• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e Berishës/ Bylykbashi: Treguam kush është opozita, për 8 vite inekzistente! Politikanëve i duhet ‘Votingu’ jo Vetingu

by Java News
20/12/2021 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli rreth protestës së organizuar pasditen e kësaj të hënë nga Sali Berisha në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, duke cilësuar se kjo nismë është në kundërshtim me interesant e shqiptarëve dhe Kosovës.

Ai tha se ky ishte një rastë shumë i mirë që opozita të tregonte forcën e saj,m pasi për 8 vite ka qenë inekzistente.

“Kjo ishte protesta e parë që nga 1999 që nuk ka një e sfond të një çështje kombëtare . ‘Ballkani i Hapur’  shkon në dëme të interesave të Shqipërisë dhe Kosovës.  Të gjithë analistët janë duke shkuar në konkluzion se vetëm Beogradi do të përfitojë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të humbë.

Bashkëpunimi rajonal ka qenë gjithmonë në fokusin tonë, edhe kur kemi qenë ne në qeveri, por kjo nismë  dëmton Kosovën, ndaj dhe sonte kishte edhe qytetarë nga Kosova. Ky është një proces që Rama po e shtyn përpara nga Soros, është e vjetër.

Ky ishte një rast shumë i mirë për opozitën, që ta refuzonte një raport të tillë, jo bashkëpunimin, por lidhur me qasjen e Ramës. Ne duhet të demonstronim se kush është opozita. “, tha ai.”Opozita këto 8 vjet e udhëhequr nga Basha nuk i ka çuar kauzat deri në fund. Vendosi të rrëzonte qeverinë nëpërmjet djegies së mandateve, ndërtojë një set prej 10 protestash, duke kërcënuar edhe në bllokimin e zgjedhjeve.

Pasoja qenë shumë të rënda mbi opozitën, duke humbur grupin parlamentar, një opozite bën shumë, kur humbet, të paktën të jetë në gjendje të bllokojë qeverinë. Ne i lamë fushën të lirë Edi Ramës. Ne e kemi këshilluar mos ta merrte atë vendim. ” , shtoi ai.

I pyetur për vetingun e politikanëve, deputeti i PD tha se është kundër, duke shtuar se vetëm “votingu” mund të “zhduki” politikanët e korruptuar.

“Unë jam kundër konceptit të vetingut në përgjithësi. Është një mekanizëm që destabilizon sistemin, e thotë Komision i Venecias, përveç rastit shqiptar, ky është i vecantë. Unë besoj që politika  nuk pastrohet nga Vetigu, por pastrohet thellë nga ‘Votignu’, pra nga vota e garantuar. Politikanët e korruptuar nuk mund të kenë vend në parlament. Nëse ne qytetarëve i garantojmë votën e pastër do të shihni që do largohen. “, u shpreh deputeti.

Duke folur për kryedemokratin, mbështetësi i Berishës tha se Basha ka krijaur kultin e tij brenda partisë, duke thënë se merr çdo vendim vetë dhe shfuqizon çdo organ tjetër brenda saj për t’u forcuar vetë.

“Ajo që kam kuptuar në vitn 2017 me çadrën, është “Mosfoltorja”. Basha ka krijuar kultin e tij,derisa të bënte lëvizjen e fundit, largimin e Berishës. Ai humbi zgjedhjet dhe rizgjodhi veten, pastaj humbi prapë dhe prapë e rizgjodhi veten. Ai ndryshoi statutin, duke kthyer partinë në një organizatë militare.  Basha merrte çdo vendim pa pyetur askënd. Ai po vriste votën e anëtarëve dhe organeve kolegjiale, ai forcohej duke bërë të pavlera organet e tjera. Merrte vendime pa pyetur.” shtoi deputeti.

Bylykbashi lidhur me Kuvendet tha se në të vërtet është vetëm një! Kjo pasi sipas tij Kuvendi i 18 dhjetorit (i Bashës), nuk plotësoi kuorumin e nevojshëm dhe për pasojë asnjë vendim nuk mund të jetë i vlefshëm.

“Basha po mohon realitetin! Këshillohet për të shkuar më tej në këtë betejë. Ka këshillim edhe jo shqiptarë, kam parë persona të tillë. Ka një ndryshim tek Lulzim Basha. Ai duhet të shkonte në një votim, por nuk e bëri. Ai zgjodhi të dyzonte opinioni. Kuvend është vetëm një nuk kanë ndodhur dy sic thoni.

Ai i datës 18 dhjetor nuk ka ndodhur. Kuvendi 18 dhjetorit propozoi një kryesi e cila nuk kishte kuorumin ligjor, shumica dërmuese ishin pa një mandat të ligjshëm nga Këshilli Kombëtar. Duke mos qenë Kryesia e Konstituuar, nuk ka patur mbledhje dhe as vendim për të thirrur datën 18. Në këtë pikë asgjë nuk vlen, sepse nuk ka ndodhur mbledhja. Kjo është në aspektin ligjor! Që të vlej mbledhja duhet të plotësohet kuorumi.”, tha Bylykbashi./m.j

Next Post
Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: E drejta e qytetarëve për të votuar pa presion, bazë e demokracisë

Kim: DASH nis iniciativat për të luftuar korrupsionin e për të mbështetur zgjedhje të ndershme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com