• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji, sot para gjyqit për ‘Babalen’ / Deputetët e ‘Rithemelimit’ dhe të Alibeajt bëhen bashkë në seancë

by A R
17/10/2022 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot në orën 10.30 akuzën e Prokurorisë ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ai akuzohet nga Prokuroria se ka kryer kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Siç shihet në foto, në mbështetje të Salianjit, në gjykatë kanë shkuar edhe disa deputetë të PD-së, përfshi këtu ata të grupit të Alibeajt dhe Berishës.

Në seancën e parë që duhej të mbahej në 4 korrik, Salianji tha se procesi është i manipuluar me një dëshmitar të rremë.

Çështja “Babale” solli edhe dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërsa Salianji akuzon edhe vëllain e ish-ministrit, Geron Xhafa si të lidhur me trafik droge.

Sipas prokurorisë, kjo gjë nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar që përfshiu dëshmitarin “X” dhe një shok të tij të joshur për përfitim personal.

Por Albert Veliu, njohur ndryshe si Babalja, u largua për azil politik, kurse bashkëpunëtori i tij, Fredi Alizoti, i vetmi që bëri burg sipas Gjykatës së Apelit u tërhoq nga apelimi, pasi e ka vuajtur dënimin.

Në këto kushte, Salianji pret të jetë dyfish i akuzuar, jo vetëm nga prokuroria por edhe nga Geron Xhafa për të cilin Gjykata e Apelit kërkoi të njoftohet për nisjen e procesit, pasi ka statusin e viktimës dhe të dëmtuarit.

/a.r

Next Post
‘Njëri prind ka 3 vjet në krevat’ / Doktori i Fiksit tregon jetën e vështirë: S’kam as motër, as vëlla

‘Njëri prind ka 3 vjet në krevat’ / Doktori i Fiksit tregon jetën e vështirë: S’kam as motër, as vëlla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com