• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu e urren ligjin, por urren më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët

by Spartak Ngjela
19/12/2021 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Pse politika aktuale ka hyrë befas në një rrugë haptas joligjore në lidhje me konfliktin që është krijuar brenda Partisë Demokratike?

Nga ajo që kemi parë  konkludojmë me siguri për devijimin psikik të Sali Berishës.

Ai është i pushtuar nga frika; dhe kjo e ka sjellë në acarim e në deviacionin e tij psikik, dhe po spikat që ai është duke noton në primitivizëm.

l.
Primitivizmi politik i Saliut, nuk është vetëm çmenduri, por është më tepër një ligësi e hapur. Lulzim Basha dje, në Kuvendin e Partisë Demokratike, bëri analizën e saktë të veprimtarisë së tij në lidhje me Partinë Demokratike; por ai nuk foli për dëmet e mëdha që Sali Berisha i ka sjellë Shqipërisë.

Gjykimin më të saktë e dha Agron Gjekmarkaj që, me analizë, arsyetoi sak barazimin midis enverizmit dhe berishizmit.
Veçse, në fakt, procesi kundër Saliut vazhdon. Ai do të vijojë, sepse dje ai mbeti pa fare parti. Ky ishte rasti i parë në 30 vjet që paligjësia e tij u ndëshkua dhe ai mbeti jashtë sistemit, si një fakir i pamundur.
Pse?

ll.
Saliu e urren ligjin, por urren më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kjo është arsyeja që ligësia e tij nuk është me kundërshtarët e tij politik; por është me Shqipërinë.

Dhe ai ka katër vjet që po kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e saj. Në tridhjetë vjet, me induktim antishqiptar, Sali Berisha ka mbjellë vetëm shkatërrim në Shqipëri. Mos ndoshta ky tani është në devizën e njohur të Luigjit të XlV: Apres moi le deluge – pas meje qameti?!

Saliu; patologjinë e tij si kërkesë për pushtet e shoqëron, jo për drejtimin e Shqipërisë, por për shkatërrimin e saj. Ka një konkurrencë patologjike në gjykimin e tij: ai kërkon pushtet që të realizojë shkatërrimin që ia kërkon patologjia e tij. Por pikërisht këtu duket se e kanë kapur qendrat antishqiptare që gjatë viteve 70’…

Po pse e urren  Shqipërinë dhe shqiptarët Sali Berisha? Kjo kërkon të ketë një analizë psikiatrike; e cila, kam përshtypjen që ndërkohë i është bërë.
Atëherë:
Pse e do këtë shkatërrim që po e kërkon gjatë 30 vjetëve? Ai këtë e ka moton e tij të brendshme; e cila kërkon analizën psikiatrike që përmendëm; por e ka njëherësh edhe kërkesë të atyre që e drejtojnë.
Në fund të fundit, e ka të kotë: është i humbur me gjithsej, se politika amerikane dhe lidërshipi i Shteteve të  Bashkuara po kuptohet që e di se për kë po luan Sali Berisha me pathologjinë e tij mentale; dhe i ka marrë të gjitha masat për ta likuiduar si një individ të rrezikshëm që është sa antishqiptar aq dhe antiametikan.

Madje antiamerikanizmi i tij vjen si pasojë e antishqiptarizmit të tij, dhe po kërkon të krijojë një parti antiamerikane pikërisht për këtë.

Nuk e krijon dot. Në antiametikanizëm tani është vetëm rrethi i tij i korruptuar që ka përfituar privilegje pronash në mënyrë banditeske, dhe ka frikë se do t’i humbasë ato në funksion të reformës antikorrupsion që ka nisur në Shqipëri.

lll.
Shumë shpejt do dalë në pah e gjithë veprimtaria e Sali Berishës kundër Shqipërisë.  Politika amerikane e ka të plotë dhe të dokumentuar veprimtarinë e tij në këtë drejtim antishqiptar; sepse këtë i vuri përpara zëvendës ndihmës Sekretari i Shteti amerikan Hoyt Brian Yee, kur e hoqi nga Çadra dhe e plasi në Parlament.

Por, në të njëjtën kohë; Saliu kot mundohet për të fshehur pjesëmarrjen e tij direkt në vrasjet e 11 janarit; serverin e ka të plotë politika amerikane, ashtu siç është marrë atë ditë, sepse Saliu s’e di që serverat nuk fshihen, dhe Saliu është lodhur kot që e ka fshirë; por, me gjestin që ka bërë, kur ka fshirë servrin e zyrës së vet, ai ka pranuar fajësinë e tij në ngjarje.
Do ta shikoni Saliun në ngjarjet e 11 janarit me Kallashnikov në duar, brenda godinës së Kryeministrisë, që me zor ia kanë hequr armën nga duart bashkëpunëtoret e tij.
Por a do t’i publikojë politika amerikane?
Të shohim; publikimi është një fakt historik që i ndihmon shqiptarët. Por unë mendoj se, përderisa Basha foli për 11 janarin, amerikanët i kanë treguar serverin e zbardhur; i cili është një turp kombëtar, sepse atje do të shihni një kryeministër në një krizë të plotë çmendurie. Edhe Ramës ia kanë treguar serverin amerikanët. Po pse nuk flet Rama?!!

lV.
Megjithatë, Saliu tani është i likuiduar nga Basha dhe Partia Demokratike.  Ai nuk ka legjitimitet, dhe, as gjykatësi nuk po pranon të merret me një çështje, e cila e mban krimin brenda; sepse gjyqtari po thuhet që nuk po dëshiron ta gjykojë paçavuren e Saliut për t’i njohur atij gjyqësisht statutin joligjor që e ka paraqitur si të jetë statuti i ri i Partisë Demokearike. Se Saliu nuk e kupton që gjyqtari, me një akt të tillë si vendim gjyqësor joligjor; kryen një vepër të rëndë penale.

Megjithatë; gjithçka që Sali Berisha ka bërë deri tani për Kuvendin e tij të datës 11 dhjetor, është pa forcë juridike, sepse të gjitha janë akte jashtëligjore. Këtë di edhe Basha, që tallet me të…

Po Saliu, vërtet mendoni se ka bërë një kongres në datën 11 dhjetor?
Ai nuk mbush në këtë sferë gjykimi, por mendon se me marrëzinë e tij mund të arrijë gjithçka, siç e ka arritur deri tani.
Por kjo kohë ka një specifikë të veçantë për Saliun: veprimtarinë e tij jashtëligjore nuk e lejon politika amerikane që është prezentë këtu me ekspertët e saj të nivelit të lartë.
Po Saliu, çfarë do të bëjë tani që nuk ka as parti dhe as mbështetje ndërkombëtare?
Ai na tha se do të bëjë revolucion. Kurse, ata që e njohin gjendjen, kanë qeshur gjatë gjithë asaj nate që iku; duke pirë verë.
Në këto ditë do shihet më qartë pathologjia e tij, sepse do të jetë në kërkim të Dantonit…

Next Post
Roli i policisë në mbrojtje të PD dhe foto e dhëndrit mbi makinë, simbol i politikës tepiste të Berishës

Roli i policisë në mbrojtje të PD dhe foto e dhëndrit mbi makinë, simbol i politikës tepiste të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com