• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji mbajti meshën e qëndresës, Majko na u ul pranë, Qefalia u turr si dem i tërbuar

by Agron Gjekmarkaj
03/11/2023 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Pader Salianji !

Pader Salianji pat diten e tij dje. Ai mbajti meshen e qendreses dhe të adhurimit ndaj demokracisë në sallen e Kuvendit. Nga predikatorja shperndau temjan, atë lëndë të ngurtesuar që kur ndizet leshon aromë e tym të cilat e bëjnë djallin terbiet, të ike nga sytë këmbet. Ik djall , Ik djall, Ik djall perseriste ai me zë igumenik ritualin teksa kori i vasheve psheretinte alelulja, aleluja, aleluja.

Ndersa lutja kryehej disa deputet socialistë u bënë të padukshem.

Karriget që ishin mbledhur aty ai po i purifikonte e libronte nga vesi që peshë e kohes mbi to kishte shkarkuar prej të ndënjurave të pushtetit.

Mirëpo të mazhorances paten një keqkuptim të madh. Ata menduan që seanca e cila kishte per qellim paqen, kthjellimin e pergjithshem, esnafllekun e shpirtrave do duhej të ishte moment konflikti e perplasjesh.

Atyre Salianji që po ju fliste me gjuhen e Perendisë si Savanarola mekatarve fiorentin u shfaqej si vete dreqi që në turren e druve duhej percelluar. Ndaj gardistë të shumtë herë pas here tentonin ti nduknin zhgunin e murrmë, ti hiqnin nga dora librin e shënjtë, kupen e kelkut, lisharsin e argjendtë të temjanit.

Pastaj ay nga interpreues i doktrines fap doli si mbrojtes i saj mori një karrike e hodhi mbi banakun e Qeverisë aqësa tempulli u drodh si gjethe fiku nga puhiza.

Keqkuptimi

Xhemali pasi shkembeu me Taon dy shikime të nxehta i dha trup e shpirt keqkuptimit. U turr si një dem i terbuar për të rimarrë karrigen e vet. Por nuk i kishte bërë llogaritë mirë.

Mondi si mbreti Leonidha i termopilasve ja ndali hovin me trupin e tij gati për sakrificë. Xhema kerkoi tjeter shteg po aty gjet Xhele Mziun si Elez i Isufin të cilit po i thoshte “dua karrigen time, dua karrigen time” po ai ja ktheu “mos e thuj dy herë atë fjalë se baj të kjaj e zeza nanë”.

Nën shembullin e Tonit që veproi më mend si debatikas edhe ai kapi një karrige nga të Opozites dhe iku me vrap tek vendi i tij. Nasipi si njeri që ka parë botë me sy buzeqeshte dashur dhe i mbushte mendjen vetes ‘nuk bëjmë keshtu per karrige ne’. Petrua leshontë nama sapo hyri, bashkë me Bujarin e Lushnjes “ju shoftë kanceri ju shoftë”. Ismeti i gezohej punes së re mbledhjes së djersve të perpjekjeve.

Antoneta me një forcë fizike të admirueshme si druvari që bën copash pyllin per pak sa nuk ja doli të çante barrikaden dhe të merrte të veten. Po aty doli Elda Hoti si Gavroshi dhe nuk la asnjë hapesirë. Florenc Spahu citonte Kuranin “dashuria e tepruar ndaj kësaj botë është rrënja e gjitha të keqiave”.

Majkos, Mimi di Puccinit dhe Etildes jua ruajta deri vonë ndënjesen , duke u lutur amani more amani, po të mitë më panë vënger dhe u detyrova të terhiqem. Luan Baçi pasi deshtoi të më ngarkontë në shpinë nja dy karrige, si kameraman dasmash filmonte gjithçka dhe nuk desha të mbetem si tradhetar në shirit.

Pandi erdhi dhe u ul mes meje dhe Jorides si burrë në moshë që është. U merzita ca se atë vend e ruajtem për Etilden.

Fatmir Xhafa u nis me yrysh dhe po me kaq shpejtësi u kthye me duar në xhepa. Qëkur e ka thirrur Babo duket më luftarak.

Braçja nuk erdhi fare kur e mori vesh gjithësa. Të ma bëni me hile tha kur të gjithë të ngrihen në këmbë unë të dukem më i shkurter. Antoneta i tha eja të ngre unë hopa. Po ai jo jo nuk dua. Blerina therriste më zë të mbrehtë po fjalë e saj ënde shumë larg veshit të Babos mbetet.

Klotilda e trazuar nga gojëligu Gazmend per do punë azhbrj-e ferkonte duart sebashku me Ermon e cila në vend të zemres ka një mullar tek vaj per gijotinen e komisionit të Etikes kerkonin. Vetem Tezja qeshte kur tymi i temjanit doli ngjyrë mavi. Kur puna u bë keq Lefko Gështënja u tha shpirtin mund të ma merrni po karriget e kesaj ane kurrë. Dash Sula u perlot. Cane Dogjani kendonte këngen e Hajredin Pashes.

Kollçaku fliste rrotull ‘mirë tu bëhet” nuk deshet gjeneral në drejtim po axhaminj.

Elisa dukej më e nurshmja ndër gra dhe më trimja ndër burra ndersa Niko nikoqiri më i ëmbli nder burra dhe më trimi nder gra. Megjithëse naten i kishte dalë në ënderr Vangjua miki i tij i vjeter nga Durresi që i thoshte si më harrove evlat , sillmë një paketë cigare së paku. Mageriti rrinte drejt dhe qerpikun si heshtë për ta ngulur në plencin e ndonjërit kishte ngritur. Ogi mendonte pse nuk reflektuan keta qafirë mbi idetë e Kostes dhe Gramozit për opozitem që duam e kallej në dilema moskuptimi. Tao i zymtë se vartesve të tij u kishte kaluar miu nën hundë dhe i hidhte valle në pëllëmbë.

Beteja

Të gjitha iluzionet kanë një fund. Shyqyr qe erdhi Jorida me ngjyrat e saj dhe ma zbuti disi shkrumbim e athet të betejes. Keqyri rreth e rrotull nëse Lideri në perspektivë Gazi është aty?! Një eh nostalgjie leshoi dhe u ngurtesua mesoi që tek Elizeu sëbashku me Albanen dhe Kryezevendes Liderin e të tjerë luftetarë të lirisë po bëjnë plane per mesymje. Kujdesi i Ines për Doktorin e madhengjeu.

Tritani mu afrua e me të drejtë rashë dakort se ne të dy jemi katolikë tha ndaj na shkon solidariterti po jo lufta , po na hoqen një pellembë duhet të kthejmë dhe faqen tjeter. Hallall jua bëj dackat po mos më raftë per hise qerpiku i Margeritit ofshana. Dashtë Zoti e ndeshet Ina me të.

Babo kur pa që të vetet po tulaten ju çoi haberr të vetësakrifikoheshin. Të ngriheshin në këmbë me kartonet në duar si kallashnikollë në mbrojtje të njerzve dhe buzeqeshi me vete sa mirë i dukeshin pa karrika ata qerratenj që ja hëngren shpirtin. Nuk është habi që tani e tutje ti lërë në këmbë si zymbylë.

Lindites i lipsej një pikë ujë shikonte ku është Kosta i saj me Gencin e të tjerve po ata askund nuk dukeshin e ashtu me etje e vrap numeronte ligjet që aman hatri i Zotit votoheshin mes zjarrit të luftes.

Në shtepi mes rëndjes e panikut shkuam natyrisht pas bekimt të Salianjit “Zoti qofte me ju”, ku ne ja kthyem “edhe në shpirtin tënd” fati na ndihi se lexuam atë birinxhi fjalim që një nga shoqata e byrekut nuk ja doli dot ta lexontë dot në sallë. Lezet të madh emocional na shkaktoi.

Next Post
Rikthehen “maskat” në Fier, grabisin një banesë në qendër të qytetit

Vodhën dokumente me vlerë nga zyrat e Bashkisë Elbasan, në hetim dy të rinj e një i mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In