• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 1, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje

Carlo Bollino by Carlo Bollino
18/03/2023 16:32
Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Komisioni Qendror Zgjedhor, pas vendimit të tre gjykatave, sot e fshiu përfundimisht Sali Berishën nga zgjedhjet vendore e 14 maj. Kandidatët e zgjedhur nga primaret e tij mund të garojnë për postin e kryebashkiakut duke përdorur logon e koalicionit që Ilir Meta pranoi të ndërtonte (sic bëri me 6 mars) dhe që është lider zyrtarisht, por që nuk ka asnjë shenjë tjetër që e bën lidhjen as me Berishën dhe as me Partinë Demokratike. I njëjti fat edhe për të gjithë kandidatët që Berisha synon të propozojë në garën për 61 këshillat bashkiakë. Një ushtri kandidatësh pa një identitet të qartë, mysafirë në një koalicion të përbërë nga sigla të tjera politike me të cilat shpesh kanë qenë në luftë.

E megjithatë, figura më anonime që del nga kjo betejë e humbur është pikërisht ajo e Sali Berishës. Pasi ka qenë protagonist për 32 vite në skenën politike shqiptare, duke interpretuar gjithnjë një rol që në shumë raste ka qenë i një niveli të lartë si president apo kryeminister, që sot Sali Berisha nis një fushatë zgjedhore pa asnjë titull. Për herë të parë në historinë e tij personale po bën politikë si të ishte një klandestin. Edhe në vitet kur Lulzim Basha ishte kryetar i partisë dhe ai maskohej si qytetari dixhital, duke i dërguar vetes mesazhe anonime në profilin e vet të facebook, kishte një identitet më të spikatur se sot. Berisha jo vetëm nuk përfaqëson ligjërisht asnjë forcë politike, por as nuk mund të flasë në emër të askujt, formalisht as në emër të koalicionit ku merr pjesë de fakto, si një qytetar i cfarëdoshëm pasi dështoi përpjekja mashtruese që të regjistrohej në KQZ si përfaqësues i PD-së. Një aderim që nuk ka asnjë vlerë ligjore, pasi koalicionet bëhen mes forcave politike të regjistruara, jo mes privatësh.

Ilir Meta udhëheq ligjërisht koalicionin  në të cilin marrin pjesë dy parti të tjera vec të tijës dhe është zyrtarisht përgjegjësi si Kryetar i Partisë së Lirisë, forca nismëtare e koalicionit. Ndërsa emri i Sali Berishës nuk ekziston dhe as nuk do të shfaqet asnjëherë në asnjë dokument zgjedhor. Berisha nuk do të ketë të drejtë as për një komisioner, nuk do të ketë asnjë të drejtë të vendosë radhën e listave shumëemërore për këshillin bashkiak, të gjitha vendime që do të varen formalisht nga Ilir Meta dhe zemërgjerësia e tij.

Një tjetër pikë shumë delikate ka të bëjë me aspektin financiar të fushatës zgjedhore, sepse, nëse Ilir Meta ka të drejtë për fonde publike si forca parlamentare, Sali Berisha dhe kandidatët e tij nuk do të përfitojnë asnjë financim zyrtar pikërisht se nuk përfaqësojnë asnjë parti. Në fakt fondet për PD-në do t’i menaxhojë Enkelejd Alibeaj. Bujaria e Ilir Metës do të shkojë deri aty sa të financojë me fondet e tij ushtrinë e kandidatëve që pretendon të vendosë Sali Berisha dhe që nesër Partia e Lirisë mund t’i ketë edhe si kundërshtarë? Ligji kërkon që cdo subjekt zgjedhor të raportojë në KQZ origjinën dhe përdorimin e financimeve. Sali Berisha nuk do të ketë asnjë detyrim në këtë aspekt (rrjedhimisht asnjë përgjegjësi) pasi formalisht nuk është pjesë e procesit, por a e merr përsipër Ilir Meta që të përgjigjet ligjërisht edhe mbi origjinën e kapitaleve që do të shpenzohen nga Sali Berisha dhe kandidatët e tij? Berisha paralajmëroi se do të kërkonte mbështetjen e qytetarëve, por edhe këto donacione që sipas ligjit duhet të jenë publike, do të duhet të deklarohen nga Ilir Meta, sikur të ishin të tijat, me gjithë pasojat ligjore që rrjedhin. Ekziston rreziku që edhe kjo fushatë zgjedhore të transformohet në një lavatrice gjigande parash të pista por që Ilir Meta të marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë.

Berisha nuk ka asnjë autoritet formal as drejt kandidatëve të tij që vazhdojnë ta ndjekin (të paktën deri tani) si akt të thjeshtë besueshmërie personale, si mund ta bëjë një cetë ushtarësh komandanti i të cilëve është përjashtuar nga ushtria. Luftojnë sikur të ishin jetimë që Ilir Meta ka mbledhur në shtëpinë e tij. Po cfarë të ardhme kanë?

As “par condicio” e futur në kodin zgjedhor që i imponon televizioneve rregulla dhe kohë kushtuar forcave të ndryshme politike, i ofron që sot ndonjë tutelë Sali Berishës, që duke mos qenë kandidat dhe as përfaqësues i ndonjë partie, nuk mund të pretëndojë asnjë hapësirë. Kushedi nëse nuk është vërtetë momenti, që, pasi ka pushtuar gjithë ekranet gjatë fushatës së Foltores deri më sot, më në fund, fytyra e Berishës të mos shfaqet më nga shumë televizione gjatë kësaj fushate zgjedhore, duke i lënë kështu shikueshmëri të paktën kandidatëve të tij që janë gati të panjohur për shumicën e shqiptarëve edhe si emra dhe si pamje.

Në këtë gjendje katastrofike, ish presidenti i republikës dhe ish kryeministri, premton “një fitore pa precedent”. Një strategji e parë dhe e stërparë në cdo prag zgjedhjesh, pasi sa herë është treguar i sigurtë për suksesin, pastaj është justifikuar me humbjen duke akuzuar fituesit se kanë manipuluar rezultatet. Berisha  luan përherë me letra të manipuluara, por këtë herë manipulimi është aq i dukshëm, sa nuk do t’i vlejë për asgjë. Berisha do t’i humbë dukshëm zgjedhjet e ardhshme dhe për faj të tij do t’i humbasë edhe Partia Demokratike duke i dhuruar energji të re Edi Ramës dhe baza të forta për të fituar edhe mandatin e katërt.

Next Post
Donaldi në “BBVA” përballë Luizit? Lori Hoxha ‘paralajmëron’ rikthimin e ish-banorëve në shtëpi…!

Donaldi në "BBVA" përballë Luizit? Lori Hoxha 'paralajmëron' rikthimin e ish-banorëve në shtëpi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Detaje të reja/ Përplasja e 3 makinave në Pogradec, zbardhen emrat e të plagosurve

Detaje të reja/ Përplasja e 3 makinave në Pogradec, zbardhen emrat e të plagosurve

April 1, 2023
Emrat/ Kapen në një ‘fermë’ kanabisi në Britani, 16 muaj burg për dy shqiptarët: Duhet të shlyeja çmimin e biletës, nuk …!

Emrat/ Kapen në një ‘fermë’ kanabisi në Britani, 16 muaj burg për dy shqiptarët: Duhet të shlyeja çmimin e biletës, nuk …!

April 1, 2023
Me tre emra/ Kandidati i Berishës e pranon: Kam qenë falsifikator, jam kapur dhe dënuar në Selanik. Dokumenti

Me tre emra/ Kandidati i Berishës e pranon: Kam qenë falsifikator, jam kapur dhe dënuar në Selanik. Dokumenti

April 1, 2023
Vettingu/ ONM kundër KLP-së: Të mos rikthehet në detyrë prokurori Besnik Cani

Vettingu/ ONM kundër KLP-së: Të mos rikthehet në detyrë prokurori Besnik Cani

April 1, 2023
Takim me Ramën/ Numri dy i BE, të hënën në Tiranë: Ja axhenda e zyrtarit të lartë të Brukselit!

Takim me Ramën/ Numri dy i BE, të hënën në Tiranë: Ja axhenda e zyrtarit të lartë të Brukselit!

April 1, 2023
Lidhje mes tyre?! Luizi i jep fund thashethemeve për Jorin: Asnjëherë, edhe sikur mos të isha me Kiarën

Lidhje mes tyre?! Luizi i jep fund thashethemeve për Jorin: Asnjëherë, edhe sikur mos të isha me Kiarën

April 1, 2023
Për Alibeajn? Ish-deputetja e PD: Do rikthehem në politikë dhe do garoj për Bashkinë e Tiranës

Nën siglën e PDIU kandidon për Tiranën, Pernaska ‘thumbon’ Këlliçin: Kryeqyteti do dikë që ka disa vite mbi supe, integritet…!

April 1, 2023
Veliaj: Asnjë votë për ata që braktisën detyrën. Ka gënjeshtarë që premtojnë autobusë, avionë dhe trena falas”

Veliaj: Asnjë votë për ata që braktisën detyrën. Ka gënjeshtarë që premtojnë autobusë, avionë dhe trena falas”

April 1, 2023
Aksident në Pogradec: 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë

Aksident në Pogradec: 3 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 7 persona, 2 prej tyre rëndë

April 1, 2023
Ndryshime në qeveri/ Jep dorëheqjen zv.ministrja e Mjedisit, zbardhet arsyeja

Ndryshime në qeveri/ Jep dorëheqjen zv.ministrja e Mjedisit, zbardhet arsyeja

April 1, 2023
VIDEO/ Balla nuk i ndahet Kryemadhit për aferën ruse: Ka ndarë fitime dhe ortakëri me kompani pranë Putinit!

VIDEO/ Balla nuk i ndahet Kryemadhit për aferën ruse: Ka ndarë fitime dhe ortakëri me kompani pranë Putinit!

April 1, 2023
“Drejtësia duhet të veprojë…”/ Minxhozi: Nëse vërtetohen akuzat, Kryemadhi procedohet penalisht për evazion

Minxhozi: Akuzat ndaj Kryemadhit të rënda, por informacionet anonime duhen hetuar e provuar

March 31, 2023
“Do të shklyj, do të zhgarravis”/ Për çfarë diskutuan Olta dhe Lorenci në BBVA

E papritur nga produksioni/ Olta dëshiron të lërë shtëpinë e BBV, çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit dhe arsyeja e këtij vendimi

April 1, 2023
INTERVISTA/ Fatos Tarifa: Berisha ka mbaruar! Frika që i ka hyrë në palcë dhe zakoni i vjetër e bëjnë ende të rrezikshëm

Përgjigje reagimeve pas shkrimit tim për kryebashkiakun Veliaj

April 1, 2023
“Influencë ruse”/ Rama: Në shtator shkoj në Strasburg, do paraqes në Këshillin e Evropës pavërtetësinë e akuzave të Dick Marty

“U konsiderua nga Biden si George Washington i Kosovës”, Rama flet para gjyqit të Thaçit: A duhet të konsiderohen kriminelë…?

April 1, 2023
FOTO/ Aktorja e njohur gjendet e pajetë në apartamentin e saj, fëmija njofton fqinjin, ka luajtur një ndër filmat…!

E trishtë/ Njihej si “Nona Tirona”, ndahet nga jeta bashkëshortja e futbollistit të njohur

April 1, 2023
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 2 Prill 2023

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 2 Prill 2023

April 1, 2023
“Si ta gënjej Kristin?”/ Çfarë po planifikojnë Keisi e Lorenci, këngëtarja: S’do ua bëj të gjithëve…

“Si ta gënjej Kristin?”/ Çfarë po planifikojnë Keisi e Lorenci, këngëtarja: S’do ua bëj të gjithëve…

April 1, 2023
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’

Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’

March 31, 2023
Spiropali në SHBA/ Takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë

Spiropali në SHBA/ Takime me zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë

April 1, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com