• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha shënon ‘fitoren’ e parë, ‘mposht’ Ramën dhe Bashën në …Facebook

by Java News
27/12/2021 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat janë grumbulluar nga agjencia këshillimore “Terra”, ndërsa studimi është kryer në dy periudha; 13-19 dhjetor dhe 20-26 dhjetor. Analiza është bërë duke analizuar numrin e reagimeve, postimeve dhe KUP (Kilo user/ post=Totali i reagimit në postim) që secili politikan përfaqëson.

Berisha, i cili ka një numër më të vogël pëlqimesh në faqen e tij se sa kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në javën e fundit pesë postime më pak se Rama, por ka marrë më shumë reagime se ai. Lulzim Basha, i cili ka një faqe me 657 mijë like, pati 16 postime në javën e fundit dhe mori 38 mijë reagime.

Edi Rama, i cili është prej kohësh shumë aktiv në Facebook, pati 39 postime në javën e fundit dhe mori 271 mijë reagime, duke shënuar një diferencë shumë të vogël me rivalin e tij historike në rrjetet sociale, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në vendin e tretë është radhitur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Në javën e fundit ai ka postuar 53 postime dhe ka marrë 42 mijë reagime.

Lulzim Basha, kreu i demokratëve, i cili është më pak aktivi në rrjetet sociale renditet në vend të katërt.

Kryedemokrati pasohet nga ish-kreu i rinisë demokrate, Belind Këlliçi, i cili është gjithashtu shumë aktiv në faqen e tij në Facebook ku ka 49 mijë pëlqime. Ai shpërndau vetëm 10 postime gjatë javës së fundit dhe mori 31 mijë reagime.

Media shoqërore është bërë platforma e parapëlqyer e komunikimit të politikanëve me popullin.

Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare u krijua edhe një si lloj gare se kush prej politikanëve mblidhte më shumë pëlqime në Facebook.

Por pëlqimet jo gjithmonë janë njerëz realë. Nëpër botë ka shumë kompani të njohura si ferma klikimesh, të cilat ofrojnë pëlqime në Facebook duke përdorur llogari njerëzish joekzistentë.

Që prej shumë vitesh, Facebook ka vendosur një mënyrë arsyetimi (algoritëm) në bazë të së cilit cakton se sa prej njerëzve që kanë pëlqyer një faqe do të marrin në ekranin e tyre postimet e kësaj faqeje.

Zakonisht kur një faqe poston diçka, ai postim i shfaqet 2 deri në 45 për qind të të gjithë njerëzve që e kanë pëlqyer atë faqe. E njëjta gjë shërben edhe për postimet individuale të njerëzve që kanë krijuar qindra miqësi në rrjetet shoqërore./tch

Dalin shifrat/ Sali Berisha “mposht” Ramën dhe Bashën

Next Post
Omicroni dhe detyrimi i “Green Pass” rrit vaksinimet, ja shifrat ditore në vend

Omicroni dhe detyrimi i “Green Pass” rrit vaksinimet, ja shifrat ditore në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com