• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sali Berisha nuk e kursen edhe myftiun Ylli Gurra

by Java News
02/03/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të KMSH-së, një sulm verbal i paprecedentë iu bë një prej kandidatëve, Ylli Gurra, aktualisht myfti i Tiranës, prej ish-kryeministrit Berisha.

Pa marrë fare parasysh e të qenit klerik, që për më tepër mban prej vitesh dhe një post drejtues në KMSH, Berisha e ka goditur rëndë figurën e tij duke trajtuar si një investim politik të mazhorancës në krye të institucionit përfaqsues të muslimanëve shqiptarë.

“Fiton Imami i narkoshtetit!

Hei xhemat!

Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj.

Per analogji

Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega!

Rrofte kryeimami i narkoshtetit!

Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone!”, shkruan Berisha besnikërisht në stilin e tij.

Dhe këtu është rasti për të kujtuar se protagonizimi i parë publik i Myftiut Gurra ka qenë pikërisht në “shërbim” të Berishës (në kllapa, pasi shërbimi jo domosdoshmërisht mund të ketë qenë i drejtpërdrejt).

Është fjala për të rreshtuarit e Gurrës kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe pas Pallatit të Kulturës, fituese e prokjektit të së cilës doli studio BIG nga Danimarka, pasi një konkursi ndërkombëtar të ndërmarrë nga Rama në kohën kur qe Kryebashkiak, pranverë e vitit 2011.

Siç dihet, Berisha në atë kohë kryeministër pamundësoi këtë variant duke e parë politikisht, derisa ia arriti të bëjë zhvendosjen tE Namazgjaja, për të qenë ai prerës-shiriti në prag të zgjedhjeve të 2013-ës.

Dhe “ndihmëtar” për anollimin e variantit Rama, për xhami te hapësira pas Pallatit të Kulturës dhe 9-Katësheve, Berisha pati dhe Myftiun Gurra, ku pikërisht në atë kohë ky i fundit pati dhe prezencën e parë publike, duke kundërshtuar në media, me pretendimin e çështjes së pronës, ndërtimin e kësaj xhamie.

E sot ai sulmohet nga ai krah politik, për të cilin ndoshta dhe tërthorazi u vendos në shërbim.

Sot Gurra rivalizon me n/kryetarin “hije” të KMSH-së, Bujar Spahiu (të dy në foto), ku diferenca mes tyre është pikërisht te protagonizmi publik.

Dhe në një pikëpamje, Gurra, si Myfti i Tiranës, por dhe për shkak të të qënit aktiv në rrjete sociale, ka qenë më faktor se Spahiu, i cili ka qenë me diskret nga ana e tij.

Por, protagonizmi i Gurrës, sa e avantazhon në këtë përballje aq dhe i sjell risqe, siç janë ato që kanë gjykimin politik.

Duke bërë klerikun aktiv, ai domosdoshmërisht ka qenë i detyruar dhe të “bashkëjetojë” me politikën, pavarësisht shijeve që mund të ketë.

Kortezialiteti i një zyrtari e detyron që të ketë në krah, apo të shtrëngojë duart edhe me pushtetin, kushdo qoftë ai sa i përket kahjeve, është apo nuk është dakort me të në politika.

Ndërsa sa i përket aludimeve të shpërthyera një ditë më parë, që patën më pas si momentin kulmor të ushqyeri edhe me sulmin e Berishës, mbi atë se pas Gurrës qëndron qeveria, së paku nuk ka asnjë të dhënë të deritanishme, të dukshme ose të padukshme, se Gurra është produkt qeveritar si kandidat.

Edhe njëherë duhet kujtuar, se Myftiu nis e afirmohet në kohën e Berishës, madje me diçka të nxehtë me sfond politik, që jo me patjetër e bën atë një investim të ish-qeverisjes demokrate.(Tesheshi)

Next Post
Taksa evropiane/Belgjika e propozon për transportin ajror

Taksa evropiane/Belgjika e propozon për transportin ajror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

August 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

August 16, 2026
Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

August 16, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

August 16, 2026
Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com