• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji: Florian Binaj detyroi Ramën të shtyjë zgjedhjet në Tiranë. Të dhënat tregojnë që…

by E S
25/10/2025 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji foli në “Kjo Javë” edhe për garën për Bashkinë e Tiranës. Florjan Binaj, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita kandidon përballë socialistes, Ogerta Manastirliu.

Ish-deputeti i PD tha se Binaj po merr mbështetje masive në kryeqytet dhe këtë ai e shihte edhe nga takimet që ka zhvilluar vetë me qytetarët, duke mbështetur kandidatin e pavarur. Salianji tha se për shkak të popullaritetit të Binajt, Rama u detyrua të shtynte zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, për të fituar kohë, sipas tij, që të gjejë mekanizmat për këtë përballje elektorale.

“Për mua që në nisje ka hyrë në avantazh, aq shumë sa e ka detyruar të shtyjë zgjedhjet. Pra, Edi Rama i ka shtyrë zgjedhjet për t’i dhënë kohë, që të përdorë të gjithë mekanizmat e vet. Florian Binaj ka energjizuar pjesën gri në Tiranë”, u shpreh Salianji.

Ai tregoi edhe pritshmëritë e kandidatit të pavarur, duke shtuar se të dhënat e nxjerrin atë fitues përballë Manastirliut.

“PS në Tiranë është 48.2%. Të gjitha të dhënat janë që Florjan Binaj të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës për shkak të mbështetjes masive. Edhe ata që nuk e duan z.Berisha, duke votuar Binajn i japin mundësi për të treguar edhe PD-së, edhe shoqërisë që duhet të ketë ndryshime dhe profile të këtij lloji. është mundësi e artë për qytetarët e Tiranës t’i tregojë të gjithë shoqërisë që një kandidat që nuk i nënshtrohet urdhrave të partive politike por vjen si një nevojë e shoqërisë, por edhe si fakt i angazhimit të madh në kauza publike, të votohet dhe t’i tregohet partive kjo është rruga e duhur dhe boll se na keni lodh”, tha më tej Salianji.

Ervin Salianji shtoi se do të jetë në fushatën e Tiranës në mbështetje të kandidatit të pavarur, duke u angazhuar në Njësinë 6, zonën e Kombinatit e cila njihet si bastion i të majtës.

“Jam dhe do të jem në zgjedhjet e Tiranës, për të mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, një kandidat i shkëlqyer i mbështetur nga opozita. Shoh një mbështetje masive që e shoh tek njerëzit. Ka një padurim të njerëzve dhe pyetja kryesore e tyre është: Kur do të ikë Rama?”, tha Salianji.

“Unë do të jem në fushatë në zonën e Kombinatit, në Njësinë 6. Kam nisur takimet, do të jem në mbështetje të tij në një zonë të caktuar sipas organizimit që ka bërë PD, në mbështetje të kandidatit të pavarur”, tha demokrati.

***

Sakaq, duke rrëfyer më herët përballë Nisida Tufës se si u prit nga mbështetësit dhe simpatizantët demokratë pas daljes nga burgu, Salianji tha se mungesa në takime prej një kohe të gjatë ka bërë që mbështetja drejt tij të jetë masive.

“Nuk ka diskutim që tek njerëzit ka një mbështetje masive dhe një lloj ndjeshmërie që e kuptoj në takime. Mund të jetë mall apo përmallim për shkak të mungesës së takimit fizik për një periudhë të caktuar. Unë kam qenë gjithë kohës në takime. Ka një mbështetje dhe nga ana e kolegëve. Kam qenë në një takim në Korçë dhe ka qenë e pranishme e gjithë struktura e lartë e PD, të gjithë kolegët deputetë”.

Next Post
Të shtëna me armë në një festë në Karolinën e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur

Të shtëna me armë në një festë në Karolinën e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje te Parlamenti, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor

Përplasje te Parlamenti, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor

February 10, 2026
Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

February 10, 2026
Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

February 10, 2026
Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

February 10, 2026
“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In