• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha flet për një alternativë përballë Bashës: Nuk ka të pazëvendësueshëm në PD

by Java News
20/02/2018 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pak me pare  në “Studio e Hapur” edhe për drejtimin e Partisë Demokratike dhe drejtimin e saj sot nga Lulzim Basha. I akuzuar shpesh për pozicionin e tij autoritar dhe për moslejimin e lirisë së mendimit, Berisha tha se kurrë nuk i ka penguar dikujt mendimin dhe se nuk i ka kërkuar as Bashës apo Sokol Olldashit të kandidojë.

I pyetur për një emër që do e zëvendësonte Bashën, lideri historik i PD-së thotë se askush nuk është i pazëvendësueshëm. Ai ka edhe një këshillë për PD-në, për të cilën thotë se duhet të kthejë të gjithë kontributet që prej vitit 1991, duke lënë të kuptohet edhe ata që u lanë jashtë listave në zgjedhjet e qershorit 2017.

 

Çfarë do ndryshonit në organizimin e PD në vite?

Në karrierën time në PD, unë jam marrë intensivisht kur kam qenë në opozitë, e pastaj jam marrë me Shqipërinë kur kam qenë në pushtet. Jam përpjek të bëj më të mirën, po gjithë kjo qeverisje ka kaluar përmes gabimeve, siç ishin piramidat tepër serioze, apo dhe gabime të tjera. Po unë jam marrë me Shqipërinë.

 

Duhet të linit liri mendimi në PD?

Nuk ka njeri të thotë se e pësova nga mendimi që shpreha. Njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Kurrë s’i kam penguar njeriu mendimin. Dëshira ime më e madhe është që njeriu të më thotë mendimin siç e ka. Partia ka pasur procedura, të gjithë janë kthyer në kontributet e tyre reale në PD, ata njerëz kanë vënë gurë themeli në PD, por edhe në ndërtimin e këtij sistemi të ri.

 

Fryma e autoritarizmit që ju akuzojnë është se keni lënë partinë në duart e Bashës…

Nuk ka aspak të vërtetë. Unë edhe 100 herë garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk i kam kërkuar Bashës apo Olldashit të kandidojnë. E vetmja gjë që them është që pse nuk kandiduan të tjerët. Unë nuk i thashë por nuk e pengova Bashën të kandidojë, as Olldashin. I lashë në garë. Asnjë lloj pengese. Nuk gjen një njeri të vetëm të thotë që nuk kandidova se nuk më la Berisha.

 

Në grupin parlamentar të PD a ka kush e zëvendëson Bashën?

Gjatë gjithë karrierës sime unë kam qenë i një besimi të thellë se Sali Berisha nuk është i pazëvendësueshëm dhe e kam thënë disa herë. Nuk di njeri të pazëvendësueshëm. Unë iu përkas atyre që një nga shkaqet themelore që kam vendosur t’i kundërvihem atij sistemi ka qenë ideja e të pagabueshmit dhe pazëvendësueshmit. Këto të dyja nuk i pranoja kurrsesi.

 

PD ka 5 vite në opozitë e duket sikur ka një mungesë besimi të demokratëve ndaj PD-së?

PD ka nevojë shumë të bashkojë të gjitha kontributet. E konsideroj këtë si një nga mekanizmat më të rëndësishëm të suksesit të saj. PD duhet të bashkojë të gjitha kontributet nga viti 1990 deri sot. Ato janë pa asnjë diskutim një thesar i madh kombëtar. Demokratët janë grupacioni politik me vlerat morale më të larta në shoqëri në kuptimin me drogën. Krimin e korrupsionit.

Ju po thoni se duhet të kthehen ata që u lanë jashtë listave?

Që nga 90 e deri sot. Këtu qëndron një potencial i madh i PD-së. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar vendin nga ky narkoshtet që është unik në botë. Shpresë tjetër unë nuk di. Shpresa e vetme pastaj është të marrin rrugët e botës siç po i marrin.

 

Ju latë pas 8 vitet e qeverisjes që u anatemuan nga opozita e atëhershme. Duket sikur ka një marrëveshje mes të majtës dhe të djathtës për një lloj amnistie?

Në mënyrë absolute nuk pranoj krahasimin. Pse? Në 4 vitet e PD-së, ose në 8 vitet e saj, Shqipëria ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë për të mos qenë ajo që ishte. Në Shqipëri u ndërtuan mbi 11 mijë km rrugë. Të gjitha përfunduan, përveç se nihilizmi i Edi Ramës nuk përfundon kurrë. Në Shqipëri u ndërtuan dhe rindërtuan mbi 1300 shkolla dhe kopshte dhe janë të gjitha në regjistër. (Balkanweb)

Next Post
Berisha: Rrëzimi i shtatores së diktatorit u organizua nga PD

Berisha justifikon të birin dhe akuzon Ramën për pazar me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

January 13, 2026
UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

January 13, 2026
Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In