• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salierët dhe otomanët që sulmojnë Kadarenë

by Agron Gjekmarkaj
24/08/2018 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Mbi Kadarene dhe librat e tij !

Të veshur me petkat e banalitetit të përditshëm, politikanët e Tiranës mendojnë se bëhen interesantë e shkëlqejnë si miza duke dhënë mendime mbi Kadarene dhe librat e tij!

Dekomunistizimi në Shqipëri është një proces tanimë i dështuar. Dy partitë kryesore në vend jane provuar në pushtet me rradhë qysh nga 22 Marsi 1992 dhe as e kane dashur e as kanë tentuar ta ndërmarrin këtë proces, sepse ndihen bij të komunizmit dhe nxënës të asaj shkolle.

Në kulture jo e jo, që s’ka patur asnjë rezultat serioz në këtë drejtim. Nga viti 2005-2013 vendi u qeveris nga PD, kohë e mjaftueshme për të bërë atë që pritej në 1992-1997, por asgjë nuk ndodhi.

Mjafton të marresh në konsideratë memuarialistikën e burgjeve dhe autorët e ndaluar ne raport me tekstet e shkollave të ulëta, për të kuptuar qe hierarkia ideologjike nuk ka ndryshuar ne kete vend.

Yndyra e soc-realizmit u konsiderua si elitë e vendit nga PD dhe PS si dhe nga Presidentët e vendit pa përjashtim. Një vështrim i shkurter i ketyre 28 viteve i Akademise, Instituteve, Universiteteve te le menjehere kete shije dhe te ben me kuptue sa hipokrizi dhe retorikë batakcinjesh konsumohet ne vendin tone.

Kungulli i soc-realizmit ne te gjitha fushat çan detin si transoqeanik! Kur socrealistet mbeshtesin PD, janë antikomunistë, kur mbeshtesin PS-në, jane baballarë të kombit.

Në këtë llakërdi emri i Ismail Kadaresë nuk duhet zënë me gojë. Ai është përjashtimi absolut me të pangjashëm.

Kadare nuk është produkt i kulturës tipike shqiptare, më së shumti është bir i talentit te vet. Nuk është e nevojshme të ndalemi kush është Kadare dhe vepra e tij se biem në patetikë edhe kur e lëvdojmë edhe kur e shajmë.

Një gjë, kushdo që merret me letersi e di qe vepra e tij në total dhe realizmi socialist s’kane asgje te perbashket me ndonje perjashtim te parendesishëm.

Personalisht se kush është Kadare dhe Vepra e tij, e kam kuptuar në një menyre shume me mekanike sec i lejohet nje pedagogu te letersise.

Kur gjindem jashte Shqiprise aq here sa kam mundesi futem neper librari. Aty ndien nje vetmi te madhe. Shqiperia nuk ekziston ndersa Ismail Kadare po! E gjen cep me cep te Europes dhe Botes me librat e botuar ne komunizem dhe ne demokraci pothuaj te plote vepren e tij.

Nese deshiron te hapesh nje bisede te karakterit profesional me nje koleg te Universiteteve te huaja per lerersine shqiptare, derisa shqipton emrin e Kadarese ke udhetuar ne hapesire boshe.

Fatkqesisht shkrimtaret shqiptare sociealiste apo demokratike kane mbetur shkrimtare lokal sado qe botojne ndonje lajm ne media per “famen” e tyre.

Me Kadarene eshte ndryshe, Europa e njeh per te vetin e njeh per klasik te madh, e njeh shkrimtar i cili ka shkruar ne regjimin me te eger te kohes letersi europiane si koleget e tij me te mire, cfare do qe te thone shqiptaret me shamatat e tyre te perditshme. Kadare sulmohet nga dy kategori ne Shqiperi.

Te paret jane salieret e perjetshem, te dytet neotomanet qe nuk i falin kurre faren e Europes qe ka mbjedhe ne nje toke qe ata e mendon te shkretuar me librat e tij. At Zef Pllumi qe burg kishte bere nja 26 vjet, qe kultura e shkrimit dhe e leximit e mbi te gjitha gjykimi mbi historine nuk i mungonte pat deklaruar vite me pare qe me Kadarene jam ne nje llogore ne ate të kultures Europiane ne Shqiperi. Do te ishte nder i madh nese Alibeu me shoke heqin dore nga fyerja e inteligjences qe na bejne duke folur sot e kesisoj per ligje dekomunistizimi.

Tek partia e tij ben mire te shohe se familjet e komunizmit jane kembekryq, bijte qe jane krenare per eterit me teser, e pastaj ta rimendoje edhe njehere ligjin.

Me duart e Kadarese eshte kote te kerkosh te nxjerresh geshtenjat nga zjarri i Edi Rames dhe neokomunistëve qe dominojne jeten politike dhe kulturore te vendit tone.

Banalizimi i Kadarese eshte i pamundur pas shume provash qe ka kaluar ndermjet Shqiperise dhe Europes ku e para e shtyn perfundimisht kah e dyta si rastesi teksa ajo e pranon si natyrshmeri.

Panorama

Next Post
Loris i dehur në timon, dënohet kapiteni i Francës

Loris i dehur në timon, dënohet kapiteni i Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com