• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu i godet kundërshtarët për ato që ka bërë vetë

by Spartak Ngjela
05/12/2024 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Vjen një kohë kur secili e di se nuk bën dot gjë, ku gjithkush e ndien dhe një pakicë e kupton që jeta ka hyrë dhe po ecën në një vijë absurde, dhe shoqëria hesht.

Në këtë gjendje jemi edhe ne shqiptarët sot.

Por mos mendoni se është faji ynë!

Historia na ka goditur, sepse konfliktet tona të brendshme nuk na kanë lënë që ta krijonim veten realisht.

Një shoqëri që nuk e ka rikrijuar veten realisht, sundohet jo nga idetë, por nga absurditeti.

Po absurditeti çfarë është si koncept?

Absurdeliteti është një ide që nuk mund të aplikohet, është shpesh një idiotësi e shprehur ne fjale që shpesh ka hutuar shoqëritë.

Na duhet të theksojmë se…

Mendimi i drejtë dhe i suksesshëm nuk është gjithmonë një gjë e lehtë, dhe vështirësinë e sjell ngaherë absurditeti.

Kjo është arsyeja që filozofët modernë të Shekullit të Njëzet thanë që jeta është absurde.

Kjo nuk rezultoi e vërtetë, se jeta është ekzistencë, kurse mendimi mund të jetë absurd, dhe ti ecën sipas atij mendimi, i cili të çon drejt absurditetit dhe dështimit.

Po koha jonë në Shqipëri, pse është absurde?

Sepse sot shqiptarët nuk po drejtohen nga idetë, por nga pasioni politik

Po pasioni politik, çfarë është?

Pasioni politik është ose pasioni i individit për pushtet, ose pasioni i individëve për të mbështetur një pushtet të caktuar politik, sepse te ky pushtet ata shohin ose një interes personal, ose një interes të përgjithshëm që ata e besojnë.

Gjithsesi, që të shpëtosh nga absurditeti nuk është gjë e lehtë.

Pse, a nuk ishte komunizmi një doktrinë absurde që e besuan të gjithë? Sigurisht që e atillë ishte, sepse si doktrinë komunizmi ishte i parealizueshëm: ishte i bukur, por absurd.

Pse ishte absurde doktrina komuniste?

Sepse ajo, ne emër të barazisë njerëzore, e lejonte paranë si mjet shkëmbimi, por jo si mjet pasurimi. Atëhere, në kohën e parasë, ajo doktrinë mendoi të godiste forcën e parasë, por, në fakt, goditi zhvillimin dhe vetë organizimin shoqëror.

Domethënë, pikërisht për këtë, kuptohet se ajo ishte një doktrinë absurde.

Shumë qartë jemi deri këtu. Por, ku qëndron absurditeti i kohës së sotme në Shqipëri?

Absurditeti i kohës së sotme në Shqipëri qëndron te fakti që ne si shoqëri ende nuk e shohim politikën si një doktrinë që do të sjellë zjvillim, por e shohim politikisht si interes individual. Dhe këtu merr fund gjithçka, sepse, pikërisht për këtë kemi rënë në moszhvillim dhe paqartësi për të kuptuar pyetjen: Ne, sot në Shqipëri, po drejtohemi drejt apo gabim nga politikat drejtuese ose sunduese në Shqipëri?

Dhe ja, pikërisht këtu ndalon gjithçka, dhe prandaj na duhet të themi se ne jemi një shoqëri e paaftë, që kemi rënë në një qerthull absurd.

Por si mund të dalim nga ky lloj qerthulli absurd?

Nuk di çfarë të them, por për një gjë jam i sigurt: absurditeti nuk rrëzohet dhe nuk largohet me absurditet nga një shoqëri që sundohet prej tij , por vetëm me ide realiste që krijojnë zhvillim.

Por, a do të na vijë ne shqiptarëve kjo kohë?

Shenjat janë se do të na vijë, por kushti është ky:

Aleanca e madhe që shqiptarët kanë tani me Perëndimin, mund të na i sjellë edhe ne largimin e absurditetit nga politika shqiprare. Por nuk duhet të harrojmë se, kur një shoqëri drejtohet nga polotika absurde të individëve të cilët jashtë vetes së tyre nuk njohin asnjë forcë tjetër, goditja e absurditeti në drejtimin politik është shumë e vështirë.

Po pse është e vështirë, a mund ta shpjegojmë këtë?

Është e vështirë sepse në një kohë demokratike, ne shqiptarët me zgjedhje të lira, po kalojmë, nga absurditeti S në absurditetin D.

Nuk e shihni ju tanimë që Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë? Dhe, a nuk e shihni që Rama e mban Saliun, sepse këtë nuk e do populli?

Pse, a nuk jemi këtu në një absurditet të kulluar që nuk ka lidhje me zhvillimin shoqëror?

Pse, a nuk jemi këtu thjesht e plotësisht në absurdutetin tetëdhjetëvjeçar që ka sunduar shqiptatët dhe ka drejtuar Shqipërinë?

Next Post
Gjykata Speciale arreston sërish ish-komandantin e UÇK

Gjykata Speciale arreston sërish ish-komandantin e UÇK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E reja kundër Kosovës, nuk vjen as nga Zelenski as nga Vuçiqi, por nga Perëndimi

August 10, 2026
Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

Sezoni turistik, Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën, turistët dhe qytetarët!

August 10, 2026
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

“Referuam 54 raste në prokurori, 11 ankesa qytetarësh”- AMP bën bilancin e muajit korrik: 8 efektivë policie të arrestuar dhe 6 nën hetim!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

August 10, 2026
Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com