• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salihi: Broja me potencial. Italia speciale për shqiptarët, mund të marrim pikë ndaj secilit kundërshtar

by Java News
04/12/2023 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Te Shqipëria besojnë shumë te ecuria pozitive në Europian, edhe pse shorti nuk të jep shumë mundësi për të qenë optimist. Në Gjermani kuqezinjtë e Sylvinhos gjejnë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Hamdi Salihi në një intervistë me gazetaren Trevisa Tufa në News 24 u duk entuziast. Salihi u shpreh se djemtë do bëjnë maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pikë.

Salihi, pikësëpari, kishe ndonjë preferencë për shortin, Duka kërkonte Gjermaninë, lojtarët të gjithë përfaqësuese të mëdha, po ju kishin ndonjë pereferencë të veçantë?

Me thënë të drejtën nuk kisha preferenca. Isha i kënaqur me shortin. Shkojmë luajmë me 3 ekipe që janë gjithmonë pjesëmarrëse në të tilla kompeticione.

Nëse do të jepej mundësia të luaje një ndeshje në këtë Evropian, kë do zgjidhje? Kë do luaje?

Mund të them Italinë, pasi ka një diçka më ndryshe për shqiptarët, është një rival special për shqiptarët.

Salihi, si të duket si short, kujt i druheni më shumë, cila përfaqësuese të duket më e vështirë për t’u përballur?

Janë të 3 skuadra jo vetëm që marrin pjesë nëpër kompeticione, por janë skuadra që i shkojnë deri në fund rrugëtimit. Kanë të 3-ja skuadrat mënyrën e tyre të të luajturit. Tani je këtu dhe duhet të përveshësh mëngët.

Sfida e parë Shqipëri-Itali, në Dortmund më 15 qershor, sa e vështirë do të jetë të menaxho një sfidë të tillë, kundër kampionëve në fuqi

Italia në kualifikuese nuk ka qenë mirë, pasi ka patur probleme, si përshembull ndërrimi i trajnerit. Janë ekipi kampion. Janë ekipe që marrin gjithmonë atë që duan, luajnë gjithë për të marrë atë që duan. Siç ka ardhur futbolli sot, të gjitha ekipet do kenë shansin e tyre.

Sa mund t’iu ndihmojë ky fakt, pra lojtarët që e njohin mirë kulturën, e njohin mirë Italinë, madje e njeh edhe Sylvinho

Kjo na jep avantazh. Jemi duke folur me lojtarë që luajnë përditë ndaj tyre. Ekipet e vogla kanë patur përherë ndjenjë inferioriteti kur luajnë ndaj kundërshtarëve të tillë. Të shohim si do shkojë, na duhet të shfrytëzojmë disa aftësi.

Sfida e dytë do të jetë ajo kundër Kroacisë, a mund të jetë pikërisht Kroacia, ekipi ku mund të marrim pikë, fundja do jetë një derbi, apo sërish edhe këtu diferenca është e madhe

Diferenca asnjëherë nuk është e madhe ndaj tyre. Ne mund të marrim pikë ndaj secilit kundërshtar. Jam i bindur.

Grupi jonë- Te grupi jonë ishin të gjithë entuziast që ishte një grup që na motivon. Ne bëjmë gjithë atë luftë që të përballemi me këto ekipe. Jemi gati, fillojmë që këtë javë me punën në Federatë.

Ankthi i listës- Kjo është periudhë e sikletshme për një trajner. Çdo trajner e ka të vështirë. Janë lojtarë që kanë kontribuar, por do vijnë edhe të tjerë.

E mbyllën grupin në vendin e dytë, 8 ndeshje 16 pikë, por nuk është se kishin në grup të vështirë (Turqi, Uells, Armeni, Letoni) nuk duket aq e pamundur për t’i marrë pikë, përtej emrit

Golat janë shpërndarë shumë. Shpresoj të vazhdoj të jemi të paparashikueshëm.

A mund të jetë Broja arma plus e Sylvinho, ke diskutuar ndonjë herë me të, a ka Sylvinho-n një plan për Brojën?

Broja është një lojtar me potencial. Shpresoj që edhe Broja të jetë në kulmin e tij.

Kujt i marrim pikë Salihi, me sa pikë e mbyllim grupin?

Shpresoj të marrim aq pikë sa na duhen për të kaluar grupin.

Next Post

Tymi i zi, për shkak të Gaz Bardhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In