• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Salianji s’na njoftoi për takimet”, Luan Baçi: Shabani s’është i yni, firmat i dhamë kot!

by A R
09/12/2025 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në moderimin e Arbër Hitajt, sqaroi qëndrimin e PD-së lidhur me kandidaturat për Avokat të Popullit dhe situatën brenda opozitës.

Baçi theksoi se Endri Shabani nuk është kandidati i PD-së për Avokat të Popullit, duke shpjeguar se firmat e deputetëve ishin vetëm procedurale.

“Opozita, duke qenë në një situatë të tillë, sidomos pas zgjedhjeve të bashkisë së Tiranës ku u propozua një kandidat nga shoqëria civile, vendosi të mbështeste të gjitha propozimet e ardhura nga grupimet opozitare. Firmat u dhanë vetëm për t’i paraqitur kandidaturat te komisioni, si një hap formal. U firmosën rreth 20 kandidatë për avokat që kërkuan mbështetje dhe ne i kemi firmosur,” u shpreh Baçi.

Ai shtoi se këto firma nuk përbëjnë mbështetje politike, por një procedurë për të garantuar përfaqësim të opozitës në fazën e parë të filtrimit.

“Firmat janë tërhequr dhe kjo është ligjore. Të gjitha kandidaturat që do të shkojnë në Kuvend janë të pafirmosura. Grupi parlamentar i PD-së, nëse i lihet opozitës e drejta për kandidaturën, do të mblidhet dhe do të zgjedhë vetëm një emër për ta çuar në Kuvend,” deklaroi ai.

Baçi: Takimi i Salianjit ishte gabim organizativ, jo lëvizje politike

Deputeti u ndal edhe te takimi i fundit i Ervin Salianjit, duke e konsideruar një gabim procedural, por jo një lëvizje brenda partisë.

“Jam plotësisht dakord që çdo deputet dhe çdo anëtar kryesie duhet të dalë në bazë, të bëjë takime dhe të diskutojë me strukturat. Por Partia Demokratike është një parti e organizuar, me statut dhe udhëzime të qarta. E vetmja problematikë që pashë te zoti Salianji është se duhej ta njoftonte kryesinë dhe strukturat qendrore për takimin, që të koordinohej me degën përkatëse. Nuk është lëvizje, absolutisht,” theksoi Baçi.

Next Post
Avokati i Popullit, Kalaja sfidon Berishën: Të enjten shkoni me një emër në seancë

Avokati i Popullit, Kalaja sfidon Berishën: Të enjten shkoni me një emër në seancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In