• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji letër nga burgu për votuesit për herë të parë: Vendi i ka sytë nga ti, ke në dorë ndryshimin

by E S
18/04/2025 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 115 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kur na ndajnë pak më shumë se 3 javë nga votimet, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u ka dërguar një letër nga burgu atyre duke u kërkuar që të reflketojnë dhe të reagojnë. Në letrën e demokratit përmendet largimi masiv i të rinjve dhe akuzon Ramën se i ka fyer vazhdimisht ata duke promovuar talljen.

Sipas Salianjit autokracia në pushtet, ka synuar t’i trajtojë të rinjtë si masa pa zë, pa kujtesë e pa aspirata, duke përdorur propagandë e spektakël në vend të qeverisjes së mirë, por ai thekson se zëri i tyre është vendimtar për të bërë ndryshimin.

Në letrën e tij, Salianji i fton të rinjtë të të kuptojnë se krimi, korrupsioni, padrejtësitë sociale dhe ekonomike i prekin ata drejtpërdrejt dhe duhet të reagojnë.

Sepse, thekson Salianji, ndryshimi është në duart e tyre, dhe vota është arma më e fortë që kanë. Shqipëria ka nevojë për zërin, gjykimin dhe vendimin e tyre.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Letër votuesit për herë të parë!

Me gjithë plakjen e popullsisë, kryesisht për shkak të emigrimit, sërish rreth 115 mijë të rinj votojnë për herë të parë pas 22 ditësh. Kjo grupmoshë që ishte deri para një dekade dominante, 18 deri në 20 vjeç, edhe pse është rrudhur ka jo vetëm numrat e nevojshëm për të vendosur drejtimin e Shqipërisë, por dhe forcën për të ndikuar e për ta rrezatuar gjykimin e saj.

Dikush në përfundim të gjimnazit apo sapo ka nisur universitetin është tërësisht sovran për të marrë një vendim të rëndësishëm me 11 Maj.

Duhet vetëm një moment zgjimi. Duhet një çast për të davaritur mjegullën e tymin që ka prodhuar e vetmja industri eficente që socialistët, më saktë rilindja, vuri në punë në këto 12 vite, që është propaganda.

Edi Rama ka bërë gjithçka për ta trajtuar një votues për herë të parë si një tabula-rasa, si një homo-sapiens, pa interesa, pa kureshtje, pa projekt, pa ëndrra, pa aspirata.

Autokratuci e do këtë votues, këtë maturante ose student, që të jetë një masë pa memorie, pa analizë, pa reflektim. Dhe beson se i bën ata për vete shumë thjeshtë, me truke në veshje, me batuta, duke u sjellë si rock-star, apo duke marrë në krah disa këngëtarë të njohur.

Edi Rama i ka fyer vazhdimisht duke i trajtuar sikur nuk ka çfarë u duhet atyre se si qeveriset vendi, nuk u hyn në punë korrupsioni, apo lidhjet me krimin.

Dhe modelet që ka zgjedhur të promovojë, janë një tallje tjetër për të rinjtë, për votuesit për herë të parë.

Unë kam punuar gjithnjë me të rinj, dhe e di mirë se Edi Rama gabon me këtë shpërfillje.

Fuqia e tyre analitike është më e lartë se sa mesatarja e qeverisë së rilindjes, dhe ku e ku më e lartë se e shumë kopukëve që e rrethojnë autokratucin.

Po bëhen 6 muaj që jam i penguar, i ndaluar të merrem me politikë sepse kështu dëshiroi Edi Rama, po në kushte të tjera do të isha me ta çdo ditë në këtë betejë vendimtare për vendin, për ta ndalur gremisjen finale në humnerë.

Dua ti them me këtë letër, dy fjalë votuesit për herë të parë.

Qeverisja e keqe, krimi dhe korrupsioni lidhen me ty dhe kanë të bëjnë me ty më shumë se me asnjë tjetër. Sepse Edi Rama minon kështu shanset e potencialin që vendi yt do të ofronte. Dëmton rrugën që duhet të ndjekësh për të ndërtuar të ardhmen kudo ku ti aspiron. Ti e ke tërësisht të drejtën, të pretendosh e të kërkosh një atdhe ku nuk vidhet në çdo tender, ku krimineli nuk bëhet deputet e kryetar bashkie, ku listat nuk i caktojnë bandat, ku karriera nuk behet me parti, ku patronazhisti të mos jetë beu i lagjes.

Ti e di tashmë, po do ta ndeshësh dhe në tekste e leksione, se nuk është demokraci ajo kur Kryeministri urdhëron burgosjen e një deputeti të opozitës, për një denoncim, për një konferencë shtypi. Nuk është ky sistemi, shteti që ti meriton. Dhe kjo çështje të përket ty.

Padrejtësia që krijon qeverisja e keqe, të përket ty më shumë se kujtdo tjetër. Kur sheh prindin tënd që mundohet e nuk ja del, e nëse i mbulon faturat e shpenzimet nuk ngelet më asgjë, kur sheh gjyshin ose gjyshen tënde që numërojnë qindarkat e maten mirë për të blerë në market, dyqan a farmaci, kur dallon se disa të tjerë të lidhur me qeverinë marrin shpinë e dytë e të tretë, je ti që duhet të reagosh. Kush tjetër do ta bëjë nëse jo ti.

Kur sheh babain që hedh prodhimin se nuk e shet dot, kur dëmtohet sera e askush nuk të subvencionon, kur ngelet molla apo domatja stok, kur me aq sa e tregton nuk nxjerr as kostot, kur është bërë e pamundur të shtosh krerët e bagëtive dhe ato po zvogëlohen nga viti në vit, kjo është një situatë që të përket ty drejtpërdrejt, më shumë se askujt tjetër. Sepse kjo gjendje po rrënon të ardhmen tënde. Nëse ti nuk do ta thuash fjalën tënde, kush tjetër.

Kur vëren se taksat janë të larta, nafta mezi merret, kur faturat e energjisë janë dhimbje, kur nuk shtohet puna por shtohen taksidarët që vijnë vërdallë si hiena, kur gjobat mbijnë ngado, çfarë do bësh? Do thuash dot se kjo nuk ka të bëjë me ty?!.

Kur vjen student, e të duhet të bësh prioritet përballimin e jetesës, pastaj po të doli kohë të mësosh e të thellohesh në fushën tënde, në profesion a dije, a nuk të revolton kjo? A të përket ty kjo situatë?

A duhet përmbysur e gjitha kjo. E gjitha kjo vjen nga ai tipi me syze e kapele që del me Noizin aty, që bën tallava me gaztoret e oborrit. Ai kërkon që ti të mos mendosh, kërkon që ta gjykosh nga atletet, jo nga vendimet që merr. Ti e di që kjo është një tallje direkt në kurrizin tënd. Nuk ke pse e mban. Ti e ke në dorë ta bësh ndryshimin. Me votën tënde me 11 maj. Ajo është dita e një prej akteve më të forta që do të marrësh, për të cilin do të jesh krenar një ditë. Jo vetëm për veten tënde. Por dhe për gjyshërit, për prindërit, për shokët e miqtë. Për Shqipërinë. Vendi i ka sytë nga ti!

Next Post
“Jo më hajdutë të 7×7=313 për biznesin”, Basha: Lekët do punojnë për ekonominë! Fund inspektimeve abuzive

“Jo më hajdutë të 7x7=313 për biznesin”, Basha: Lekët do punojnë për ekonominë! Fund inspektimeve abuzive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Ishte sot në SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci merret i pandehur

December 19, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Zbardhet i plotë vendimi i qeverisë/ Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari 2026

December 19, 2025
Miratohet vendimi, paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Ndryshime në qeveri/ Ministria e Mbrojtjes me një zv.ministër të ri, Rama firmos emërimin (EMRI)

December 19, 2025
Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

December 19, 2025
Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

December 19, 2025
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

December 19, 2025
VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

December 19, 2025
Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

December 19, 2025
VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In