• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha ndërmjet Bashës, Ruçit dhe Ramës

by Agron Gjekmarkaj
13/09/2017 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Sali Berisha gjendet në një situatë atipike. Ai që historinë e ka bërë si themelues i opozitës së parë shqiptare, si President i Republikës, si një i rrëzuar me dhunë nga pushteti dhe i rikthyer me votë të lirë për 8 vjet si Kryeministër mund të rrinte në shtë- pi apo në zyrën e tij dhe ta shijonte atë (historinë), por jo, ndenji brenda saj si në zhguallin e së pamundurës, për t’u kacafytur prapë me të. E pamundura e dëshpëron njeriun, nëse nuk pranohet prej tij.

Shqisat e keqardhjes u aktivizuan të gjitha njëherësh, teksa ata që e kanë votuar gjithmonë atë, shpesh me qejf e ndonjëherë me mërzi, e panë të përballej me deputetët rishtarë në Grupin Parlamentar të PD-së. Situatë surreale. “E vjetra shembet, kohët ndryshojnë, një jetë e re lulëzon gërmadhash” pat këndur dikush në Shkodër, Shilerin për Qemal Stafën apo Migjenin ç’rëndësi ka, rëndësi ka fakti se paska qenë profetik.

Rishtarët dikur ëndërronin ta takonin një herë e të pozonin me të. Ata, të stërvitur në instinkte në raport me kahjet e pushtetit brenda asaj force në emër të Lulzim Bashës, e sfiduan me “qëndresë”. Një dialektikë e re ka filluar në PD. Sali Berisha ngjan si relikte e vetvetes. Kushedi mund të ketë psherëtirë “Ç’është kjo botë, prapsi o dreq, paskam lindur të të ndreq?!”

Por ai dëshmoi se nëse do të imponohet, ia del ta bëjë përtej faktit se kush shfaqet në fushëbeteje, personi apo maska. I stërvitur deri në lodhje me efektet politike që shkakton në opinion keqmenaxhimi i ngjarjeve si ajo e dezertimit të deputetëve që votuan në favor të Ruçit për kryetar të Parlamentit, ai e ndaloi zyrtarizimin e gënjeshtrës së trashë që po merrte formë asaj nate. Ajo që “komisioni paskësh manipuluar votat” nuk tretej as nga stomaku i Diplodokut. Berisha nuk është puritan. Telash i madh me logjikën ta mendosh. Mbase shpesh edhe ai ka thirrur në ndihmë gënjeshtrën. Por të gatuar aq trashë si dallmac nuk ia kapërdiu dot as mosha, as eksperienca, as sedra e lënduar, sepse kishin folur edhe në emër të tij.

Berisha reagoi dhe krijoi dy ndjesi. Bezdi te Basha dhe njerëzit e tij të afërt dhe një shpresë të mbytur te qytetarët që besojnë se ende PD mund të bëhet serioze. I pari dhe të parët qysh nga vera e vitit 2013 e kanë përdorur heshtjen e Berishës si alibi për çdo veprim që kanë kryer. Një lëvizje e zgjuar kjo, e cila ka funksionuar. Berisha ende po përdoret si alibi për shumëçka. Të traumatizuar nga humbja dhe nga performanca e Bashës në komunikim me Kryeministrin, nga mënyra si u bë marrëveshja e 18 majit, nga cilësia e ministrave teknikë, listës për deputetë, përjashtimeve të mëdha, fushatës elektorale, qëndrimit pas humbjes dhe procesit të kontestuar elektoral brenda PD-së, të dytët mbyllin sytë e këndellen në diell, duke ëndërruar se Berisha do të ndërhyjë.

Ata nuk hamendësojnë se Sali Berisha është mesia (se vetë i biri Shkëlzeni do bezdisej po ta konsideronin kështu, edhe për faktin se do t’i duhej ta mbulonte portretin e tij kur falet) që rikthehet për të vënë drejtë- si në tokë. Por, mbështetësit, demokratët nuk dyshojnë te serioziteti, pasioni dhe aftësia e tij, paçka se indirekt e ngarkojnë me faj për derexhenë ku është sot PD-ja, sidomos për zgjedhjen e trashëgimtarit.

Debati në Grupin Parlamentar e përforcoi këtë ide. Megjithëse Berisha brenda atij grupi duket si UFO dhe pa lidhje, sidomos intelektuale, por as politike, se shumë aty janë rastësorë. Nga “koha e tij”, me ndonjë përjashtim, janë ata të dorës së tretë. Prapëseprapë misteri rreth tij i bën të gjithë të mendohen dhe t’i bëjnë vend frikës, duke alternuar heshtjen me fjalën në pritje që të davaritet stina e moti.

Basha provoi me rishtarët të godasë murin e jashtëm të kësaj ngrehine dhe u tërhoq. Gjithsesi e korri një fitore. Atë të provës. Reputacioni i Berishës te të vetët mbijeton, nëse flet përsëri dhe më fort si pritë ndaj idiotësive. Po u bë palë me to, do t’i zhubroset gazep. Paradoksalisht, sot në PD Sali Berisha duket risia më e madhe dhe e vetmja shpresë e torturuar që ajo parti të mbijetojë, mbase e vogël, por serioze. Duket se iluzionet e humbura e mbajnë një pjesë të shoqërisë shqiptare në stad “pafajësie” !

Një sfidë tjetër për të është Gramoz Ruçi. Ngjan sikur ai është zgjedhur në krye të Kuvendit për të bërë “terbiet” Sali Berishën. Ruçi është një politikan karriere, serioz dhe skrupuloz, gjithsesi atij nuk i takonte sot, pas 27 vitesh demokraci, të ishte në krye të Parlamentit të shtetit demokratik, për arsye etike. Zhurma që bën lidershipi i PD-së për këtë rast, në emër të të persekutuarve politikë, është hipokrizi. Tashmë kjo parti e ka pre pa vrasje ndërgjegjeje kordonin ombelikal me këtë shtresë dhe s’ka asnjë tagër të flasë në emër të saj.

Edi Rama skrupujt etikë i ka braktisur me kohë, si dietë për jetëgjatësi politike. Gjatë gjithë verës, i papërtuar nga vapa e zhegu, e ka pompuar postin e ri të Ruçit, sikur po promovonte një zaptie a shef policie, i cili do përballet me kriminelët dhe do të vendosë ligjin e rendin publik, duke aluduar “disiplinimin” e Sali Berishës.

Ky është një provokim, i cili Gramoz Ruçit, nëse nuk e tejkalon me intuitën që nuk i mungon, do t’i kthehet në bumerang. Ai s’do ketë kundër vetëm Ambasadën e SHBA-ve për arsyet e saj e jo të Berishës, por edhe një pjesë të qytetarëve të këtij vendi. Si zor se Sali Berisha impresionohet nga Gramoz Ruçi. Jo për gjë. E kemi provën në vitin 1997, kur mbi “Komitetet e Shpëtimit” kishte autoritet të madh.

Rama parashikon se marrëdhënia e opozitës me Ruçin do të tensionohet dhe ky i fundit do të jetë një rrufepritëse për të. Sali Berisha nuk është mbi ligjin, por nuk është as nën të. Gramoz Ruçi është kryetar Parlamenti dhe jo mbinjeri. Nëse beson këtë të fundit, atëherë plakja i ka trokitur para kohe. Ai këtë pozicion mund ta ketë dëshiruar për të mbyllur karrierën me një kurorë dafine mbi kokë dhe jo për t’u mbajtur mend se si akcenti i theksuar toskë do të mposhtë akcentin gegë, si vërtetim i zërave të vjetër, të cilët betohen se në PS gegofobia është doktrinë e pashkruar.

Një nga pikat më interesante të programit të ri të Qeverisë, paçka se e pashkruar, është “xhentilesa” ndaj opozitës dhe dëshira “për të puthur” duart e shtrira të saj. Ky është një kurth i madh për Lulzim Bashën, të cilin Rama po e “njeh” për kryetar, duke konsumuar një formë të re diversioni ndaj Berishës. Bashës herë i këndet kjo ndjellje, herë i friket, sepse kundërshtarët që shtohen gjithnjë e më tepër, gjuajnë pa mëshirë mbi këtë miklim.

“Ndërsimi” i Ruçit ndaj Berishës ngjan si tentativë “mëshirëplotë” për t’i krijuar hapësirë Lulit për t’u “konfirmuar”! Rama do ta vazhdojë këtë truk të suksesshëm “haju ngaju, çaju vraju” me Berishën dhe galant e shiharetaxhi me kryetarin e PDsë. Një investim i mirë te kriza e kundërshtarëve. Personalisht mendoj se e pamundura ekziston. I paaftë për të llogaritur përmasat e saj, besoj se mund të zvogëlohet disi. Nuk vë bast nëse Sali Berisha mund të shndërrohet në letër lakmusi për të shuar një kuriozitet kësisoj se shumë nuk tunden nga istikami se ai vetë është “Nostradamusi”.

Next Post
Babai paralajmëron krimin brenda familjes, djali e ish-gruaja mbushën dhomën me gjakun tim

Babai paralajmëron krimin brenda familjes, djali e ish-gruaja mbushën dhomën me gjakun tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In