• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai paralajmëron krimin brenda familjes, djali e ish-gruaja mbushën dhomën me gjakun tim

by Java News
13/09/2017 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e familjes Mustafallari që u trajtua sot në puntatën e parë të emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” është aq tronditëse sa kur e dëgjon për herë të parë tingëllon gati e pabesueshme.

Kastriot Mustafallari nga Berati, jeton vetëm me të ëmën. Janë vetëm të dy në një shtëpi të madhe, por paqe nuk kanë gjetur për asnjë çast. Njeri prej djemve ka ndërruar jetë ndërsa për tjetrin, Kastrioti thotë se i është futur botës së krimit dhe është kthyer në problemin e tij më të madh.

Siç dëshmoi edhe sot në studio, i biri dhe ish-bashkëshortja ushtrojnë dhunë ndaj tij, ndërsa akuzon institucionet se para kësaj situatë vetëm kanë heshtur. Ai apelon që nëse kjo situatë nuk zgjidhet atëherë krimi brenda familjes është i pashmangshëm.

“Gruaja gjatë gjithë kohës i ka mbuluar të gjtiha të këqijat që bënte djali, që nga fshehja e drogës deri tek tërheqja e overdraftit në bankë që t’i blinte atij drogë, deri sa arritën të më rrihnin mua e të më mbushnin shtëpinë me gjak”, – tha ai live në studion e emisionit.

56-vjeçari e konsideron të birin një njeri të rrezikshëm, që ka mbrojtje në polici, prandaj dhe kërkon mbrojtjen e shtetit.

“Ish-gruaja iku nga shtëpia me djalin. Djali tjetër më vdiq. Tani më rrezikohet jeta për shkak të saj e djalit që është kthyer në kriminel. Shteti të bëjë diçka”,- shton ai.

SI NISI KONFLIKTI
Vite më parë kur i biri lëngonte në shtrat, Kastrioti zbuloi tradhëtinë e bashkëshortes, por vendosi ta falte e të vazhdonte jetën, vetëm për hir të djalit, i cili asokohe jetonte. Vdekja e tij do t’i thyente jo vetëm zemrën, por do t’i kthente gjithë jetën përmbys. I dhunuar me dhjetëra herë nga djali dhe ish-bashkëshortja, me qindra denoncime dhe procesverbale në polici, disa vendime gjykatash, 2 urdhra mbrojtje, ai ka sot një akuzë publike.

“Kam 10 vjet me vuajtje të papara. Në vitin 2009 më ka vdekur një djalë 20 vjeç. Gjatë 4 viteve që djali ishte i sëmurë më ndodhi një tradhti bashkëshortore, e fala për hatër të atij djali që rrinte shtrirë, por gjatë kësaj kohe djali i madh mori rrugë të gabuar duke pirë alkool pastaj drogën dhe më vonë filloi kumarin, mashtrimin deri tek gjobëvënia”,- tregoi ai.

56-vjeçari akuzon dhe vete institucionet shtetërore për përkrahje të ish-bashkëshortes, madje ai bën nje apel të fortë duke thënë se janë pikërisht këto institucione të cilat po i çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt një krimi brenda familjes.

Jo vetëm Kastrioti, por edhe nëna e tij 86-vjeçare ka përjetuar çdo sherr e shamatë në atë shtëpi, e tronditur dhe me lot në sy kjo grua e moshuar ka nevojë që gjithë ky tmerr të marrë fund dhe ajo të ketë mundësinë t’i kalojë në paqe vitet e pleqërisë së saj.

a.ç

Next Post
Prindërit e moshuar padisin djalin: Na merr pensionin dhe na dhunon

Prindërit e moshuar padisin djalin: Na merr pensionin dhe na dhunon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In