• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha, ky palaço i Kuvendit nga shtatori e tutje

by Ardit Rada
02/08/2021 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

E mbani mend kur fliste italisht në Kuvend? Se kur i premtonte vajza shqiptare Berluskonit për në Itali s’e besoj ta kujtoni! Ky njeri që gëzoi çdo pushtet me familje e shoqëri, në shtator do të na paraqitet si palaço. Sepse nuk ka reflektuar kurrë as ndaj votës së shumicës, as ndaj vendimeve të Uashingtonit.

Është pikërisht ky që ka dalë blof me qytetarin e tij digjital një herë në javë. Aq sa akuzonte se në komunën Qivrymë po mbillej hashash prapa një gardhi. Hidhte dhe foto nga bota e tretë si foto në Tepelenë dhe s’e kuptonte që e kishin tallur qysh tek emri i komunës. Dhe kjo s’është e gjitha. Edhe këmbëngulte, edhe s’e fshinte postimin e rremë duke bërë si shejtan-budalla, edhe klithte për ‘Saje Qorrin’ teksa trafikantët i pozonin me Lulzim Bashën në fushatë.

Ky është Sali Berisha që kemi humbur qyshse dogjën mandatet Iliri me Lulzimin. S’i ka munguar askujt, përkundrazi na ka argëtuar me atë pensionimin e tij të përkohshëm duke na sjellë në Kuvend figura më groteske nga listat e partisë së tij.

Teksa shtatori duket më pranë, po aq na ngjallet kurioziteti sesi është katandisur ky personazh. Çfarë do bëjë në Kuvend përveç iPad-it që jemi mësuar ta shohim teksa e tund në ajër? Do t’i ikë sallës si shejtani temjanit kur t’i përmendet viza e kuqe që i hoqën amerikanët? Po pastaj? Do të vijojë me përroin psiqik para mikrofonëve jashtë Kuvendit? Apo do të flasë kundër Sorosit në Kuvend? Se e ka çuar veten në kufinjtë e delenxhiut saqë kur Yuri Kim u emërua si ambasadore nga administrata e Trump, u eksitua me gjithë gazetarët që mban me të birin pas vetes. E tani që i erdhi mandata nga Shtëpia e Bardhë, bën sikur Presidenti i SHBA dhe Yuri Kimi dolën nga listat e PS në 25 Prill.

Me gjasë të gjitha këto do të ndodhin! Madje “show” do të shkojë përtej pritshmërive.

Por të vetmen ‘valle’ që s’e heq dot Sali Berisha sipas sazeve të tij është ajo me SHBA. Qysh tani ka nisur distancimi i deputetëve të rinj të PD-së nga halli i Berishëve.

Ky distancim do të reflektohet së paku se si do të ulen në Kuvend. Ata që do t’i rrinë pranë, janë ‘konet’ që i ka mëkuar ndër vite. Nga Paloka e Shehu, tek Vokshi dhe Basha.

Pastaj andej nga fundi janë ata të katërtit e LSI-së që s’bëjnë dot as grup parlamentar! Po nejse, kjo është histori tjetër!

Next Post
I nxehti afrikan prek rajonin, temperatura deri në 40 gradë nga java që vjen

Një rënie e lehtë e temperaturave, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

September 1, 2026
Jeta e dyfishtë dhe çantat plot me para/ Ish-e dashura e McGonigal rrëfen jetën e zyrtarit të FBI: Besoja që ishte beqar, më bënte dhurata luksoze

“E urrej FBI-në”- Ish e dashura e McGonigal u gjet e vdekur në banesë, babai i viktimës: Allison kurrë s’do e vriste veten!

September 1, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit/ Vapa nuk largohet as sot, por do ketë vranësira në zonat malore!

September 1, 2026
FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

September 1, 2026
VIDEO/ Tronditet “Times Square” në Nju Jork, një grua sulmon me thikë kalimtarët dhe lë 2 të vdekur! Policia e plagos, taseri nuk funksionoi: Do ju vrisja edhe ju!

VIDEO/ Tronditet “Times Square” në Nju Jork, një grua sulmon me thikë kalimtarët dhe lë 2 të vdekur! Policia e plagos, taseri nuk funksionoi: Do ju vrisja edhe ju!

September 1, 2026
Tragjedi rrugore në Greqi, 3 të vdekur nga përplasja e motorëve “kokë më kokë”, dy prej viktimave gra!

Tragjedi rrugore në Greqi, 3 të vdekur nga përplasja e motorëve “kokë më kokë”, dy prej viktimave gra!

September 1, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Tre dekada nga vrasja e reperit Tupac Shakur, Gjykata shpall fajtor ish-kreun e bandës, dënimi që e pret!

September 1, 2026
Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com