• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji takim me mbështetësit e Rithemelimit në Durrës: Shfrytëzuan përçarjen tonë, në Athinë ishte…!

by Java News
13/05/2024 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, gjatë një takimi të zhvilluar sot me mbështetës të Rithemelimit në Durrës, ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë, duke thënë se “ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen e demokratëve për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë”.

Salianji po ashtu u ndal edhe në takimin e Edi Ramës në Athinë me shqiptarët, teksa tha se “mori të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë”.

“Kemi qeveri, një kryeministër, kemi qeveritarë që nuk kujdesen për interesat e qytetarëve. Kemi një qeveri e cila ka shfrytëzuar përplasjen dhe përçarjen tonë për ta varfëruar akoma dhe më shumë Shqipërinë. Për ta zhvendosur fokusin nga përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe për ta kthyer se çfarë po ndodh në PD.

E patë sot të gjithë se si në një aktivitet në Athinë, Edi Rama çoi që të gjithë shkaktarët e përzënies së qytetarëve shqiptarë, i kishte me vete. Për çfarë shkuan atje të gjithë kryetarët e bashkive? Për çfarë shkuan në Athinë të gjithë drejtuesit e administratës publike? Për çfarë shkuan atje të gjithë banditët të cilët i shërbejnë Edi Ramës si këtu si atje? Për ti treguar qytetarëve që janë larguar nga kjo qeverisje se këta janë fytyra e vërtetë që kanë përzënë familjarët tuaj, nipërit dhe mbesat apo fëmijët.

Janë ata njerëz që me kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në korrupsion në vjedhje me ngritjen në piedestal të injorancës në administratën publike, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë një çdo cep të kësaj republike kanë bërë të mundur që sipas Eurostat 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria. Dhe në ata 700 mijë shqiptarë që kanë ikur në vitet e fundit, e patë se si Edi Rama u detyrua të merrte bashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria e cila në mënyrën emblematike u përmblodh nga drejtori i Teatrit të Fierit”, tha ai./m.j

Next Post
I ‘forti’ i Sukthit/ Kërkoi zbutjen e masës së sigurimit, GJKKO lë në burg Kep Arapin

I 'forti' i Sukthit/ Kërkoi zbutjen e masës së sigurimit, GJKKO lë në burg Kep Arapin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In