• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha uron socialistët për 25 vjetorin, i bën elozhe Fatos Nanos… dhe akuzon Ramën

by Java News
12/07/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin e tij social, Ish Kryeministri Sali Berisha ka shkruar për 25 vjetorin e PS-së, e cila kremton këtë ditë një muaj me vonesë për shkak të europianit dhe faktit se Shqipëria ishte pjesë e saj.

Berisha shkruan se ndryshimi i emrit nga PPSH në PSSH ishte një hap i rëndësishëm, madje i bën elozhe edhe ish liderit të saj historik Fatos Nano. Ish kryeministri më tutje uron socialistët shqiptarë për këtë 25 vjetor duke hedhur më pas akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, për të cilin shkruan, se e ka kthyer Partinë Socialiste, në modelin e vjetër të saj komunist.

Postimi i Berishës

Të dashur miq, sot socialistët shqiptarë kremtojnë një muaj me vonesë 25-vjetorin e ditës se emrit, pra të ndryshimit të emrit të Partisë së Punës së Shqipërisë në Parti Socialiste të Shqipërisë, duke mbetur gjithnjë trashëgimtarë juridikë e PPSH. Asokohe PPSH mbeti e dyta parti komuniste e bllokut komunist, që nuk u shkri për t’i hapur rrugën krijimit të një force social-demokrate por nisi reformimin e saj vetëm me ndërrimin e emrit.

Pavarësisht nga kjo, edhe vetëm ndryshimi i emrit ishte një hap pozitiv, që hapi rrugën e reformimit të mëtejshëm të kësaj Partie. Veçanërisht i reëndësishëm për këtë parti dhe për vendin ishte shndërrimi i saj gradual nga një parti anti-NATO dhe anti-BE, që propozonte në parlamentin e 23 viteve më parë rezoluta kundër NATO-s dhe bashkëpunimit euro-atlantik, e dominuar nga agjentura sovjetike, bashkëpunëtorë të KGB, ne një parti pro bashkepunimit euro-atllantik dhe europian.

Pervec kesaj, pasojat e luftes se brendshme per pushtet nga fundi i viteve 1990 i dhane mundesi Fatos Nanos, qe ne nje gare, nga anetar i thjeshte te zgjidhet kryetar i PS dhe ta shkepuse PSSH nga modeli stalinist pothuaj 60 vjeçar i partise se nje njeriu! Fatos Nano e aderoi PS-ne ne organizmat e socialisteve europian dhe ka meriten e pranimit te rotacionit jo vetem ne parti por dhe ne nivel vendi! Ndaj dhe une dua me sinqeritet te uroj socialistet shqiptar per cdo arritje te tyre!

Por sot eshte rasti t’u rikujtoje atyre pergjegjesine e madhe historike qe kane ne krijimin, nga neo-bllokmenet ne krye te PS, te monstres politike qe quhet Rilindje, e cila ne te vertet nuk eshte gje tjeter veçse rikthim nga bastardet e bllokmeneve hoxhist te normave dhe standarteve antidemokratike, antikombetare te eterve te tyre barbar.

Sot modeli i Rilindjes ka shnderruar Partine Socialiste ne nje parti, kryetari i te ciles, si asnje tjeter ne Shqiperi, Ballkan, Europe nuk lejon konkurrimin, garen per kryetar te Rilindjes por detyron anetaresine te votoje ne referendum qe kryetari te mos votohet, duke e rikthyer kete parti ne koherat e saj staliniste me te zeza.

Sot modeli i Rilindjes, bazuar ne doktrinen e eterve “te krimit te dobishem per pushtetin”, ka shnderruar qeverine shqiptare ne nje organizate te rrezikshme kriminale te hajduteve te shtetit qe drejtohet nga kreu i meduzes se krimit te organizuar, Edvin Kristaq Rama

Sot modeli i Rilindjes, bazuar ne kete doktrine ka shnderruar PSSH ne konglomeratin dhe strofullen e vrasesve, pengmarresve, trafikanteve, grupeve dhe organizatave me te rrezikshme kriminale, qe me veprimtarine e tyre, te mbeshtetur nga qeveria largojne nga vendi per pasiguri qindra mijera shqiptare, bejne ligjin ne parlament, ne qeveri, ne biznese, prokurime publike e private, dogana, tatime dhe institucione te tjera te “mazhorances se qelbesirave”.

Sot modeli i Rilindjes ka shnderruar Shqiperine ne vendin me te pasigurte ne rajon dhe Europe, ne Kolumbi te Europes, Kanabistan, Tritolistan.

Me gjithe keto, une jam optimist dhe besimplote se, pavaresisht nga gjendja aktuale dramatike e shqiptareve, ata shume shpejte do t’i rezervojne monstres se re te neo-bllokmeneve koshin e plehrave te historise qe i rezervuan partise meme te eterve te tyre mizor! sb/java/a.k

 

Next Post

Nuk ka tarifë tranzitimi për TAP, ja përfitimet e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Korrik 2026

July 29, 2026
Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

Policia arreston “psikologun e rremë”, tentoi të përfitonte financiarisht nga francezët e evakuuar

July 29, 2026
Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang rrezikun për banesat

July 29, 2026
“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA-të për kredinë 302 milionë dollarë

July 29, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

July 29, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Hapet platforma online për mjekët jashtë vendit, Ministria: Mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit në Shqipëri

July 29, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Netanyahu kërkon sulm të ri ndaj Iranit, Trump vendos pikat mbi “i”

July 29, 2026
Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

Zubin Potok/ Mbetjet mortore në Kalludër rezultojnë njerëzore, vijon puna për identifikimin e tyre

July 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Një analizë sasiore dymujore e protestave bulevardore

July 29, 2026
“I bie të rrimë 45 vjet ne këtu”, Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

“I bie të rrimë 45 vjet ne këtu”, Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com