• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

by Roland Bejko
27/12/2025 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Bejko

Sot Ervin Salianji ka njoftuar një takim me demokratët në Shkodër. Ndërkohë sekretariati gëbelsian i propagandës në zyrat qëndrore të PD ka shpërndarë qarkoren e rradhës, të cilën mund ta lexoni në fund të komentit tim ????

Pasi e lexova SMS që Gëbelsi u ka shpërndarë anëtarëve të PD Shkodër, dola në këto dy përfundime;

1. Pasi mbaroi foltoret e veta plot shpifje, gënjeshtra e premtime të bujshme se për 6 muaj do përmbyste Ramën e korruptuar, Sali Berisha u pyet nga gazetarët me ç’financa i pagoi sallat ku zhvilloi aktivitetet e tij, u përgjigj se, sallat ia vunë në dispozicion kryetarët e bashkive pa pagesë, pra falas”( të gjithë kryetarët e bashkive në atë kohë ishin socialistë).

2. Kur sulmonte selinë e PD për ta marrë me dhunë e me çdo kusht atë, televizionet nxorën me zë e figurë elementë të rrezikshëm të botës kriminale që shkelmonin dyer e dritare, të njohur si pjesë e trafikut ndërkombëtar të dënuar në Angli, për të cilën arsye Anglezët e shpallën Berishën non grata si të lidhur me ta.

Dihet tashmë se foltoret dhe gjithë operacionin për të hedhur në dorë PD me çdo kusht, e për ta kthyer atë në bunker që të mbronte veten dhe familjen nga drejtësia, i bëri me mbështetjen e botës së krimit.

Morali i fabulës?!

Saliu i gjykon të tjerët duke u nisur nga modeli personal i organizimit dhe zhvillimit të foltoreve.

Pra, i vendosur në presionin e krizës së paranojës ngaqë për herë të parë ka dalë dikush që organizon takime me demokratët në salla me pjesëmarrje më të lartë se vet Berisha, duke qenë ai kryetari i PD-së, duket që e ka humbur arsyen dhe po artikulon marrëzira në publik.

Situata qesharake në të cilën e ka vendosur veten Berisha, është e njëjta me atë të Ramiz Alisë në vitet 1990 kur u thoshte njerëzve mos shkoni në takimet e Partisë Demokratike se ajo është parti që u shërben interesave serbe në dëm të Kosovës; është parti që e kanë krijuar agjenturat e huaja për të mbështetur klasat e përmbysura reaksionare në dëm të interesave tona kombëtare, etj broçkulla të tilla.

Siç po e shikoni, berishizmi dhe punizmi ngjajnë si dy pika uji, asnjë dallim mes tyre: e njëjta gjuhë, i njëjti qëndrim, e njëjta retorikë, e njëjta propagandë me armiq e diversantë në rradhët e partisë.

Ps. Për ditën që Salianji doli nga burgu, komenti që kam bërë në TV ka qenë ky:

Saliu i ka dashur dhe i do “heronjtë”, se i duhen për retorikë politike për të frymëzuar turmat e për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ama “dashurinë” e ka të kushtëzuar: i do ose në varr të vdekur, ose të mbyllur në burgje!
Të gjallë dhe aktivë në liri, “heronjtë” i prishin punë, i zënë diellin, dhe për këtë arsye i shpall armiq, i përjashton, i denigron dhe i demaskon publikisht siç dinë të bëjnë komunistët me kundërshtarët e tyre.

Siç dhe po ndodh, apo jo?

Next Post
Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In