• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha në duart e drejtësisë

by A R
22/05/2025 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shtatë muajsh shtyrjesh dhe përpjekjesh për të rrëzuar provat, GJKKO vendos të çojë për gjykim çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe bashkëpandehurve, të akuzuar për privatizim të parregullt dhe zhvillim ndërtimor mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Nga Sabina Nika

Pas shtatë muajsh shtyrjesh dhe debatesh ligjore, çështja penale e njohur si “Dosja Partizani” ka kaluar zyrtarisht për gjykim më 19 maj në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Vendimi u dha pas një seance paraprake të tensionuar, ku mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëpandehurve kërkoi përsëri rrëzimin e provave dhe përjashtimin e gjyqtares, kërkesa këto të cilat u refuzuan nga trupa gjyqësore.

Ky vendim i hap rrugën vazhdimit të procedurës penale ndaj Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, dhe bashkëpandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për “korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim”, që lidhen me privatizimin dhe më pas ndërtimin e 17 pallateve në ish-kompleksin sportiv Partizani, një aferë që SPAK pretendon se i ka sjellë përfitime mbi 5 milionë euro dhëndrit të ish-kryeministrit.

Shtyrjet dhe manovrat ligjore që vonuan procesin

Procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Dosja Partizani” ka kaluar në një periudhë të gjatë dhe me shumë shtyrje, duke ngadalësuar kështu zhvillimin e çështjes ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe bashkëpandehurve të tjerë.

Seancat paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) janë shtyrë disa herë, kryesisht për mungesë avokati, shqyrtimin e vlefshmërisë së provave dhe kërkesave të mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtarëve.

Mbrojtja e Berishës, e cila ka cilësuar akuzat si sulm politik, ka bërë përpjekje të përsëritura për të rrëzuar provat dhe përjashtuar gjyqtarët nga procesi.

Në prill 2024, pas rrëzimit të kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së provave, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, duke shtyrë sërish procesin deri më 5 maj.

Më pas, mbrojtja ngriti akuza të rënda ndaj gjyqtares së hetimit paraprak Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo kishte një dënim në Greqi për falsifikim dokumentesh, një pretendim që u përdor për të kërkuar rivlerësimin e vendimeve për provat.

“Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, pasi në këtë proces po shkelet Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Vendimet janë të paekzekutuara, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria flasin si të ishin të zbatueshme. Kjo është një sfidë e hapur ndaj drejtësisë.” – deklaroi avokati Genc Gjokutaj.

Në seancën e 19 majit, gjyqtarja Flojera Davidhi rrëzoi kërkesën e fundit të mbrojtjes për shtyrje dhe pavlefshmëri të vendimeve, duke i dhënë kështu fund periudhës së shtyrjeve dhe duke kaluar çështjen për gjykim.

Berisha dhe Malltezi vazhdojnë të mohojnë çdo përfshirje në korrupsion dhe e konsiderojnë këtë proces një përpjekje për të goditur opozitën politike në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se Berisha, gjatë kohës kur ishte kryeministër, përdori pozicionin e tij për të ndryshuar ligje në favor të dhëndrit të tij, Malltezit, dhe për të vënë në shërbim institucionet shtetërore në këtë aferë korruptive.

Sali Berisha, sot 81 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me akuza të tilla. Në tetor 2023, SPAK vendosi ndaj tij masën e “detyrimit për paraqitje” dhe “bllokimit të pasaportës”, duke e ndaluar që të dalë jashtë vendit. Një vit më parë, i njëjti organ arrestoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, i cili më pas kaloi nga arresti në burg në “arrest shtëpie”.

Berisha i ka mohuar fuqishëm akuzat, duke i cilësuar ato si hakmarrje politike dhe një sulm direkt ndaj opozitës shqiptare, i orkestruar nga kryeministri aktual Edi Rama dhe mbështetur sipas tij nga faktorë të jashtëm, përfshirë multimiliarderin Xhorxh Soros.

Në një nga seancat paraprake, Berisha pretendoi se procesi kundër tij po zhvillohet në shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave të tij.

Në dosjen e SPAK thuhet se privatizimi i ish-kompleksit Partizani u bë në kushte të dyshimta, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe një grupi biznesmenësh, përfshirë dhëndrin Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi. (Shteg.org)

Next Post
KOTËSI E LIGËSISË

Kur Artan Lame fliste për vdekjen: Sot bëj 6 vjet që u nisa të shkoj nga s’vihet më, e më ktheu udhës i Gjithëfuqishmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In