• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Sali Berisha si vrasës i reagimit qytetar

by Mentor Kikia
22/02/2016 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Pavarësisht motivit, unë mendoj se protestat janë gjaku i një shoqërie demokratike. Një shoqëri që qëndron me duar në xhepa, edhe kur i zënë gojën dhe hundët, është e destinuar të robërohet. Dhe ne jemi shembulli i mjaftueshëm për tërë Europën në këtë drejtim.

Në Shqipëri nuk ka sindikata. Qeveritë, me radhë, i shkatërruan ato. Kryetarët i blenë, i lanë të korruptohen dhe tashmë i kanë shndërruar në makina të telekomanduara. Po ashtu u dobwsua edhe shoqëria civile, e cila ishte më e fortë kur ishte më e varfër. Protesta për armët kimike ishte një sinjal i zgjimit të shoqërisë dhe shumë vëzhgues e panë këtë me eufori.


Protesta për parkun e liqenit, ishte sërish një përpjekje e shoqërisë për të qenë aktor në qeverisje. Unë nuk dua të komentoj nëse ata kanë apo jo të drejtë, por protestën në vetvete e shikoj si një sinjal pozitiv. Por interferimi i PD-së në këtë protestë, thirrjet e Berishës për të organizuar protesta paralele apo të përbashkëta, është një sinjal i keq, shumë i keq. Më i keq se një sabotim i qëllimshëm.


Cfarë i duhet opozitës të përfshihet në një protestë të njerëzve të lirë, qytetarëve të angazhuar apo jo, të organizuar apo spontanë? Ne e dimë që opozita është e etur për zhurmë dhe reagime, por në këtë mënyrë ajo vret çdo nisiativë qytetare, nuk ka rëndësi për çfarë është.


Politizimi i çdo gjëjë është një e keqe e madhe këtu. Edhe në 1 Maj atë palo protestë që bëhet, e bën opozita, edhe në 8 Mars ndonjë copë marshim grashë, e organizon sërish politika. Edhe protestat për taksat, nuk i organizojnë ata që paguajnë taksat, por ata që paguhen nga taksat. Përse duhet ta dalin në podiumin e protestës së tregtarëve deputetët e PD-së?


Që në momentin kur në podiume shfaqen politikanët me mikrofon në dorë, ajo protestë ka vdekur. Nuk është më qytetare.

Next Post

Videolajm/ Të martohesh në avion, historia prekëse e kësaj dasme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In