• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji reagon nga burgu për Peleshin: Pse nuk u hetove për helmet kur ishe ministër Bujqësie dhe korrupsionin si kryetar bashkie?

by A R
04/10/2024 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji reagon sërish nga burgu në përgjigje të deklaratave të kreut të grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, i cili e konsideroi të paprecedentë dhunën në Kuvend. Nga Korça ai deklaroi se opozita kaloi vijën e kuqe.

Për Salianjin, Peleshi ka përfituar nga standardet e dyfishta të drejtësisë dhe sipas tij nuk është hetuar plotësisht për kohën kur ishte ministër Bujqësie, apo kur ishte kryetar bashkie në Korçë.

“Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapën disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Çfarë  shkakton dëm për interesin publik, helmimi i qytetarëve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda ditës për në Itali?!”

Salianji ngre pikëpyetje mbi dënimin e tij dhe akuzon kryeministrin Rama se e paralajëmroi ën 3 seanca dënimin e tij.

“Nëse thënia e të vërtetave dhe denoncimet e mafies kanë kosto, po marr përsipër çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat. E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që në parlament e paralajmëroi në 3 seanca dënimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit,  i doli për zot dënimit, duke i dhënë argumente gjykatës që ende sot nuk po i shpall. E vërteta vonon por nuk harron!”

Ai thotë se “sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!”

/a.r

Next Post
Kanabisi i kultivuar mes misrit, zbulohet në Greqi plantacioni 15 milionë euro

Kanabisi i kultivuar mes misrit, zbulohet në Greqi plantacioni 15 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In