• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha që u duhet të gjithëve!

by Mero Baze
14/09/2018 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një ngazëllim mes shumë opozitarëve, për rifshaqjen e Berishës në ekran. Është i dhimbshëm gëzimi i tyre. Jo për ato që thotë Berisha, pasi ai vazhdon të mbetet një plak gënjeshtar, që nuk e tregon dot dy herë një histori njësoj. Nuk tregon dot historinë e tij, historinë e PD dhe mbi të gjitha, nuk komenton dot as gjërat që ndodhin para syve tanë, pasi dhe ato i ka kundër.

Ajo që është e dhimbshme për PD, është se sot ata kanë sërish shpresë Berishën. Dhe çfarë Berishe?

Nuk kanë shpresë Berishën e vitit ‘92, por as atë të 2005, kur premtoi se pavarësisht të shkuarës, do kthehej të luftonte korrupsionin dhe pastaj ja dorëzoi pushtetin, djalit, vajzës, gruas dhe rrethit të tyre kriminal.

Sot ata kanë ende shpresë tek një Berishë që ka konsumuar çdo krim të mundshëm si politikan, në glob. Ka vjedhur vota, ka vjedhur para, ka vrarë demokracinë dhe shtetin, dhe në fund, ka vrarë dhe njerëz.

Arsyeja përse ai nuk ikën në shtëpi po rri në ekrane dhe bën si plak u çmendur rrugëve, është pikërisht kjo histori e tij. Ai mendon se duke u ndjerë i gjallë, duke gënjyer publikisht, duke kërcënuar pa adresë, mund të mbijetojë.

Dhe në fakt, mund t’ia dalë. Me këtë shoqëri amorale, këtë sistem gjyqësor ende të pashpresë, dhe politikanë kompromisaxhinj, dhe mund t’ia dalë të vdesë pa u prangosur. Por jo për arsyet e veta, por për arsye të të tjerëve.

Ajo që është e dhimbshme për njerëzit në PD, është se në vend të shpresës që ata sot mund të kishin tek lidershipi i PD, ata gëzojnë që Berisha u ka gjetur arsyen përse nuk fitojnë.

Ai ua ka gjetur arsyen e humbjes, dhe ajo është Edi Rama.

Pesë vite pasi ai është zbuar nga pushteti me një uragan votash dhe një vit pasi i është përsëritur ky ndëshkim, shpresat e opozitarëve janë të shuara dhe ata gëzohen jo se Sali Berisha do t’i sjellë në pushtet, por se u ka gjetur alibinë e humbjes, që sipas tij, është Edi Rama.

Ai u shpjegon atyre se me Edi Ramën nuk vijnë as për tridhjetë vjet në pushtet, ndaj duhet revolucion.

Në fakt, demokratët nuk kanë nevojë t’u thuash se Edi Rama u pengon të vini në pushtet, se ata e dinë këtë. Ata kanë nevojë për dikë që u thotë u sjell unë në pushtet.

Duke ua bërë të pashpresë të ardhmen, ai në fakt shumëzon me zero atë që ua ka caktuar kryetar, atë që ka shkretuar opozitën dhe PD, dhe që sot të vetmen alibi për humbje, ka fuqinë e Edi Ramës.

Në fakt, e vërteta është krejt nga e kundërta. Nuk është Edi Rama arsyeja përse demokratët nuk vijnë në pushtet.

Edi Rama është aleati i tyre më i madh për momentin, për të ardhur në pushtet, pasi po u jep plot raste të vijnë.

I vetmi njeri përgjegjës që demokratët nuk po vijnë në pushtet, dhe ndoshta nuk do të vijnë sa të vdesë ai, është Sali Berisha.

Ai i katandisi në atë gjendje, ai u vuri një manekin në krye, që nuk ja përmend më as emrin, ai po kthehet në një krye-arsye që pushteti të mos ndryshojë.

Dhe Sali Berishën nuk ua ka caktuar Edi Rama. Ai e gjeti mes jush, dhe ka 20 vjet që e mund rregullisht, dhe ju e duartrokisni si humbës.

Mbajeni se kështu si është katandisur Sali Berisha, u duhet të gjithëve, juve për t’u bindur që nuk fitoni dot, dhe shumicës për të qeverisur rehat. Por pse gëzoheni nuk e kuptoj.

Next Post
Shehi ‘i prish planet’ Bashës: Do të hyjmë në zgjedhje si “Çeçua”

Shehi 'i prish planet' Bashës: Do të hyjmë në zgjedhje si “Çeçua”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In