Ministri i Drejtësisë ka folur sot për amnistinë dhe rishikimin e Kodit Penal. Sipas Ylli Manjanit, nga amnistia e fundvitit pritet të përfitojnë 720 persona, gjysma e të cilëve janë të paraburgosur.
Duke folur për situatën në burgje, Manjani e vuri theksin te mbipopullimi i qelive, ndërsa tha se gjysma e personave nëpër burgje janë me masa arresti dhe ende të padënuar nga gjykata.