• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha flet shpalljen e tij non grata: SHBA ka vetëm dy rrugë me mua. Pse ndryshova mendje për kandidimin për kryetar

by Java News
12/01/2022 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se SHBA kanë dy rrugë sipas tij pas shpalljes non grata: T’i kërkojnë ndjesë ose të publikojnë një fakt të vetëm.

Në një intervistë për RTK 21 në Kosovë, Berisha deklaroi se betejën sot e bën vetëm dhe nuk ka nevojë për askënd tjetër ndërsa shtoi se SHBA mund të jetë kombi më i madh në botë por nuk mund të jetë më i madh se e vërteta.

“Shpallja e Sali Berishës non grata është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur non grata nuk gjen asnjë që është shpallur non grata 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akzuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij.

Shpallet non grata pasi humbet zgjedhjet partia që ai mbështeti. Unë nuk kam lobuar për të ma hequr këtë. Kam zgjedhur një rrugë. Gjykatën dhe transparencën. Kur shumë miq më kanë sugjeruar të merrem.

Në atë kohë atë betejë e kam bërë veten me veten time. Edhe këtë betejë e bëj vetëm. Nuk po e përdor këtë. SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA janë vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit.

Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se nëse SHBA i kërkon ndjesë do të tërhiqet nga padia. “Nëse vij në pushtet do shpall George Soros non grata. Unë vij në pushtet me vullnet të lirë të shqiptarëve”. Ai tregoi pse vendosi të ndryshojë qëndrimin për kandidimin e tij për kryetar të PD. Berisha tha se mbështetja që ambasada amerikane i jep Lulzim Bashës është mbështetje ndaj pluralizmit.

“Unë kam deklaruar me datën 20 maj. Një ditë pas shpallje non grata. Unë deklarova se Sali Berisha heq dorë. Pastaj mendova pse ma bënë këtë. Çfarë bëra unë. Unë në 8 vite kam luftuar korrupsionin. Me mijëra statuse dhe me mijëra deklarata. Unë nuk kam vënë firmë për asgjë. Mendova se këtë më bënë që të hesht. Atëherë thashë ti do kthehesh Sali në mënyrë që t’u dalësh zot edhe më shumë këtyre çështjeve. Mendoj se mbështetja e ambasadës amerikane ndaj Lulzim Bashës është goditje që i jepet pluralizmit. Ky është një gabim i tmerrshëm”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
“Ultimatumi” i Berishës për 5 janarin/ Çollaku: E trishtueshme thirrja e miqve të mi demokratë për të pushtuar godinën e PD

“E meriton plumbin në kokë”/ Çollaku: Të sjellësh njerëz për të masakruar deputetët që ndodhen brenda është turp

Comments 2

  1. leka says:
    4 years ago

    SHBA ti kerkoj ndhese Saliut se e shpalli person non grata . E kuptoni apo jo !

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    E degjoni ndytsiren e vicidolit,qe ska lene gje pa vjedhur,plackite,poshtruar e dhunuar njerz te pa fajshem.Po sa ka vrare,ze vendin te dyte pase komandantit te tije dulle kriminelit.Ky perbindesh eshte fatkeqsia e Kombit,duhet ti lutemi Zotit e SHBa te na ndihmojne per largimin e ktije vrastari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In