet parimore, interesat e publikut, me emocionet që shkaktojnë shitja e mashtrimeve për të vërteta, futja në çështjet personale familjare, shoqëruar me ofendime, denoncime momentale apo gjoja të nxjerra “nga dosjet”, me kërcënime, akuza dhe truke oratorie për të ndikuar sa më emocionalisht tek dëgjuesit. Jo rastësisht kur del në foltoren e Parlamentit ai merr me vete një kompjuter të përmasave modeste, por të sofistikuar. Të vetët e duartrokasin, të tjerët hutohen…! Dëshmi që tregon se s’duhet të ketë vend për asnjë lloj “amnistie publike” për metoda të tilla përçarëse, që venë formën mbi përmbajtjen dhe emocionet mbi arsyen. Madje s’duhet të ketë vend as për lejim “zemërgjerë” nga kryesuesit e seancave, të shkeljes permanente të rregullores nga ana e “trollinger-it” të PD-së, për të folur sa herë do, sa dhe si do në Kuvendin e Shqipërisë!

Për të mos e marrë këtë, as si “lavdërim të skajshëm” dhe as si “denigrim të një politikani”, po ritheksoj se metoda e provokimit meriton të trajtohet si komponent i bërjes së një politike negative agresive, që përpiqet të zhbëjë çdo pikë takimi me kundërshtarët politikë, për t’i thënë jo çdo lloj bashkëpunimi midis palëve e aq më tepër për të sabotuar çdo mundësi dialogu e mirëkuptimi midis tyre. Kjo metodë shpreh mungesë respekti edhe në raport me publikun e gjerë dhe duhet parë si e kundërt me kërkesën për të pasur bashkësi politike të civilizuara. Prandaj reformimi i thellë i sistemit politik pluralist duhet doemos të përfshijë edhe teknologjinë dhe metodën e bërjes së një politike të hapur, transparente, të kulturuar dhe në përputhje me interesat kombëtare, me traditën tolerante dhe moralin qytetar.

DITA

Next Post

Manjani: Nga amnistia përfitojnë 720 persona, gjysma të paraburgosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

December 23, 2025
Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

December 23, 2025
BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

December 23, 2025
Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

December 23, 2025
“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

December 23, 2025
Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

December 23, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

December 23, 2025
Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

December 23, 2025
“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

December 23, 2025
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In