• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha nuk është halli i Edi Ramës. Sali Berisha është trofeu i Edi Ramës!

by Martin Leka
03/04/2024 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Sali Berisha është halli i Edi Ramës, ka thënë kryetari i Rithemelimit para pak ditësh dhe për të disatën herë. Në ligjëratën e tij të gjatë në mitingun e organizuar nga opozita, tashmë të bërë si një kasetë magnetofoni e vjetër me shirit që përsëritet e përsëritet në cdo fjalim, ai i tha e çfarë nuk i tha “hallit të vet”.

Se është shtatorja e gjallë, pasardhës i bllokmenëve.

Se ka përqëndruar të gjithë pushtetet në duart e tij.

Se do një Shqipëri pa opozitë.

Se vjedh qytetarët shqiptarë e vret shpresën e tyre.

Se gjatë sundimit të tij 10 vjeçar, 1 milion shqiptarë u larguan.

Se na grabiti vulën.

Se me ndaloi emrin në fletën e votimit.

Se na mohoi financat.

Se na mohoi komisionerët në qendrat e votimit.

Se narkoqeveria, i fryn zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis nesh.

Se kreu genocid në Shqipëri…

Nuk po ndalemi më gjatë në guidën e akuzave të kreut të Rithemelimit, pasi ky është manual i njohur.

Berisha dhe Rama janë dy personazhet politikë më jetëgjatë në këto më shumë se tre dekada. Ndryshojnë në sasi e cilësi përkatësisht. I pari ka qenë kryetar i partisë së parë opozitare që prej Dhjetorit 1990, më pas deputet, President, Kryeministër. Rama vjen disa vite më pas, si ministër kulture e më pas Kryetar i Bashkisë së kryeqytetit e në vijim Kryeministër për 3 mandate radhazi (pa përfshirë të katërtin që me gjasë s’ka kush t’ia marrë).

Po a është Sali Berisha, siç thotë, halli i Edi Ramës?

Pa hyrë thëllë në analiza e specifika, gjithë jeta politike e Berishës, që nga koha kur ishte sekretar i organizatës së PPSH e deri më sot, nuk të lë hapësirë për të patur ekuivok. Sali Berisha është mishërimi i delirit për pushtet. Ngjarjet që ndodhën gjatë presidencës së tij gjer tek rrokullima e ’97, tregojnë për dashurinë e tij për karriken e pushtetin, duke e kthyer atë një një autokrat apo diktator të vockël.

Gjendja në të cilën ndodhet opozita sot është si mos më keq. Shkaku e përgjegjësi kryesor është pikërisht Sali Berisha. Po të kthehemi në retrospektivë, kjo shihet qartë dhe është fakt. Shpallja “non grata” e tij nga SHBA e më pas nga Mbretëria e Bashkuar e trazuan folenë ku mendohej se do të vegjetonte i qetë ish lideri historik i PD. U desh vetëm një akt politik i Lulzim Bashës që Sali Berisha të hedhë në erë “furrikun” e vet dhe të mësyjë ndaj krijesave të tij politike, pasardhësve të vet e kushdo tjetër në përkrahje të tij. Lufta për marrjen e selisë së PD ishte kulmi i mjerimit të demokratëve.

Situata e sotme e Partisë së Rithemelimit dhe në përgjithësi e demokratëve dhe jo vetëm, është më keq se ç’duket. Politika e lidershipit pa busull dhe militantë e votues të ç’orientuar. Me Berishën të izoluar dhe me fjalimet majë ballkonit që më shumë u ngjasojnë ligjërimeve të një avokati mbrojtës se sa një lideri politik, demokratët duken të tromaksur dhe pa udhëheqje. Ta lidhësh opozitën e opozitarizmin në fatin e Gaz Bardhit është si të hapësh kotecin e pulave kur i ke lënë pa ushqyer me ditë të tëra. Nga shkon njëra s’shkon tjetra.

Vula, selia, emri, Lul Basha, non grata janë halli i vërtetë i demokratëve. Vulën Basha. Selinë Berisha. Emrin Luli. Non gratën Saliu. Kjo e fundit është edhe ngërçi apo çelësi të cilin e ka vetëm ai, Saliu. Nuk besoj se ka precedent tjetër në rajon apo Evropë ku fatet e zgjedhjeve i vendos partia me lider një të sanksionuar nga SHBA. Në një situatë të tillë, opozitës nuk i vlen as shprehja “shpresa vdes e fundit”. Sepse e fundit vdiç e para, që kur “non grata” nuk e lëshon istikamin e kryetarit.

Kjo panoramë e shkurtër politike zgjidh edhe rebusin e pyetjes nëse Sali Berisha është halli i Edi Ramës. Qeveria e Edi Ramës ka bërë punë, por dhe zullume. Mund të kishte rënë disa herë po të kishte përballë një opozitë me lidership tjetër e normal. Por nuk bie. Edhe pse bën edhe zullume, edhe ndonjë punë. Madje do përmirësojë rekordin e vet, duke marrë dhe mandatin e katërt qeverisës.

Sepse Sali Berisha nuk është “halli”, por “trofeu” i Edi Ramës!

Next Post
Bardhi kërkoi interpelancë, Rama: Të presë SPAK-un të na ndriçojë lidhur me “zbulimin” e tij të trafikantit të paidentifikuar

Bardhi kërkoi interpelancë, Rama: Të presë SPAK-un të na ndriçojë lidhur me "zbulimin" e tij të trafikantit të paidentifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

Khloé Kardashian flirtoi publikisht me mësuesin dhe rrjeti ‘u çmend’!

December 11, 2025
Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

Aktorja Rajmonda Bulku elozhe Berishës në 35-vjetorin e themelimit të PD: Krenare që ju kam ndjekur! Do vazhdojmë t’ju besojmë

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK/ Ish-prokurori: Gara ishte e vështirë! Braho do të ketë në vëmendje dosjet e vjetra, përfshirë 21 janarin

December 11, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“Diplomatët në sallë ishin protektorë”/ Zgjedhja e Klodian Brahos, Meçe: Ishte e parapërgatitur

December 11, 2025
Opozita e Stacionit të trenit!

Opozita e Stacionit të trenit!

December 11, 2025
Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

December 11, 2025
35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO)

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

December 11, 2025
Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

Pritet nga mbështetës e demokratë/ Ervin Salianji nis takimin në Gjirokastër (VIDEO)

December 11, 2025
Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

Debate në Kuvend: “Nga viti 2026, bonusi i pensioneve pjesëtohet”/ Balla-Muçit: Mos je dhe ti nga këta të Lulit? Ku e ke bërë matematikën

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In