• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha: Më ’91 konsiderohesha nga të privilegjuarit e komunizmit

by Java News
20/02/2018 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot çdo dyshim mbi organizatorët e protestës dhe qytetarëve për rrëzimin e shtatores së dikatorit Enver Hoxha, 27 vite më parë. Në emisionin “Studio e Hapur” në News24 Berisha tha se gjithçka, nga fillimi i shkurtit e deri në ditën e rrëzimit të shtatores u organizua nga Partia Demokratike.

Ai rrëfeu se lajmin për rrëzimin e shtatores e mori pak minuta më pas në zyrën e tij nga Gramoz Pashko. Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së tha se protesta nisi nga Kamza, aty ku studentët ishin në kushte çnjerëzore. “BalkanËeb” sjell intervistën e plotë.

E hodhën more e hodhën, fraza e artikuluar nga Pashko në zyrat tuaja në rrugën e Kavajës. E mbani mend këtë moment?

E mbaj mend si tani. E mbaj mend atë ditë në çdo hap që kam bërë. Ësëhtë e gdhendur në memorien time në mënyrë të pashlyeshme. Ditë si ajo janë të rralla jo për Shqipërinë por edhe për shumë e shumë vende. Është dita ku energjia nukleare e njerëzve…nuk kam parë një etën time një elektrizim njerëzor siç kam parë në mitingun e mëngjesit të asaj dite në Qytet Studenti. Nuk kam parë njerëz në një ekstazë të vërtetë si aty dhe ajo masë e pafundme energjie u shndërrua në një forcë të jashtëzakonshme që përmbysi në fakt diktaturën e egër komuniste në Shqipëri. Nuk është 20 shkurti thjesht përmbysja e një shtatoreje, është përmbysja e kultit më poshtërues, më skllavërues që shqiptarët kanë përjetuar në të gjitha kohërat. Nuk ka kult pa ithtar dhe Enver Hoxha për një seri rrethanash ndoshta ishte njeriu që në proporcion krijoi kultin më të rëndësishëm dhe për kohën e pushtetit të tij kaq i fuqishëm ishte kulti i Enver Hoxhës sa edhe 5 vite pas vdekjes së tij ishte sundimtar absolut në çdo rrugë, në çdo cep të këtij vendit.

 

A e besuat, si përjetuat?

Unë kam qenë tek studentët dhe jam nisur së bashku me masën e njerëzve dhe kam kaluar në sheshin Skënderbu7e kur njerëzit kishin ardhur në shesh. Nuk kishte rënë busti po e rrethonin. Aty kam qenë unë, e vërteta nuk di ndonjë nga anëtarët e kryesisë së PD që nuk ka qenë. Kam shkuar në zyrë, ka ardhur pak më mbrapa Gramozi dhe menjëherë ka ardhur lajmi që thoni ju. Anëtarët e komisionit drejtues kanë qenë në masën e njerëzve. Dua të sqaroj dy momente. Në momentin e parë lëvizjen nga alfa tek omega në mënyrë absolute e ka organizuar PD-ja. Çfarë ka ndodhur nga data 4 shkurt që ka filluar në Kamzë e deri më datë 20 shkurt e në vazhdim e gjitha është vepër e organizuar nga PD. Për këtë fatmirësisht ka dokumente. Ne e organizuam protestën me degën e PD-së në Kamzë sepse kushtet e studentëve ishin më të zeza se kudo tjetër, terrori i policisë ishte më i madh dhe terror nga banorët ultra majtistë. Aty ne vendosëm të fillojë protesta. Më datë 5 protesta ka dalë në shesh. Ka shkuar Imami dhe Hajdari me porosi timen.

 

Ju vetë nuk keni qenë?

Jo, të shpjegoj unë. Kanë shkuar, kanë sjellë pikat e studentëve të Kamzës. Ka qenë Blendi Fevziu dhe një gazetar tjetër dhe brenda disa orësh kanë arritur të nxjerrin studentët në Qytet Studenti për t’u solidarizuar me protestën. Në selinë e PD në datën 6 janë formuluar kërkesat dhe janë lexuar në datën 7 në mitingun e studentëve. Këto janë bërë në drejtimin e degëve të PD. Më datë 7 unë kam deklaruar në Zërin e Amerikës se PD do mbështesë totalisht këtë lëvizje studentore. Ky proces është në dokumente. Ne kemi ndjek një taktikë, pasi u ngrit lëvizja ne i thamë shoqatës studentore: Do dilni ju. Se kjo ishte luftë për depolitizim, por një parti sa të merrte flamurin e depolitizimit e politizonte. Ne takuam Gjinushin për depolizitimin e arsimit. Por lëvizjet e protestat nuk i bënim dot ne, se studentët dilnin sikur ishin nxjerrë nga ne. Gramozi dhe Azemi kanë folur në mitingje dhe janë pritur shumë mirë. Azemi ka deklaruarse do të hiqet emri dhe do rrëzohet shtatorja e Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej. 90% e atyre studentëve ishin drejtues të PD.

Ne kemi shpërndarë njerëzit nëpër qytete, në Shkodër i kam gjetur studentët shumë të mërzitur, situatë dramatike, për shkak të terrorit. Ka një akord për paqe sociale pas vendosjes së zgjedhjeve. Pengesa kryesore ishte se s’duhet të dilnim si flamurtarë për një çështje që ishte e studentëve. Për grevën e urisë ne e kemi mbështetur në mënyrë totale. Ka 10 deklarata nga unë e anëtarët të tjerë drejtues të PD, për mbështetjen e grevës. Ne nuk i futëm mish për top. Procesi është më transparenti që mund të ekzistojë.

Ka nga ata që thonë se protestën nuk e drejtoi PD?

Ata të cilët kanë drejtuar grevën nuk e thonë diçka të tillë, që e kanë drejtuar vetë protestën. Të gjithë kanë thënë që pas fshihej PD. Nëse mbahej distancë bëhej për mospolitizim nga ana e PD, se tjetër ishte po ta politizonte Parti e Punës, por ne e quanim të drejtë të studentëve.

Cili ishte preokupimi juaj?

Preokupimi im ishte në tërësi për ata njerëz. U futën në kushte çnjerëzore. Në një lokal 700-800 vetë. Organizuam shërbimin shëndetësor. Kishte tendenca për t’i nxjerrë me forcë.

 

Historiku i fillimit të këtij problemi është fillimi i dhjetëditëshit të dytë të janarit. Unë kam biseduar me Hajdarin dhe pikërisht kjo ka qenë. I thashë ne nuk jemi opozitë por pseudo opozitë. Ne çdo ditë që kalojmë përbri shtatores së Enver Hoxhës jemi qartësisht opozitë qesharake. Filluam të mendonim rrugët se si të përballeshim me këtë. Dy ishin simbolet, shtatorja dhe emri i universitetit. Emrin e universitetit ua ngarkuam studentëve.

 

Çfarë ishte bërë? Ne kishim çuar përfaqësuesit tanë dhe ishin hequr bustet e portretet nga të gjitha sallat por për emrin merrej vendimi nga instanca të tjera. E heqim shumë thjesht më tha Azemi, bëjmë një miting në shesh dhe i kthejmë njerëzit e asgjësojnë. Jo i thashë sepse parti me parti ata e kthejnë prapë. Së dyti, nuk dua të dal sepse çfarë thoshte Partia e Punës, ai është idhulli ynë, hajde të bëjmë referendum. Kjo rrezikonte që PD-në ta nxirrte jashtë ligjit. Kur filluan anti-mitingjet, në datën 10 kur ne filluam të sulmonin Enver Hoxhën në mitingje. Ideja tjetër ishte ta hiqnim me një mënyrë gjysmë ilegale dhe atë nuk e pranova se thashë vijnë e vajtojnë. Atëherë duhej të bëhej një miting jo nga ne. Një nga vendimet e para të PD ishin hapja e RD-së dhe krijimi i sindikatave por ato ishin në rrugë e sipër. Asnjë nuk ishte kundër heqjes së shtatores.

Ishte përgatitur slogani për rrëzimin e shtatores “tek sheshi”. Rajmonda Bulku me të shoqin dhe familja Pashko, ajo ishte gjithë ditën me ne. Dalja e Rajmondës dhe thirrja nëna dhe motra dalim e shkojmë tek Ramiz Alia për të shpëtuar djemtë tanë u pasua nga ajo “tek sheshi”. Ama ne nuk dinim si do ishte mitingu. Nuk dinim nëse do ishin 50 mijë apo 100 mijë. Aty ishin më shumë se 100 mijë. (Balkanweb)

Next Post
Garda Revolucionare në Iran gjen rrënojat e avionit

Garda Revolucionare në Iran gjen rrënojat e avionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

December 29, 2025
BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com