Deputeti i PD-së Ervin Salianji komentoi protestën e Sali Berishës të mbajtur pasditen e sotme përpara kryeministrisë për të cilën u shpreh se kushdo që proteston kundër qeverisë është e drejtë, por kur nuk arrin qëllimet e veta kthehen në të kundërt.
“Gjithsecili që proteston ka të drejtë, nëse do thoja si matje pakënaqësie ka shumë pakënaqësi ndaj qeverisë, Berisha do doja të kishte shumë më shumë, ishte protestë kombëtare me mobilizim të madh në situatën ku ndodhej, por ai nuk mundi të mobilizonte as numrin e delegatëve të pretenduar. Kushdo që proteston kundër qeverisë është protestë e drejtë, por kur nuk arrin qëllimet e veta kthehen në të kundërt”, tha ai për MCN Tv.
/b.h